Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë nënshkruar protokoll të ri mbi Rregullat e Origjinës si pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, transmeton Anadolu. Protokolli është nënshkruar nga ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski dhe ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy. “Protokolli i harmonizon rregullat e origjinës me Konventën Pan-Euro-Mesdhetare, duke krijuar kushte të përmirësuara tregtare, konkurrueshmëri më të lartë dhe procedura më të thjeshta eksporti”, tha Mucunski në një reagim nga rrjetet sociale, duke shtuar: “Ai mundëson akumulimin diagonal të origjinës për përbërësit, lëndët e para dhe inputet…
Author: almakos
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.[embedded content] E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se ajo është thirrur për hetimet mbi Portin e Limionit. Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive. Baza detare e Sarandës do…
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pjesëmarrës në protestën e opozitës një ditë më parë në kryeministri, pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformat blu. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se janë proceduar penalisht edhe 7 protestues të tjerë. Po ashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike. Ndërkohë nga protesta mbeten te lënduar 3 punonjës Policie të cilët morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë…
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi. Për shkak të shfaqjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë, nga 30 deri në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles dhe Kumanovë – Shkup. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi. Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova/
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në lidhje me grupin e strukturuar kriminal të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka edhe dëshmi tronditëse që kanë të bëjmë me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Gerond Meçes, biznesmeni që garonte në tenderat e AKSHI-t. Vetë biznesmeni në datën 22 gusht 2025 është marrë në në pyetje nga Prokurorët e SPAK, ku ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur në 6 orë rrëmbim. Vetë Meçe tregon se kanë qenë 4 persona, të cilët janë shtirur sikur ishin agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai tregon se fillimisht i ka…
Gjashtë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës. Sipas Policisë, gjatë protestës janë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga ana e protestuesve, çka ka sjellë edhe dëmtimin e dy punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski konsideron se tema e pranimit të azilkërkuesve të refuzuar në vend është ngritur në mënyrë spekulative nga mediat nga Mbretëria e Bashkuar, dhe jo vetëm për Maqedoninë. Një diskutim dhe qëllim të tillë nga qeveria jonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë, thotë Mucunski në një intervistë për “360 Gradë” në RTVM. “Në asnjë formë, as të ligjshme dhe as të paligjshme, të tilla e të tilla, kurrfarë migrantë nuk do të pranohen në shtetin tonë në bazë të ndonjë forme marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar… As…
Analisti politik Ilir Luma e ka vlerësuar prezencën e sekretarit të VMRO-DPMNE-së në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim si një sinjal dhe derë të hapur për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy partive në të ardhmen, raporton SHENJA. Sipas Lumës, pjesëmarrja e përfaqësuesit të lartë të VMRO-DPMNE-së ka ngritur dyshime në opinionin publik se kjo parti mund të ketë pasur njohuri paraprake për rezolutat dhe konkluzionet që do të miratoheshin në Kongresin e BDI-së. “Kur pashë se kush ishte i pranishëm në Kongres, më shkoi ndër mend se qytetarët mund të dyshojnë se VMRO ka pasur njohuri paraprake për përmbajtjen…
Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës 10 persona pas përmbylljes së protestës kombëtare të opozitës. Arsyeja e shoqërimeve është hedhja e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, menjëherë sapo mbylli fjalimin në shesh kreu i PD-së Sali Berisha. Gjithashtu bëhet me dije se disa prej deputetëve të PD-së ndodhen pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, në mbështetje të protestuesve opozitarë të shoqëruar.
Analisti politik Qenan Aliu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka asnjë justifikim politik për t’u thirrur në karakterin unitar të shtetit. Sipas Aliut, një Kongres partiak nuk duhet të vlerësohet vetëm nga aspekti vizual apo ikonografia e sallës ku mbahet, por mbi të gjitha nga pesha politike e dokumenteve që miratohen në të. Ai theksoi se BDI-ja, sipas tij, është partia e vetme në historinë e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut që tezën e karakterit unitar të shtetit e ka artikuluar në mënyrë “brutale dhe infantile”. “Ashtu siç tha edhe z. Luma,…
Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, pasi disa protestues hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Si pasojë e këtyre veprimeve, dy punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të dëmtuar dhe morën ndihmë mjekësore. Po ashtu, gjatë kaosit të krijuar, një qytetar u përfshi nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie. Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.

