Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Mondi Topalli, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vendosjen e një sasi lënde plasëse tek restorant “Brazili”, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit.
Sipas uniformave blu, Mondi Topalli, i cili fillimisht u akuzua si autor i ngjarjes, ka ndihmuar personin që vendosi tritolin të largohej nga vendngjarja.
Policia raporton se autor i dyshuar është shtetasi me iniciale M. Z., i cili ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit me iniciale B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e 41-vjeçarit.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z.,”– informon policia.
Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, blutë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë.
Si rezultat e hetimeve të thelluara identifikohet autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij.
Po në vijim të punës, është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.
Nga hetimet rezultoi se 41 vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.
Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z.
Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.