Author: almakos

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e organizuar më 17 shkurt, një ngjarje që simbolizon mbështetje për ish krerët e UCK’së në Hagë. Ky marsh, i cili do të mbahet në Prishtinë, ka për qëllim të rikujtojë të drejtat e luftës për liri dhe të nxisë një reflektim mbi sakrificat e bëra për çlirimin e Kosovës. Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e këtij eventi për popullin shqiptar. Ai ka postuar një fotografi me detajet e marshit dhe ka shkruar: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri.” Kjo…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “pas një jave të tërë nga njoftimi i sekuestrimit të 5 tonëve drogë nga Maqedonia në Serbi, nuk ka përgjigje për pyetjen kryesore: si kaluan 5 tonët drogë kufirin e Maqedonisë?”. Nga LSDM thonë se “si është e mundur që 5 tonë drogë të largohen nga qendra e Shkupit dhe “lehtësisht të padukshme” të kalojnë kufirin dhe të nisen për në Serbi”. “Ku janë kamerat e “Qytetit të Sigurt”? Ku ishte policia? Ku ishte Dogana Mobile? Pse nuk kishte kontrolle? Çfarë po bënin DSK dhe AR? Është e qartë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 shkurt, në Babicë të Vlorës, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona. [embedded content] Burime bëjnë me dije se vajza e lënduar është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, pasi ka pësuar fraktura në kokë. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një burrë, i cili sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka dhimbje në pjesën e kraharorit. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar…

Lexo më Shumë

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi. Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore, ndërsa shuma që do të mbetet do t’u shërbejë familjarëve…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se dy persona, për momentin të panjohur, në orët e hershme të mëngjesit në Beograd kanë rrëmbyer këngëtarin maqedonas Daniel Kajmakoski, duke e kërcënuar me thikë dhe armë zjarri dhe duke i kërkuar para. Sipas njoftimit zyrtar, rrëmbimi ka ndodhur në rrugën Karagjorgjeva në Beograd, pas së cilës të dyshuarit e kanë marrë të dëmtuarin në automjetin e tij. Pas një ndjekjeje policore, automjeti është ndaluar në territorin e komunës së Rumës, ku policia e ka gjetur Kajmakoskin me duar të lidhura, ndërsa autorët kanë arritur të braktisin automjetin dhe të largohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar atë si një akt kriminal shtetëror të shëmtuar. Në reagimin e tij, Berisha shprehet se Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Sipas tij, ky veprim i autorëve është frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale. “Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar. Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili përfundoi në spital me plagë në kokë pasi u dhunua nga dy të rinj në Vlorë. Meta thekson se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët, ndërsa nënvizon se vendi është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Kreu i PL-së ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. “Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit…

Lexo më Shumë

Me ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, ministri i Administratës Goran Minçev, thotë se planifikohet shkurtimi i institucioneve shtetërore. Sipas tij, të punësuarit nga këto institucione që mund të pushojnë se ekzistuari nuk do të largohen por do të shpërndahen kurse me reduktimin e pozitave drejtuese, do të bëhet edhe departizimi i administratës. Minçev për Radion Evropa e Lirë, tha se ligji do të miratohet deri në fund të vitit. “Hipotetikisht, nëse janë 100, duhet të bëjmë një shkurtim prej 40%, duke lënë 60 institucione. Domethënë, nuk po centralizohen institucionet, por po shkurtohen shfrytëzuesit e buxhetit. Kemi institucione të cilat…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë. Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit të madh tek kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale. Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Zoran Zaev kërkon qe VMRO-DPMNE dhe deputeti Brane Petrushevski t’i kërkojnë falje për siç thotë gënjeshtrat, shpifjet dhe keqpërdorim të emrit të tij në “dramë të inskenuar” rreth sekuestrimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të ruajtjes dhe trajtimit të joadekuat të supozuar. Në të kundërt, ai kërcënon me padi penale. Zaev thotë se janë të pavërteta të gjithë akuzat të cilat partia qeveritare i ka bërë kundër tij në pesë vitet e kaluara, prej që ai u tërhoq nga funksionit të liderit në LSDM. Zoran Zaev, ish-kryeministër “Kam pesë vjet që duroj fyerje të përditshme. Të…

Lexo më Shumë