Author: almakos

Ngrohja është brenga e  çdo familjeje gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Edhe qytetarët e anketuar nga Televizioni Shenja, ankohen se nuk arrijnë që me të ardhurat e tyre të sigurojnë dru për të kaluar dimrin. Disa prej qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve e disa të tjerë për të ardhura të ulëta që nuk u mundësojnë atyre që të sigurojnë ngrohje për të gjithë sezonin. “Shtrenjtë janë por çfarë të bëjmë, 3400 denarë një metër kub dru. Me 100 bela, tu e shty me zor”, tha njëri nga qytetarët e anketuar. “Me dru…

Lexo më Shumë

Në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, gjegjësisht në njësinë zgjedhore numër gjashtë, sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016. Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të përsëritet votimi në këtë vendvotim vjen në bazë të simulimit me të cilën u tregua se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim mund të ndikojë nërezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ e pranoi ankesën e njërës nga partitë politike, duke vendosur kështu që të anulohen votimet e 11 dhjetorit dhe të shkohet në rivotim. Në vendvotimin 2011 numri i votuesve të…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit e CIVIL – Qendrës për Liri erdhën deri tek të dhënat jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearcë u janë kthyer gjatë ditës së sotme në rivotimin në vendvotimin 2011. CIVIL tashmë ka njoftuar edhe mbi presionet zgjedhore dhe ryshfetet e votuesve, që sipas tyre qytetarëve u janë marrë letërnjoftimet me qëllim që të ndikohet në pjesëmarrjen, gjegjësisht në rezultatet e zgjedhjeve nga rovitimi i sotëm. Po këto pretendime për ryshfet të votuesve janë hedhur poshtë nga policia e Tetovës, e cila theksoi se nuk ka elemente për vepër penale për ryshfet të votuesve “Janë marrë masat…

Lexo më Shumë

Nga zjarri që dje kaploi një shtëpi në lagjen Usje të Shkupit, ka humbur jetën një plakë e paralizuar. Zjarri, që besohet se ka nisur nga një ngrohëse, ka përfshirë tërë shtëpinë, ndërsa 70 veçarja D.B, është asfiksuar dhe ka humbur jetën nga tymi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar në autopsi.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se në vendvotimin 2011 në Tearcë nga gjithsej 714 votues të regjistruar, deri në orën 13 kanë votuar 252 persona apo 35.29 për qind e numrit të përgjithshëm. “Votimi po zhvillohet pa probleme dhe qetë. Deri në orën 11.30 kanë votuar 150 persona, gjë që tregon e tani dalja për të realizuar të drejtën e votës është më e madhe sesa më 11 dhjetor”, njoftojnë nga KSHZ. Në vendvotim ka vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare si dhe prezent janë edhe përfaqësuaes të policisë.

Lexo më Shumë

Rreth 150 persona kanë dalë në votim deri në orën 11:30 në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku sot po rivotohet në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, “Votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. Deri në orën 11:30 jehona është rreth 150 persona, nga gjithsej 714 të regjistruarit në Listën zgjedhore dhe krahasuar me zgjedhjet e 11 dhjetorit në të njëjtën periudhë kohore është pak më e madhe”, deklaroi Tatijana Çuprina, zëvendës-kryetare e Vendvotimit 2011 në SHF “Kirill Pejçinoviq” në Tearcë. Çuprina tha se rreth orës 8:30 është konfimuar një problem me UV-llambat për çfarë arsye ka pasur ndërprerje…

Lexo më Shumë

Procesi i votimit në Tearcë u ndërpre pasi komisioni i vendvotimit konstatoi se UV llamba e cila shërben për të vërtetuar nëse qytetarët kanë votuar më parë, nuk është funksionale. Vendvotimi u mbyll për 15 minuta dhe pasi u soll një llambë tjerët, vazhdoi procesi i votimit.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 13 gradë. Në Shkup mdo të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë deri në dhjetë gradë Celsius. Në fillim të javës së ardhshme nën ndikim të fushës së presionit të lartë dhe masës stabile ajrore do të mbajë mot stabil dhe i thatë. Temperaturat do të jenë në rritje të vogël. Nga e marta pasdite pritet ndryshim…

Lexo më Shumë

persona janë arrestuar në Tearcë deri sa kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje, konfirmojnë nga MPB-ja për CIVIL. Ata mbrëmë janë paraqitur në polici nga një banor i Tearcës me inicialet Sh.E, ngase kanë ofruar nga 100 deri 500 euro për një votues të vendvotimit 2011 ne këtë fshat, që të mos dalë në zgjedhje, duke ua marrë letërnjoftimet. Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale dy personat e arrestuar (S.Sh. dhe F.I.) kanë pasur me vete 100 mijë euro në momentin e arrestimit.

Lexo më Shumë

Në vendvotimin 2011 në Tearcë sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendvotimi 2011 në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” u hap në orën 7, ndërsa votimi duhet që të përfundojë në orën 19:00. Në Listën zgjedhore në këtë vendvotim janë regjistruar gjithsej 714 votues. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë ankesën për të sjellë vendim për anulimin…

Lexo më Shumë

Lokacioni pranë poliklinikës së Bit Pazarit që duhej të ishte një hapësirë e vogël e gjelbëruar, pjesërisht është uzurpuar, e pjesërisht është shndërruar në një parking të egër. Kjo gjendje, jo vetëm që është jashtë çdo norme ligjore, por edhe u shkakton probleme banorëve të ndërtesës përballë. Ata shprehen tejet të revoltuar, por shumica prej tyre hezitojnë të flasin para kamerës së Televizionit SHENJA. Në mungesë të intervenimit institucional, banorët thonë se shpeshherë u bie të fjalosen me personat që parkohen dhe me ata që lejojnë parkimin e veturave në këtë lokacion. “Kjo aspak nuk është vend për parkim. Mirëpo…

Lexo më Shumë