Qendër për mbështetje të personave me probleme me shikimin

Në Shkup sot do të hapet Qendra e parë për mbështetje të personave me probleme me shikimin, e cila do të udhëhiqet nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Unionin e të verbërve në Maqedoni.

Qendra është hapur me mbështetje të Projektit të USAID-it dhe LCIF për fëmijët me pengesa në shikim (CwVIP) të cilët i mbështesin aktivitetet në 36 muajt e ardhshëm në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit.

Qëllimi kryesor i qendrës është të sigurojë mbështetje dhe trajnim për personat me probleme me shikimin dhe familjet e tyre. Aktivitetet projektuese përfshijnë punëtori, mbështetje psiko-sociale, ngritje të vetëdijes për të drejtat e personave me shikim të dëmtuar dhe mbështetje gjatë punësimit.