Përsëritja e votimit në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës ka shtyrë të gjitha procedurat dhe afatet si për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, ashtu edhe për formimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, Kuvendi duhet të mbahet në afat prej më së voni 20 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa 20 ditë pas konstituimit të Kuvendit, lideri i partisë që do të marrë mandatin nga presidenti, duhet që në afat prej 20 ditëve, t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re të kabinetit qeveritarë dhe programin për punën e Qeverisë. Sipas këtij kalendari, afati për konstituimin e Kuvendit shtyhet…
Author: almakos
Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Kështu vendosi mbrëmë këshilli pesëanëtarësh i gjykatësve të gjykatës administrative, me çka pranoi padinë e LSDM-së ndaj vendimit të KSHZ-së të cilët paraprakisht refuzuar ankesën e kësaj partie. Rivotim në Tearcë do të jetë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Në këtë vendvotim LSDM synon të marrë një mandat nga VMRO-DPMNE dhe të barazojnë shifrat me nga 50 deputet secila. Për të arritur këtë, LSDM i nevojiten 307 vota, ndërsa në këtë vendvotim…
Kriza politike dhe publikimi i bombave nga ana e LSDM-së, kanë ndikuar që VMRO-DPMNE-ja t’i humb 12 deputetë. Kështu u shpreh ish kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja. Duke komentuar fjalimin e fundit të Gruevski, Andov tha se ai fjalim ishte i keq për të, për partinë që e drejton ai, por edhe për Maqedoninë në përgjithësi. “Fjalimin e kishte në sensin që ne shkëpusim lidhjet me miqtë tanë me të cilët punojmë bashkë, ku dhe si do të jemi…theks të tillë kishte. Nëse shkëput lidhjen me ambasadorët ai e bën këtë me shtetet…
Nëse rivotimi në Tearcë ndryshon rezultatet e zgjedhjeve dhe barazon numrin e mandateve të deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së atëherë Kryetari I Shtetit, cilës parti do t’ia japë mandatin për të formuar qeveri. Kolegia jonë Teuta Buçi zhvilloi një intervistë të shkurtër me profesorin e të drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani. Intervistë/ Kush e marr mandatin nëse barazohet… by tvshenjaofficial
Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje…
Pak çaste më parë KSHZ ka vendosur që të dielën të rivotohet në vendvotimi 2011 në Tearcë. Të gjithë anëtarët e KSHZ-së ishin pro dhe asnjë kundër.
Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se Organizata Terroriste FETÖ paraqet rrezik serioz edhe për sigurinë e Maqedonisë, pa dallime etnike apo fetare, raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadorja Kara, në deklaratën për AA dënoi sulmin makabër ndaj ambasadorit të Federatës së Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, ndërsa familjes dhe popullit të Rusisë u shprehi ngushëllime. FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë Duke theksuar se FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë, Kara tha se, “Në çdo rast kemi theksuar se kjo organizatë terroriste herët apo vonë do të dëmtojë edhe sigurinë e shteteve të tjera. Fatkeqësisht,…
Edhe shtatë muaj taksistët kanë afat për të instaluar GPRS pajisje. Siç ka bërë të ditur Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), Qeveria ka vazhduar afatin për vendosjen e pajisjeve të tilla fiskale. “Taksistët lirohen nga obligimi për shfrytëzim të sistemit të integruar deri më 1 korrik 2017. Kjo donë të thotë se për të gjithë taksi transportuesit shtyhet afati për vendosjen dhe regjistrimin e aparaturave fiskale me pajisje GPRS deri më 1 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e DAP-it.
Pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e komunave Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Kisela Vodë, Saraj dhe Qendër. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Nov Zhivot” dhe “Uashingtonska” në komunën e Shuto Orizarës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Arsenij Jovkov”, “Makedonska Prerodba”, “Boris Sarafov” dhe “Gjurçin Kokale” në komunën e Gjorge Petrovit. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Banica”…
Anëtari i Bordit Eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov ka komentuar punën e Gjykatës Administrative të Maqedonisë pasi vendosi të pranoj ankesat e LSDM-së për rivotim në Tearcë. ”Ky është skenar për të shlyer fitoren e VMRO-së dhe vullnetin e qytetarëve për të mbajtur në pushtet atë parti që deri tani ka punuar për ta. Është e qartë se LSDM, mediumet e LSDM-së dhe të gjithë faktorët tjerë kanë bërë presion për punën e Gjykatës Administrative dhe kjo do të ndikojë edhe në rezultat pasi ata do ta vjedhin votën e lirë. Kjo e zbeh idenë që në Maqedoni do të…
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirbi në seancën e djeshme të rregullt deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për shkak të tensioneve të rritura politike në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor. “Ne jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve të rritura politike në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor dhe e dënojmë retorikën provokative nga disa liderë politikë, duke i sulmuar institucionet demokratike dhe ambasadorët e akredituar në Maqedoni. U bëjmë thirrje liderëve politikë që të ndërpresin sulmet, t’i respektojnë proceset demokratike dhe të lejojnë formim të qeverisë stabile dhe kredibile, kushtuar sundimit të drejtësisë, përgjegjësisë…
Në Shkup sot do të hapet Qendra e parë për mbështetje të personave me probleme me shikimin, e cila do të udhëhiqet nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Unionin e të verbërve në Maqedoni. Qendra është hapur me mbështetje të Projektit të USAID-it dhe LCIF për fëmijët me pengesa në shikim (CwVIP) të cilët i mbështesin aktivitetet në 36 muajt e ardhshëm në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit. Qëllimi kryesor i qendrës është të sigurojë mbështetje dhe trajnim për personat me probleme me shikimin dhe familjet e tyre. Aktivitetet projektuese përfshijnë punëtori, mbështetje…

