Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, deputeten Klotilda Bushka, si dhe dhjetëra persona dhe subjekte të tjera. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, lidhur me përfitime të parregullta nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Ndërsa të pandehurit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale. Në mesin e emrave të dërguar në gjyq janë edhe Elman Abule, Klotilda Bushka,…
Author: almakos
Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) kanë mbajtur takim pune me përfaqësues të Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), në të cilin u konfirmua gatishmëria për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të programit “Mbështetje për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”. Siç njoftoi KSHZ-ja, drejtoresha e Zyrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Joana Kosma, theksoi se bashkëpunimi me KSHZ-në përmes projektit të Qeverisë së Zvicrës “Programi për mbështetje për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” deri tani ka rezultuar me arritje konkrete dhe të matshme, veçanërisht në zhvillimin e zgjidhjeve të TI-së, përforcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e…
Dy automjete, të dyshuara të vjedhura, janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës, që dyshohet se do të përdoreshin në një ngjarje kriminale. Sipas policisë, dy automjetet të tipit “Nissan” dhe “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja, u gjetën të fshehura në një sipërfaqe me ullishte. Po ashtu u gjetën dhe sekuestruan edhe tre bidona me benzinë. Policia e Vlorës thotë se, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen…
Pavarësisht paralajmërimeve për protesta dhe bllokim të Kuvendit nga ana e Lidhjes së Sindikatave, Kuvendi do të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë pengesë, tha kryetari Afrim Gashi duke shtuar se MPB-ja ka marrë të gjitha masat për të siguruar protesta të qeta, por edhe punë normale për deputetët. Gashi pret që protestuesit të udhëhequr nga sindikalistët të bllokojë vetëm hyrjet për automjete, ashtu siç është paralajmëruar. AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR “Ne duhet të vazhdojmë me punë, duke respektuar njëkohësisht të drejtën e protestës. Nuk do të ketë sigurim të posaçëm për Kuvendin. Pra, ne do të punojmë,…
Një person është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtruese fiskale që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Sipas hetimeve, subjekti tregtar “Dorina Fela” ka kryer shitje fiktive në vlerë rreth 150 milionë lekë, përmes deklarimeve të rreme dhe faturave fiktive. Si pasojë, dëmi i përllogaritur ndaj shtetit arrin mbi 62 milionë lekë. Shtetasi i arrestuar Gjergji Fela dyshohet se ka organizuar dhe drejtuar këtë veprimtari të paligjshme, duke përdorur subjektin tregtar në emër të bashkëshortes së tij, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e tatimit mbi…
Komisioni Evropian në një prononcim për mediat lidhur me çështjen ndaj Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, është shprehur se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. KE thekson se lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj. “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian. Ndër të tjera…
Me nisjen e fjalëve përfundimtare në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh për secilin nga të akuzuarit. Kjo kërkesë ngre pyetje të rëndësishme mbi drejtësinë dhe pasojat e veprimeve të tyre gjatë luftës. Monitoruesit e procesit theksojnë rëndësinë e vlerësimit individual të provave dhe aplikimit të ligjit më të favorshëm. Avokati Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka sqaruar se procedura e paraqitjes së fjalëve përfundimtare fillon me Prokurorinë, e ndjekur nga pala e dëmtuar dhe përfundon me mbrojtjen. Ai thekson se Prokurorja…
Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla u dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Po ashtu, Memolla nuk duhet të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ai akuzohet për korrupsion zgjedhor. Menjëherë pas këtij vendimi, SPAK pritet të bëjë urdhër ekzekutimin, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist. Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar, çka do të sjellë zgjedhje të parakohshme. Me 1 vit burg është dënuar edhe i pandehuri Blerim Xhamani, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim,…
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve që dhunoi avokatin e ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ditën e djeshme, 8 shkurt, në Vlorë. Sipas policisë së Vlorës, mësohet se pas identifikimit është shpallur në kërkim 40-vjeçari, Skerdilajd Xhindi. Xhindi u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku…
Gjatë periudhës nga 2 deri më 8 shkurt 2026, përmes sistemit “Qytet i Sigurt” janë konstatuar gjithsej 4.991 shkelje të trafikut në zonat urbane dhe në korridoret rrugore ku janë të vendosura kamerat e mbikëqyrjes.Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, 641 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.Sipas të dhënave, shumica dërrmuese e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjithsej 4.674 raste. Ndërkaq, 163 shkelje janë regjistruar për kalim në sinjal të kuq të semaforit, ndërsa 154 raste për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.Në bazë të këtyre…
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv kryeministres. Nga kjo mbledhje, Rama thotë se janë nxjerre tre konkluzione. Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, të cilët kanë kërkuar arrestimin e saj. Edhe pse Rama thotë se SPAK është e lirë të vazhdojë me hetimet e saj ndaj Ballukut, thekson se “deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas…
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e organizuar më 17 shkurt, një ngjarje që simbolizon mbështetje për ish krerët e UCK’së në Hagë. Ky marsh, i cili do të mbahet në Prishtinë, ka për qëllim të rikujtojë të drejtat e luftës për liri dhe të nxisë një reflektim mbi sakrificat e bëra për çlirimin e Kosovës. Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e këtij eventi për popullin shqiptar. Ai ka postuar një fotografi me detajet e marshit dhe ka shkruar: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri.” Kjo…

