Author: almakos

Bazuar në hetimet e SPAK, media spanjolle rithekson se përgjegjës të AKSHI-t dyshohet se kanë manipuluar tenderë në favor të një grupi kriminal që ka përfituar kontrata me vlerë dhjetëra milionë euro, në këmbim të ryshfeteve. Skandali i AKSHI-t vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huja, nisur nga ngjarjet e fundit të cilat lidhen me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj në Francë. Në një artikull të gjatë dhe shpjegues, mediat spanjolle “La Voz de Galicia”, shkruan Shqipëria ka një ministre të krijuar me Inteligjencën Artificiale për të luftuar korrupsionin, por ajo po hetohet pikërisht në lidhje me këtë të fundit. Artikulli…

Lexo më Shumë

Gjykimi për “Lotarinë shtetërore” vazhdon më 23 shtator me procedurë dëshmuese, lexim të dëshmive nga Prokuroria, pasi i pandehuri i parë, ish-drejtori i “Lotarisë shtetërore”, Përparim Bajrami, deklaroi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup se nuk ndihet fajtor. Në seancën e sotme, gjykata vendosi që dëshmitë të paraqiten sipas propozimit të Prokurorisë, me leximin e tyre dhe shpjegimin se për cilat rrethana referohen. Avokati i të pandehurit të parë Përparim Bajrami, Elenko Millanov, reagoi ndaj kësaj, duke kërkuar që dëshmitë të paraqiten të plota sepse, siç tha ai, rasti është me interes të madh publik. Megjithatë, vendimi i gjykatës…

Lexo më Shumë

Gati 3 mijë persona janë larguar nga Jemeni drejt Xhibutit për më pak se një javë, ndërsa përshkallëzimi i dhunës po shkakton zhvendosje në rritje brenda vendit dhe përtej kufijve të tij, njoftoi të premten agjencia e OKB-së për refugjatët, transmeton Anadolu “Refugjatët vazhdojnë të mbërrijnë me varka përmes Obock, Khor Angar, Moulhoule dhe Godoria, pas udhëtimeve të vështira me mjete të vogla lundruese”, u tha gazetarëve në Gjenevë Sandrine Desamours, përfaqësuese e UNHCR-së në Xhibuti. Më shumë se gjysma e personave që kalojnë ngushticën Bab el-Mandeb janë gra dhe fëmijë, ndërsa disa familje janë zhvendosur për herë të dytë,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e paprecedentë ka goditur banesën e kardinalit 97-vjeçar shqiptar, Ernest Simoni, në Piazza Duomo të Firences, pikërisht gjatë kohës që ai ndodhej në Londër për një takim zyrtar me Mbretin Charles III. Autorët arritën të depërtonin brenda apartamentit të tij duke shembur një pjesë të murit dhe duke hapur derën e blinduar me dalta, nga ku grabitën sende me vlerë mbi 30 mijë euro. Gjatë grabitjes, banesa ku kardinali jeton me nipin e tij, Tonin Simoni, ishte tërësisht e zbrazët. Pasi u larguan rreth orës 13:00 dhe u kthyen në orën 23:00, familjarët u përballën me një skenë…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk ka deklaruar se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po bëhen „gjithnjë e më të vështira “. Në një intervistë për BNT, Kyuchyuk tha se në Maqedoninë e Veriut mungon sinqeriteti politik dhe se vendi po përjeton „regres dhe tërheqje“ në rrugën drejt BE-së. “Ne duam të kufizohemi me vendet që i përkasin sistemit tonë të vlerave“, tha ai, duke theksuar se dy partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut duhet të arrijnë konsensus për integrimin evropian. Eurodeputeti ka folur edhe për të ardhem e kontinentit, duke theksuar se përballemi me një botë armiqësore në…

Lexo më Shumë

Nvidia, lideri i industrisë së çipave, ka bërë një parashikim të guximshëm për vitin e ardhshëm, duke pritur një dyfishim të shitjeve të çipave të saj. Kjo rritje e madhe lidhet ngushtë me kërkesën e vazhdueshme për inteligjencën artificiale, e cila po transformon sektorë të ndryshëm të ekonomisë globale. CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, e […] The post Nvidia parashikon dyfishimin e shitjeve të çipave në 2024 appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Gjesti ka rritur numrin e ndjekësve në llogarinë e tij në Instagram. Së fundmi, në listën e tij ka shtuar modelen shqiptare me famë botërore, Vildane Zeneli. Është edhe vetë modelja zeshkane, e cila poashtu ndjek Gjestin, raporton IndeksOnline. Pa dyshim, Vildanja është njëra ndër modelet më “bombastike” shqiptare. Se mos po lind diçka mes dyshes së famshme, apo thjesht një “folloë” miqësie … do ta kuptoni së shpejti.

Lexo më Shumë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në protestën e sotme, e cila u organizua për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj babait të tij dhe figurave të njohura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Gjatë fjalës së tij, Krasniqi theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare […] The post Protesta e fortë e Altin Krasniqit: Historia e UÇK-së përballë drejtësisë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me shitës të flamujve dhe simboleve kombëtare, duke krijuar një atmosferë të ngjeshur para protestës së rëndësishme të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK). Kjo protestë vjen si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila ka shqyrtuar çështje të ndjeshme për ish-krerët e […] The post Flamujt e kombit mbushin Prishtinën para protestës së OVL-UÇK-së appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, kryetarja Ina Zhupa ngriti shqetësimin për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, duke denoncuar faktin se serverët e dhuruar nga Bashkimi Europian përmes programit UNOPS janë marrë nga AKSHI, por nuk janë vënë në funksion të bibliotekës. Zhupa theksoi gjithashtu se mosrinovimi apo mungesa e një kontrate të re për sistemin ALIS, i cili mundëson aksesin digjital në shërbimet e Bibliotekës Kombëtare, ka krijuar një ngërç të zgjatur, duke cenuar aksesin e qytetarëve në shërbimet dhe pasurinë digjitale të institucionit. Ajo theksoi se AKSHI ka qënë i zënë në afera korruptive…

Lexo më Shumë

Katër organizata që përfaqësojnë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare, kanë dalë me një qëndrim të përbashkët ku njoftojnë dërgimin urgjent të ligjit për pagat e magjistratëve në Gjykatën Kushtetuese. Magjistratët shprehen se projektligji për statusin e tyre u miratua nga mazhoranca në parlament gjatë orëve të mesnatës përmes shkeljeve flagrante të procedurave kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në deklaratën e tyre zyrtare, katër shoqatat rendisin një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi, ka rrëfyer së fundmi për jetën e saj private duke ndarë për publikun detaje të padëgjuara më herët. Gjatë një interviste për Canape, ajo tregoi një histori të saj gjatë periudhës së luftës dhe ndikimin që kishte pasur si artiste asokohe. Jakupi tregoi që në atë periudhë ushtarë të UÇK-së i kërkonin një kopje të këngës ‘A vritet pafajësia’, një këngë që ka qenë simbol i lirisë dhe sakrificës dhe që edhe sot ka lënë gjurmë të mëdha. “Në periudhën e luftës kur kam qenë në Shqipëri, një pjesë…

Lexo më Shumë