Dje në mbledhjen e Qeverisë, u morën dy vendime, ndërsa nga VLEN thonë se janë vendime që i japin goditje direkte kaosit dhe neglizhencës shumëvjeçare në shëndetësinë publike. Nga VLEN thonë se nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po vendosen standarde të reja dhe po investohet aty ku është më jetike, te jeta e qytetarëve. “Me vendimin për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë mbi 461 milionë denarë, sigurohet reagim më i shpejtë në urgjenca, transport më efikas të pacientëve dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin, si në qytete ashtu edhe…
Author: almakos
Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë. Policia ka bërë të ditur se është arrestuar vozitësi, mashkull, i cili dyshohet se nga pakujdesia, me veturën e tij, ka goditur këmbësorin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia në Velipojë ka zbuluar një banesë me qira që ishte kthyer në një “shtëpi bari”. Në pranga është vënë 22-vjeçari Gjovalin Binaku që kultivonte bimët narkotike. Po ashtu në pranga është vënë edhe një punonjës i OSHEE-së, Robert Vata për shpërdorim detyre ndërsa dy punonjës të tjerë janë vënë nën hetim. Policia gjeti në banesën e marrë me qira 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë. Po ashtu, edhe nga kontrollet në banesën e Robert Vatës u gjetën 3 llamba dhe një përforcues grushti. Njoftimi i…
Një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar dhe filmuar nga grup prej gjashtë adoleshentësh në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, mësohet se e mitura me origjinë nga Filipinet, është abuzuar seksualisht nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç. E mitura ka dëshmuar se makthi i saj filloi në shkurt dhe zgjati deri në prill. Katër të miturit, duke përfituar nga marrëdhënia miqësore që viktima kishte me njërin nga djemtë, 15-vjeçarin. Mësohet se ai e çoi atë në një zonë të përbashkët të një pallati, si dhe brenda tualeteve të grave të një…
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 75-të, në rend dite të së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për çështje evropiane dhe mjedis jetësor. MARKETING
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot, dhuroi mjete financiare për shkollat e posaçme “Zllatan Sremec” – Shkup, “Idnina” – Shkup dhe “Liria” – Tetovë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e festave të Vitit të Ri. “Ky veprim simbolik është shprehje e përkushtimit tonë institucional ndaj fëmijëve që meritojnë mbështetje të vazhdueshme dhe kushtet më të mira të mundshme për zhvillim dhe arsim”, tha Gashi, transmetojnë nga Kuvendi. Ai shfaqi shpresë se ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit arsimor dhe do t’u sjellë motivim dhe shpresë nxënësve dhe stafit arsimor.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka lëshuar një alarm të rëndësishëm për shëndetin publik, duke njoftuar për tërheqjen e produktit ushqimor Aptamil. Ky produkt, i njohur për qumështin e tij për foshnjat, është identifikuar me prani të bakterit të rrezikshëm Bacillus cereus, një situatë që ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore. Ky njoftim erdhi përmes Komisionit Evropian dhe Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), i cili ka informuar autoritetet për rrezikun e mundshëm që ky produkt mund të paraqesë për konsumatorët. Bakteri Bacillus cereus është i njohur për shkaktimin e…
Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” mohoi pretendimet e kundërkandidatit të tij se një dokument për ujin jo të pijshëm është bërë në fshatin Gradec. Ai tha se dokumenti është falsifikuar nga një hoxhë i fshatit Dobridoll për qëllime propagandistike. “Për të qenë korrekt, e kam parë edhe unë atë dokument. Ai nuk është bërë në fshatin Gradec, siç pretendon kundërkandidati im, por në fshatin Dobridoll. Dokumenti gjoja tregon se uji është marrë në një shkollë, por nuk ka datë, nuk tregohet se nga cili inspektor apo institut është bërë analiza,…
Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” sqaroi arsyet pse nuk pranoi të përballet direkt me kundërkandidatin Zulhajrat Demiri. Shabani theksoi se vendimi nuk ka të bëjë me personin në fjalë, por me legjitimitetin e kundërkandidatit. “Për ish-kandidatin, jo që është ky, është ish-miku im. Nuk është çështje personale, por çdo kandidat tjetër në këtë situatë nuk do të pranonte përballje direkte përveç kandidatit legjitim që kishte garuar më 19 tetor. Prezenca ime i jep legjitimitet këtij procesi, ndërsa në këtë rast kundërkandidati nuk është legjitim,” deklaroi Shabani. Ai shtoi se zgjedhjet…
Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici, rrëmbimin e tij, çfarë e pengoi atë t’i drejtohej këtij institucioni. Meçe dyshonte mbi lidhjet e zv/ drejtorit të Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, që sot është një nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal që lidhet me tenderat në AKSHI. “Gjatë kohës së rrëmbimit, unë dëgjova nga pengmarrësit e mi që nuk është bërë denoncim në polici. Arsyeja përse nuk bëmë denoncim në polici është se nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, disa kohë më parë,…
Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ka shprehur falënderimet e tij ndaj koalicionit VLEN dhe z. Ziadin Sela për përkrahjen e dhënë ndaj kandidaturës së tij. “Sa i përket strukturave partiake që janë radhitur pas kandidaturës time të pavarur, unë kam shprehur mirënjohje edhe në një emision tjetër televiziv për koalicionin VLEN dhe z. Sela. Ndërsa strukturat partiake tregojnë një harmoni të madhe dhe më shohin si një kandidat unifikues, duke lënë mënjanë ngjyrat e tyre partiake dhe duke u bashkuar rreth një kandidature të përbashkët. Por ajo që…

