Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”. Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së. Lajmi në përditësim… [embedded content]
Author: almakos
Është bërë virale një video e Gjestit me Egli Takon në orët e vona, pas mesnatës. Dyshja, të cilët ndajnë shtratin së bashku, kanë bërë së fundmi disa veprime me të cilat kanë marrë vëmendje. Në rrjet po aludohet se të njëjtit kanë kryer marrëdhënie, në bazë të disa videove që janë shpërndarë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati. Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt, si edhe 4 të pandehurit e tjerë. Ndaj Vladimir Kolës është ngritur akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’, ndërsa për 4 të pandehurit e tjerë me iniciale Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’. Krimi i rëndë në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ tronditi Tiranën mbrëmjen e 30 Tetorit 2022. Sipas organit të akuzës, vëllai i Briken Sanajt është konfliktuar në vitin 2012 me vëllezërit e Vladimir (Valmir)…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës të Gardës, pas dhunës gjatë derbit Partizani-Tirana. AMP arreston dy punonjës të strukturave ➡️ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar punonjësin e Gardës Inspektor E.I., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të…
Koalicioni VLEN ka shprehur urimet për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e para të rregullta në Republikën e Kosovës.“Në një Kosovë, që vitet e fundit është përballur me sfida dhe vështirësi të shumtë që keni hasur gjatë qeverisjes, fitorja e Vetëvendosjes dhe Kryeministrit Kurti është një mesazh dhe sinjal i fortë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.Ne urojmë që ditët në vazhdim në Kosovë do të ketë dialog politik dhe kohezion social mes të gjithë forcave politike në vend dhe sa më shpejt të formoj një qeveri politike stabile pasi është e…
Qytetarët e Kosovës gjatë të dielës, 9 shkurt iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit. Nga 1 milion e 970 e 944 persona që kishin të drejtë vote, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 40 për qind. Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ nisi me numërimin e votave për subjektet politike dhe publikimin e rezultateve në uebfaqen e tyre, Mirëpo pas disa minutave faqja e KQZ-së u përball me disa probleme teknike. Lidhur me këtë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se në orët e hershme të mëngjesit…
Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja deri në orën 11:04, ku janë numëruar 90.09 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë është AAK-Nisma me 7.56 për qind të votave. Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga…
E ftuar në emisionin “Fun Club”, Xheneta tregoi se kishte marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother VIP Albania, për t’u bërë pjesë e formatit. Ajo sqaroi se ishte kontaktuar nga stafi ndërsa ishte ende brenda BBVK dhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj, por nuk arriti marrëveshje për të hyrë. Mirëpo, Ronaldo Sharka e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke thënë: “Unë di të kundërtën, Xheneta ka kërkuar vetë të futet në Big Brother VIP Albania 4. Do të doja të ishe e sinqertë sonte me publikun.” Xheneta e mohoi menjëherë këtë pretendim, duke u shprehur: “Jo, kjo është…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Gentian Sula. Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e disa ditëve më parë, ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK. Gazetarja e News24, Klodiana Lala bën me dije se biznesmeni, Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e sendit të sekuestruar. Gentian Sula nuk është paraqitur vetë në Gjykatën e Posaçme, por ai përfaqësohet nga avokati i tij. Biznesmenit iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për dyshimet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar gati 90% të votave në Podujevë. Rezultatet preliminare tregojnë se partia Vetëvendosje ka arritur një fitore të dukshme me mbi 49% të votave, duke siguruar rreth 18 mijë vota nga qytetarët e Podujevës. Ky rezultat tregon një mbështetje të madhe për politikat dhe programin e saj, që ka shpërthyer në vitet e fundit, veçanërisht në mesin e të rinjve. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënoi një rezultat më të ulët, me 14.56% të votave, duke u klasifikuar nën 6 mijë e 252 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të sigurojë 29%…
Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Mondi Topalli, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vendosjen e një sasi lënde plasëse tek restorant “Brazili”, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit. Sipas uniformave blu, Mondi Topalli, i cili fillimisht u akuzua si autor i ngjarjes, ka ndihmuar personin që vendosi tritolin të largohej nga vendngjarja. Policia raporton se autor i dyshuar është shtetasi me iniciale M. Z., i cili ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit me iniciale B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e 41-vjeçarit. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe…