Me 71 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë “abstenim”, Kuvendi votoi PRO interpelancës ndaj kryeprokurorit Publik Ljupço Kocevski. Iniciativa u paraqit nga deputetët e partisë Levica, të cilët argumentuan se Kocevski duhet të largohet nga funksioni për shkak të jofunksionalitetit dhe ndikimeve politike. Kryetarii kësaj partie, Dimitar Apasiev, sqaroi para opionin se pse ata kanë dorëzuar Interpelancë për kryeprokurorin. Ai akuzoi qeverinë se bën ndëryrje në organet e drejtësisë. DIMITAR APASIEV, KRYETAR I LEVICËS “Pika e dytë për interpelancën është ndikimi i politikës në Prokurorin Publike nga ana e qeverisë, ashtu si nga e kaluara, ashtu edhe nga kjo…
Author: almakos
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj katër të pandehurve, të akuzuar për përfshirje në korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Ndoc Guri dhe Arben Kolaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”. Nga hetimet e kryera rezulton se të pandehurit kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar blerjeje votash në favor të një subjekti politik, përmes pagesës prej rreth 5 mijë lekësh për votë. Paratë u jepeshin votuesve ose drejtpërdrejt nga të pandehurit, ose…
Lidhja e sindikatave të RMV-së në seancën e komisionit ekonomiko social që do të mbahet nesër do të riaktualizojë çështjen e pagave minimale dhe do të kërkoj nga qeveria rritje të pages minimale në 500 euro dhe rritje shtesë për 6000 denarë për të gjitha pagat tjera. Kështu ka bërë të ditur kreu I LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ai gjithashtu njoftoi se LSM ka marë vendimin I cili verifikon përfaqsueshmërinë e saj. SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË “Paga minimale prej 400 eurosh në RMV është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe…
Një 41-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë të falsifikuar greke. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi G. Z. u paraqit fillimisht në sportelin e Policisë me dokumentet e tij të identitetit gjeorgjian dhe një biletë për në Budapest. Megjithatë, pak më vonë ai u kap në një portë tjetër imbarkimi, teksa përgatitej të hipte në një fluturim me destinacion Mançesterin, këtë herë me një pasaportë greke false dhe një kartë imbarkimi që përputhej me të dhënat e rreme. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet…
Nga Aleanca për Shqiptarët, i janë kundërpërgjigjur reagimit të VLEN-it, ndaj kryetarit të tyre, Arben Taravari.Nga ASH thonë se Taravari nuk është problemi i tyre, por se dështimet e tyre janë problem i gjithë shqiptarëve.“Në vend që të merren me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravarin, puthadorët e Mickoskit do të bënin mirë t’u japin disa përgjigje të thjeshta qytetarëve shqiptarë. Qytetarët nuk ushqehen me fjalë boshe, statusë dhe konferenca të mbushura me shpifje, por presin rezultate konkrete.Ja disa pyetje që ende presin përgjigje:– Ku mbetën 10 mijë eurot e famshme për çdo qytetar nga aksionet e ndërmarrjeve…
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht të njësisë administrative Zerqan, në Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rasim Lika, 67 vjeç, i cili po drejtonte një mjet bujqësor në momentin e ngjarjes. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Njoftimi i Policisë…
Departamenti i Punëve të Brendshme Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbetjeve”. Përkatësisht, siç ka sqaruar MPB, Dehari dyshohet se ka lejuar krijimin e një deponie ilegale, me të cilin ka rrezikuar ambientin jetësor.“Ai, duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrave të tij ligjore dhe duke mos kryer mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe Ligjit…
Pas përplasjes së fundit me Ilir Metën, i cili e quajti “Zegjine” në një postim në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të ashpra nga jashtë ambienteve të SPAK, ku u paraqit për t’u njohur me akuzat. “Nuk e di a ka Ilir Meta internet në burg”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se është e bindur që fjalët e tij i ka transmetuar zëdhënësi dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Tedi Blushi, të cilin e cilësoi si “fans të gardërobës sime”. “Jam e bindur që këtë mesazh e ka përçuar zëdhënësi i tij politik dhe shpirtëror, ndoshta i…
Koalicioni VLEN, i ka reaguar Arben Taravarit, pasi ky i fundit, deklaroi se dalja në opozitë, nuk është bërë për cështje personale por, se është larguar për shkak dështimit të Qeverisë për të përmbushur premtimet ndaj shqiptarëve.Nga VLEN, thonë se Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.“Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më…
Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK për t’u njohur me akuzat që i janë ngritur zyrtarisht. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ajo foli për mediat, duke theksuar se nuk e pranon akuzën dhe se do ndjekë të gjitha hapat ligjorë për t’iu kundërpërgjigjur. “Firmosëm që nuk jemi dakord me akuzën. Do ndjekim të gjitha procedurat që parashikon ligji. Ky është një proces që kërkon durim strategjik, duhet marrë me qetësi. Shëndeti ka shumë rëndësi në këtë mes,” u shpreh Kryemadhi. Duke komentuar përfshirjen e nënës së saj në dosjen e akuzës, Kryemadhi ironizoi SPAK-un: “E kanë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar publikisht pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë apo njoftim zyrtar për paraqitjen e tij këtë të martë. Në një postim në rrjetet sociale, Meta pretendon se është lajmëruar vetëm verbalist nga një gardian në ambientet e vuajtjes së dënimit rreth orës 08:30 të mëngjesit. “Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në orën 08:30, kur një gardian i IEVP ‘Jordan Misja’ më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi,”…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që i konsideron të pavërteta nga përfaqësues të VLEN-it, duke theksuar se vendimi për t’u tërhequr nga qeveria ishte parimor dhe i domosdoshëm. Më poshtë reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët reagon pas deklaratave të pavërteta nga përfaqësues të VLEN-it, duke theksuar se rikthimi në opozitë ishte vendim parimor dhe i domosdoshëm. Arben Taravari nuk u largua nga qeveria për kapriço apo interesa personale. U largua sepse qeveria VMRO-VLEN ka dështuar të përmbushë premtimet ndaj shqiptarëve dhe ka devijuar nga parimet e barazisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të drejtë rajonal.…

