Një barakë dydhomëshe me mure të dëmtuara, me dritare dhe dyer që lehtësisht lëshojnë të ftohtin të futet brenda, janë shoqëruesit e familjes Ferati nga Hasanbegu. Një nënë e vetme që luan edhe rolin e babait, është 29-vjeçarja Hanumsha, e cila merr vetëm një ndihmë sociale 3000 denarëshe që nuk mjafton as sa për të siguruar kafshatën e gojës për pesë fëmijët e saj. Me këto kushte të rënda ekonomike, kryefamiljarja është detyruar që të punojë si pastruese për të siguruar kështu, mes tjerash edhe terapinë për njërin nga fëmijët i cili vuan nga sëmundja e asmës. Duke qenë se…
Author: almakos
Temperaturat e ulëta, ajri i ndotur dhe imuniteti i dobët, janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu u shpreh mjeku Besir Murtezani, i cili tha se bëhet fjalë për një grip sezonal i cili më së shumëti prek fëmijët, personat në moshë të shtyrë, gjegjësisht ata që janë mbi të 60-tat, gratë shtatëzëna si dhe personat me sëmundje kronike. Ai bëri disa rekomandime për personat e prekur nga ky grip, si dhe terapitë që duhet përdorur për ta kuruar atë. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojë…
Edhe pse varfëria në Maqedoni në vitin 2015 është ulur për 0,6 për qind, ashtu siç njoftoi dje Enti i Statistikave, përsëri çdo i katërti qytetar në vend është i varfër, njëjtë si vitet në parë. Në vitin 2015, varfëria në Maqedoni është vlerësuar 22,1 për qind. Në qoftë se në vitin 2014, 22,7 për qind e qytetarëve kanë qenë të varfër, shkalla e varfërisë në vitin 2013 ishte 24,2 për qind, ndërsa në vitin 2012, 26,2 për qind e qytetarëve janë regjistruar si të varfër. Sipas shifrave konkrete, mbi 457 mijë qytetarë në Maqedoni gjatë vitit të kaluar kanë…
Mot stabil dhe me vranësira mesatare do të mbizotërojë në vendin tonë gjatë ditës së nesërme dhe javën e ardhshme, thonë nga Instituti Hidrometeorologjik. Meteorologia Dushanka Tanushevska, tha se për dallim prej ditëve të kaluara ku temperaturat e mëngjesit ishin shumë të ulëta gjatë javës që vjen do të ketë temperatura më të larta, megjithatë sipas saj, do të ketë mot të kthjellët por gjatë ditës do të ketë vranësira mesatare dhe erë të dobët veriore. “Gjatë ditës së nesërme pritet mot stabil, respektivisht mot me diell, por do të kemi vranësira gjatë ditës, pra do të ketë vranësira të…
Pas vendimit të Gjykatës Administrative, nesër do ketë rivotime në një vendvotimin në komunën e Tearcës. Në vendvotimin 2011 ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me dominim të shqiptarëve. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit në vendvotimin 2011 kanë votuar 404 persona. Vlerësohet se ky rivotim do të jetë vendimtar për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, numrin e mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Edhe ky proces zgjedhor do të vëzhgohet nga sektori joqeveritar. Nga qendra për Liri “Civil” njoftuan se në Tearcë ka vendosur vëzhgues tashmë disa ditë, për të vëzhgouar situatën në…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 9 deri minus 1, ndërsa e ditës prej 7 deri 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të ngritet deri 9 gradë. Nga e diela do të ketë rritje të vranësirave, megjithatë moti do të jetë i qëndrueshëm me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura ditore nuk do të ketë ndryshime të…
Koalicioni “Rilindje me BESË” ka vlerësuar se mbështesin çdo nismë për interesat shqiptare, por nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ali Ahmeti. “Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare – si anëtarë të KSHZ-së – edhe një herë i shërbyen…
Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 paraqiste 21.5 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22.8 përqind. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9 përqind, ndërsa shkalla e pensionsitëve të varfër është 7.2 përqind. Gini koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) paraqet 33,8 për qind. Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar…
Avokati i familjes së Almir Aliut, i vrarë në korrik të këtij viti në Kumanovë, do të kërkojë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit, raporton SHENJA. Ai tha se tashmë edhe zyrtarisht është paraqitur padi ndaj të dyshuarit Boban Iliç dhe ndaj vëllaut të tij Bojan Iliç dhe se padia tanimë ndodhet në Gjykatën themelore të Kumanovës, në fazën që tanimë i akuzuari ka të drejtë të paraqesë ankesë me qëllim që të bëhet vlerësimi i padisë, dhe më vonë e njëjta të futet në fazën e dëgjimit në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Sipas Avokatit Asmir Alispahiq, për më së…
Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 20 11 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se fletëvotimi për rivotim në Tearcë mbetet i njëjtë. Rivotimi në Tearcë, mund të sjellë ndryshim në mandatet e fituara nga partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse LSDM i merr 307 vota më tepër se VMRO-DPMNE, atëherë mandatet do të jenë të barabarta, gjegjësisht 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-DPMNE-në. Në këtë vend-votim ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me dominim të shqiptarëve. Më 11 dhjetor 310 qytetarë nuk kanë dalë të votojnë, ndërsa…
Rivotimi në Tearcë të Tetovës është historik dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Kështu vlerësuan në emisionin debativ Arena, kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla dhe analisti politik Sefer Tahiri. Kreu i civilit, Deralla theksoi se tek qytetarët është rritur vetëdije se vota vlenë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai tha se më 25 dhjetor do të jenë tepër aktiv që të vëzhgojnë situatën, ndërsa porositi votuesit që të mos bien pre e presioneve të ndryshme. “Porosia ime deri te të gjithë është, kur të ndalen prapa kutisë së votimit, le ta dijnë se janë…
Kriza e thellë politike e cila po zgjat tashmë një periudhë të gjatë kohore, ka bërë që shumica e qytetarëve të jenë skeptik kur bëhet fjalë për përmirësimin e situatës në Maqedoni. Gjatë një ankete të realizuar sot, shumica e qytetarëve u shprehën se nuk presin që situata në vend të përmirësohet dhe vendi të ec përpara madje edhe pas formimit të Qeverisë së re. “Nuk presim asgjë pozitive. Nuk shkon kah e mira”, tha një qytetar. “Çka pres?! Nuk kanë mend, aq mund të them. Ajo është e gjitha. Vetëm për varfërinë bëjnë dëm, asgjë tjetër. Ata që nuk…

