Author: almakos

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, kryetarja Ina Zhupa ngriti shqetësimin për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, duke denoncuar faktin se serverët e dhuruar nga Bashkimi Europian përmes programit UNOPS janë marrë nga AKSHI, por nuk janë vënë në funksion të bibliotekës. Zhupa theksoi gjithashtu se mosrinovimi apo mungesa e një kontrate të re për sistemin ALIS, i cili mundëson aksesin digjital në shërbimet e Bibliotekës Kombëtare, ka krijuar një ngërç të zgjatur, duke cenuar aksesin e qytetarëve në shërbimet dhe pasurinë digjitale të institucionit. Ajo theksoi se AKSHI ka qënë i zënë në afera korruptive…

Lexo më Shumë

Katër organizata që përfaqësojnë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare, kanë dalë me një qëndrim të përbashkët ku njoftojnë dërgimin urgjent të ligjit për pagat e magjistratëve në Gjykatën Kushtetuese. Magjistratët shprehen se projektligji për statusin e tyre u miratua nga mazhoranca në parlament gjatë orëve të mesnatës përmes shkeljeve flagrante të procedurave kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në deklaratën e tyre zyrtare, katër shoqatat rendisin një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi, ka rrëfyer së fundmi për jetën e saj private duke ndarë për publikun detaje të padëgjuara më herët. Gjatë një interviste për Canape, ajo tregoi një histori të saj gjatë periudhës së luftës dhe ndikimin që kishte pasur si artiste asokohe. Jakupi tregoi që në atë periudhë ushtarë të UÇK-së i kërkonin një kopje të këngës ‘A vritet pafajësia’, një këngë që ka qenë simbol i lirisë dhe sakrificës dhe që edhe sot ka lënë gjurmë të mëdha. “Në periudhën e luftës kur kam qenë në Shqipëri, një pjesë…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur tensionet globale po rriten, senatorja Jeanne Shaheen, një figurë e njohur në politikën amerikane, ka ngritur shqetësime të rëndësishme lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe Republikën Sërpska. Ajo thekson se këto lidhje përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e rajonit. Kongresi amerikan ka miratuar një […] The post Senatorja Jeanne Shaheen: Roli destabilizues i Serbisë dhe lidhjet me Rusinë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Pas protestës së fundit në Prishtinë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët që morën pjesë, duke theksuar se kërkesa për drejtësi do të vazhdojë pa u ndalur. Reagimi i OVL-UÇK-së pas protestës ishte i qartë dhe i fortë. Ata falënderuan shqiptarët për angazhimin e tyre dhe për […] The post Drejtësia për UÇK-në: Protesta e fortë e shqiptarëve në Prishtinë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me atë që e konsideron si rritje të ndikimit të Beogradit dhe të ashtuquajturës „botë serbe“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga BDI thonë se ky ndikim është bërë “më i madh se asnjëherë më parë” dhe se, sipas tyre, nuk bëhet fjalë vetëm për një perceptim politik, por për një çështje të evidentuar edhe në raporte dhe vlerësime të institucioneve ndërkombëtare. Reagimi i partisë vjen edhe pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilat BDI i cilëson si pjesë të një „tymnaje politike“ dhe si përpjekje për të…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme plenare në Kuvend u miratua ligji në lidhje me pagat e magjistratëve, ligj që është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj brenda pak orësh. I ftuar në emisionin” Minuta e parë” me Ola Brukon në News24, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Genti Dokollari ka deklaruar që deri në momentin e fundit shpresohej se Kuvendi nuk do ta votonte dhe do të reflektonte mbi sugjerimet e bëra dhe përmbajtjen e projektligjit. “Qëndrimi jonë është i njëjtë dhe ka qenë konseguent, projektligji i miratuar tashmë si ligj nuk plotëson aspak standartet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë të Forumit “EU Takon Balkans 5.0”, i cili u mbajt në Sofje, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në fillim, Dimitrovski përshëndeti të pranishmit në sallën e Parkut teknologjik në gjuhën bullgare. Ai tha se nuk ka udhëzime nga qeveria e Maqedonisë së Veriut që përfaqësuesit tanë politikë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera në Bullgari të flasin në gjuhën angleze. “Mund të flas në gjuhën maqedone, mund të flas edhe bullgarisht, të cilën e flas, por është…

Lexo më Shumë

Disa persona u plagosën si pasojë e një shpërthimi pranë një kompleksi “të vjetër” policor në veriperëndim të Pakistanit të premten, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu. Shpërthimi u raportua gjatë faljes së namazit të xhumasë me xhemat pranë “Police Lines”, në distriktin Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, raportoi Geo News. Ai shtoi se të plagosurit janë transferuar në objektet shëndetësore lokale për trajtim, ndërsa rrugët drejt vendit të ngjarjes janë mbyllur. Në anën tjetër, shtatë militantë u vranë nga forcat pakistaneze të sigurisë në dy operacione të veçanta në provincën jugperëndimore të Balochistanit, njoftoi Radio Pakistani. The post Pakistan, disa…

Lexo më Shumë

Pas protestës së fundit në Prishtinë, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka shprehur mendimin e tij mbi situatën aktuale dhe besimin e familjes së tij në drejtësinë perëndimore. Protesta, e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka sjellë në vëmendje shqetësimet e familjeve dhe mbështetësve të këtyre liderëve. Klestor Veseli theksoi […] The post Djali i Kadri Veselit: Besimi ynë te drejtësia perëndimore mbetet i fortë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Anton Qunit, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas një deklarate të tij që ka ngjallur reagime të forta. Quni kishte thënë se do të largohej nga politika kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të ishin në burg. Musliu theksoi se […] The post Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Anton Qunit pas deklaratave të tij appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, pavarësisht vendimit të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt. Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese – gjykata më e lartë në vend – nuk korrigjohen nga gjykatat më…

Lexo më Shumë