Author: almakos

Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Sipas Aleancës, arsyetimi i Ministrisë se provimi nuk mund të zhvillohet në shqip pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase është “banal dhe juridikisht i paqëndrueshëm”, duke rënë ndesh me parimet kushtetuese dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje të plotë për iniciativën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili përmes mesazhit “FOLI SHQIP…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj shtetasit Ulian Bajrami, lidhur me ngjarjen e regjistruar më 17 tetor 2025 në Elbasan. Bëhet fjalë për një hetim të nisur për veprat penale të kanosjes për shkak të detyrës, kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit, si dhe kanosjes së gjyqtarit, për të cilat Prokuroria vlerëson se nuk ka baza për vijimin e ndjekjes penale.

Lexo më Shumë

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni që mbrëmjen e së mërkurës shkatërroi familjen Kola në Porcari. Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM dhe Venko Filipçe po tregojnë standarde të dyfishta lidhur me projektin “Safe City”. Sipas tyre, deputetët e LSDM-së në Kuvend kanë votuar kundër ligjeve për zbatimin e projektit, edhe pse publikisht deklarojnë se janë kundër vozitjes pa leje drejtimi. VMRO-DPMNE thekson se projekti “Safe City” synon të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të identifikojë shkelësit e ligjit, përfshirë ata që drejtojnë automjete pa leje apo të paregjistruara. Nga kjo parti shtojnë se gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet, nuk është realizuar asnjë projekt digjital për kontrollin e trafikut. Sipas tyre, tani që po vendoset…

Lexo më Shumë

Një incident alarmant ndodhi në Ferizaj, ku tre persona u arrestuan për përdorim të parave të falsifikuara në një pompë derivatesh. Policia e Kosovës njoftoi se arrestimet ndodhën pas një operacioni të suksesshëm, ku dy nga të arrestuarit ishin palestinezë dhe një ishte kosovar. Ngjarja ndodhi në fshatin Prelez i Jerlive, ku tre të dyshuarit u kapën duke paguar 20 euro me para që dyshohet se ishin të falsifikuara. Kjo shifër, megjithëse e vogël, është një tregues i qartë i një problemi më të madh që po përballet shoqëria jonë. Gjatë kontrollit të policisë, përveç parave të dyshuara si të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për transferimin në Shqipëri të një të dënuari që vuante dënimin në Turqi. Sipas SPAK, të përfshirë në këtë çështje janë Zef Mali, ish-oficer në Gardën e Republikës, Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku. Dy të parët akuzohen se, në bashkëpunim, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, ndërsa Çoku akuzohet për të njëjtën vepër penale. Hetimet kanë zbuluar se Zef Mali, së bashku me Kreshnik Domin, i kanë kërkuar dhe marrë Jemine…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 60 metra ka në aksin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, përderisa në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë dukshmëria është ulur deri 100 metra. MARKETING

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura por nuk do të mungojnë dhe alternime të herëpashershme kthjellimi. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, 6 shkurt 2026, rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit të Belinda Ballukut si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor me barazim votash, 4 me 4: gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Sandër Beci dhe Ilir Toska votuan kundër. Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që kufizojnë ushtrimin e detyrës kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit. NJOFTIM VENDIMMARRJEJE Gjykata…

Lexo më Shumë

Dhjetori i vitit të kaluar ka qenë mbi mesataren i ngrohtë dhe nën mesataren me shi, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike në Maqedoni. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të dhjetorit për periudhën tridhjetëvjeçare 1991 – 2020, në vitin 2025 temperatura e dhjetorit ka qenë 1,3 gradë më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror, ndërsa sasia mujore e reshjeve ishte 50 për qind e mesatares krahasuar me vlerën mesatare të dhjetorit në periudhën 1991 – 2020, e cila ka qenë 65 mm. “Dhjetori karakterizohet si një muaj normal i ngrohtë (me përjashtim…

Lexo më Shumë

Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se nuk është e pritshme që personat e përfshirë në rastin “Epstein” të përballen me përgjegjësi penale. “Nuk jam i bindur se do të ketë përgjegjësi penale për të akuzuarit në rastin ‘Epstein’. Maksimumi që mund të ketë do të jetë përgjegjësi morale. Arsyeja është se materialet që publikohen nuk janë të mjaftueshme dhe nuk përbëjnë prova të sigurta për të ngritur një akuzë. Një akuzë penale duhet të bazohet në prova të verifikuara dhe të mjaftueshme. Të dhënat e publikuara janë vetëm pjesë, segmente të fragmentuara,…

Lexo më Shumë