Koalicioni VLEN ka shprehur urimet për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e para të rregullta në Republikën e Kosovës.
“Në një Kosovë, që vitet e fundit është përballur me sfida dhe vështirësi të shumtë që keni hasur gjatë qeverisjes, fitorja e Vetëvendosjes dhe Kryeministrit Kurti është një mesazh dhe sinjal i fortë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Ne urojmë që ditët në vazhdim në Kosovë do të ketë dialog politik dhe kohezion social mes të gjithë forcave politike në vend dhe sa më shpejt të formoj një qeveri politike stabile pasi është e rëndësishme për stabilitetit e Kosovës.
Ne qëndrojmë fortë pas Kosovës dhe në mbështetjen e saj në çdo sferë në arenën ndërkombëtare. Koalicioni VLEN është i gatshëm të vazhdoj avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës” thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë muslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Ndizet protesta në Tiranë/ Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa” (VIDEO)
- Opinion nga Elvin Blakaj: “Jam Mysliman” të Ben Blushit e kam lexuar katër herë
- Aco Velkovski me mesazh emocional për prindërit: “Mjaft! Fëmijët tanë po ikin, ndërsa neve na mbeten shtëpitë bosh”
- Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 11 zjarre, një është atkiv
- Trump: I kërkova Zelenskyt të mos sulmojë rafineritë ruse
- Sot dita e 107 e revoltës! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh




