Author: almakos

Policia ka kryer kontroll në një banesë në Shkup, ku ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Një person është privuar nga liria. Më 18 shtator 2026, rreth orës 22:45, në zonën e Draçevës, zyrtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria 20-vjeçarin B.C. nga Shkupi. Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate në banesën e tij, zyrtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup gjetën dhe sekuestruan marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të riut do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës po përjetojnë një rritje të ndjeshme, duke shkaktuar shqetësim në xhepat e qytetarëve. Pas heqjes së masës për çmimin maksimal, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është angazhuar të monitorojë situatën në treg, ndërsa ministrja Mimoza Kusari-Lila thekson se faktorët kryesorë janë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Ministrja Kusari-Lila ka […] The post Rritja e çmimeve të naftës: Ministria e Tregtisë në gatishmëri për masa të reja appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Ish-deputeti Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rrëfimi që, sipas tij, nisi nga një bisedë e zhvilluar në një nga tavolinat e hotel “Rogner” në Tiranë. Valteri tregon një episod ku një personazh i njohur i biznesit e ka përshkruar një ministre me shprehjen “ministrja që ha burra”, duke e shndërruar më pas këtë metaforë në një kritikë më të gjerë ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti përqendrohet dhe shtrihet mbi njerëzit, institucionet dhe biznesin. Valteri nënkupton se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, që sipas tij është kthyer në…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se varësia e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) nga buxheti i shtetit është rritur ndjeshëm dhe se gjatë këtij viti për pagesën e pensioneve do të nevojiten rreth një miliard euro nga buxheti. Në një intervistë për emisionin „Samo intervju“ në Kanal 5, Filipçe tha se mungesa e mjeteve në fondin pensional gjatë viteve të kaluara ishte rreth 500 milionë euro. Sipas shifrave të prezantuara prej tij, deficiti i fondit në vitin 2024 ka qenë rreth 530 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 është rritur në rreth 690 milionë euro.…

Lexo më Shumë

Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e tyre familjare së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian. Siç shihet nga postimet e tyre, familja ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Turqisë. Në imazhet e ndara me ndjekësit, Eronita ka publikuar disa nga çastet e këtij udhëtimi. Në një prej fotove ajo shihet duke mbajtur vogëlushin në krahë gjatë udhëtimit, ndërsa në një tjetër ka kapur një moment në plazh ku Areej shihet i shtrirë mbi peshqir pranë karrocës së tij, imazhin e të cilës ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “dashuri”. Këto pushime duket…

Lexo më Shumë

Të tjera akuza janë bërë publike ndaj Ioanna Gaka, mjekes 56-vjeçare e cila ndodhet në paraburgim lidhur me vdekjen e Giorgos Mazonakis. Një burrë ka denoncuar në televizionin grek SKAI se mjekja i kishte diagnostikuar bashkëshortes së tij kancer në tubat fallopiane, ndërsa më pas i kishte dhënë një qese me vitamina dhe suplemente. Sipas denoncimit të Michalis Karakousis, mjekja i kishte thënë edhe atij se kishte “mikrobe në gjak” dhe se kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm. Çifti kishte vendosur t’i drejtohej mjekes pasi kishte dëgjuar se ajo mund të zbulonte sëmundje “të fshehura”, të cilat nuk shfaqnin simptoma…

Lexo më Shumë

Fadil Demaku, ish-luftëtar i UÇK-së dhe aktualisht deputet, ka ngritur zërin për të kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe Qeverinë e Kosovës për dështim në mbrojtjen e trashëgimisë së luftës së UÇK-së. Sipas tij, veprimet e deritanishme janë të pamjaftueshme për të adresuar sfidat që lidhen me proceset në Hagë. Demaku […] The post Fadil Demaku: Albin Kurti dështoi në mbrojtjen e UÇK-së dhe përballjen me sfidat e Hagës appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Avokati Faton Fetahu, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me akuzat për vrasjen e Behajdin Allaqit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që e lidh Veselin me këtë rast tragjik. Fetahu e ka cilësuar këtë përfshirje si një nga poshtërsitë më të mëdha që mund të […] The post Kadri Veseli dhe rastin e Allaçit: Avokati i tij e quajti akuzën një poshtërsinë të madhe appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje të vitit të ri shkollor. Sipas saj, mungesa e përfundimit të punimeve dhe organizimi i institucioneve ka bërë që fëmijët të grumbullohen në klasa me rreth 70 nxënës. Zhupa u ndal te Kopshti nr. 1 në Sarandë, ku sipas saj është detyruar të akomodojë edhe fëmijët e çerdhes së qytetit, pasi punimet në godinën e çerdhes nuk kanë përfunduar në kohë. Për pasojë, klasat e parashikuara për kopshtin janë përdorur edhe për fëmijët e çerdhes. “Ka qenë surprizë fillimi i vitit të…

Lexo më Shumë

Kostoja e luftës së SHBA-së kundër Iranit ka arritur në 43,6 miliardë dollarë deri më 3 shtator, sipas një vlerësimi të ri të paraqitur këtë javë para ligjvënësve.   Shifra nga Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme, pasqyron koston më aktuale të konfliktit që kur ai u nis nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli më 28 shkurt. Një raport i Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), i publikuar të martën, tregonte se lufta kishte kushtuar 38 miliardë dollarë deri më 1 gusht dhe se do të vazhdojë të gjenerojë shpenzime prej rreth 3 miliardë…

Lexo më Shumë

Deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga 20 zjarret e raportuara, tre janë ende aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar plotësisht gjatë 24 orëve të fundit. Zjarret aktive janë regjistruar në tri lokacione. Në Krivogashtan, në segmentin ndërmjet fshatrave Podvis dhe Krivogashtan, po digjet bimësi e ulët. Zjarr është raportuar edhe në fshatin Evla të Resnjës, ku janë përfshirë mbeturina dhe bimësi e ulët, si dhe në fshatin Pçinja të Kumanovës, ku zjarri ka përfshirë gjithashtu bimësi…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Ndërkohë, nuk janë evidentuar vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi. LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kujdes i shtuar rekomandohet në seksionet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe…

Lexo më Shumë