Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në rritje interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal. Deri tani janë paraqitur 70 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona në vend. Vaksinimi po zbatohet më 35 mijë pika vaksinimi, prej të cilëve pesë janë në Shkup. Në vaksinimin pa papagaesë janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve në mesin e të cilëve: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet.

Lexo më Shumë

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri – mashtrimin. “Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës. I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar që në Komisionin Parlamentar te Medias të zhvillohet një debat dhe dëgjesë publike mbi gjendjen e lirisë së medias në vend, duke marrë si shembull rastin e televizionit News24. Sipas Tabakut, opozita vlerëson se kjo media është përballur me presion politik dhe qeveritar, që sipas saj, ka cënuar pavarësinë e saj. Deputetja demokrate e cilësoi këtë si një sulm të hapur ndaj një media të pavarur, duke theksuar se mbrojtja e lirisë së shprehjes duhet të jetë një prioritet për institucionet. “Opozita kërkon që të kemi një debat dhe diskutim edhe për…

Lexo më Shumë

Panorama.al ka siguruar pamjet nga shpërthimi me tritol ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja. Nga pamjet shihet dera e garazhit pranë mjetit ku ndodhi shpërthimi e shkatërruar, si edhe një motor i dëmtuar në tokë. [embedded content] Shpërthimi i lëndës plasëse ndodhur kur Enea Buzukja ndezi automjetin e tij. Blutë informojnë se ai ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën. “Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (28 Tetor) në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa mjeti…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliajt është shtyrë. Shkak i vendimit u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet. Artan Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut. Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të jenë çdo të hënë.

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group. Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të…

Lexo më Shumë

Një grua ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:27, në Gjakovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vihet në prangat e policisë 32-vjeçari që përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë. Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë. Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Burime për News 24 bëjnë me dije se 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se…

Lexo më Shumë

Prej sot, Shkupi ka lidhje të drejtpërdrejtë ajrore me Madridin, përmes linjës së re që do të operohet nga kompania me buxhet të ulët “Wizz Air”. Fluturimi i parë do të realizohet pasdite, në orën 16:05, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Me këtë rast, konferencë për media do të mbajnë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski, ambasadori i Spanjës, Rafaell Soriano Ortiz, dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Fluturimet nga Shkupi për në Madrid do të realizohen çdo të martë, të premte dhe të shtunë. Po ashtu, nga Aeroporti i Shkupit prej sot rifillojnë edhe fluturimet për në Larnaka, me…

Lexo më Shumë

Sot në ambientet e GJKKO do të zhvillohet seanca për ish presidentin, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. [embedded content] Avokati i tij, Kujtim Cakrani është paraqitur në gjykatë, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhet sërish seanca apo jo, ai tha: “Nuk e dimë, të shikojmë, them se po”. Ndërsa i pyetur nëse do të dalë apo jo sot Ilir Meta, avokati nuk dha nje pergjigje. Kujtojmë që avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar se Ilir Meta do të dalë nga qelia brenda muajit tetor. Rreth një javë më parë GJKKO…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për represion ndaj bizneseve dhe mediave, duke përmendur rastin e “Prestige Resort” si shembull të abuzimit me pushtetin. Në fjalën e saj në Parlament, Zhupa kujtoi se pas shembjes së resortit tre vite më parë, autoritetet kanë vendosur një gjobë prej 4 milionë eurosh ndaj subjektit, ndonëse objekti ishte tashmë i prishur. “Pasi shembën Prestige Resort tre vite më parë, para 2 javësh i vunë edhe një gjobë prej 4 milionë euro, pasi e kishin shembur. Qytetari polak që po bënte pushimet në ‘Prestige Resort’ e ka çuar Shqipërinë në Strasburg…

Lexo më Shumë

Sot në orën 21:00, në emisionin “Log” në News24, do të publikohen rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë. Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, do të paraqesë prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj. Emisioni “Log”, i drejtuar nga gazetari Endri Xhafo me të ftuarit e tij, do të analizojë në detaje rezultatet e sondazhit, si dhe pritshmëritë për garën elektorale në këtë bashki të rëndësishme,…

Lexo më Shumë