Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, në të cilën janë miratuar disa vendime të rëndësishme me karakter organizativ dhe kadrovik. Pas përfundimit të mbledhjes, Arta Bilalli Zendeli njoftoi se, me vendim të Kryesisë dhe në përputhje me statutin e miratuar në Kongresin e fundit të partisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar disa emërime. Sipas saj, Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa Arta Bilalli Zendeli është emëruar zëdhënëse e partisë. Po ashtu, për këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryetarit të BDI-së është emëruar…
Author: almakos
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili ka treguar para hetuesve ngjarjen më të rëndë të jetës së tij, kur u mor peng. Meçe tregon se personat që e ndaluan në parkingun poshtë pallatit të tij, teksa ai po drejtohej nga makina “Hyundai”, kishin të veshur jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Ata e thirrën në emër dhe i thanë se ishin nga SPAK dhe se ai duhet të futej në makinën e tyre. Pjesë nga dokumentari Kur…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski kumtoi se Inspektorati për mjedis jetësor ka shqiptuar dënime ndaj personave juridikë – ndotës në Shkup, pasi që në dy ditët e fundit janë kryer mbikëqyrje të fuqishme dhe të koordinuara inspektuese në terren. Gjorgjievski në informatën që e ndau në profilin e tij në Fejsbuk u bën thirrje shkupjanëve të paraqesin ndotës potencial në e-mailin në vijim: [email protected]. “Nuk ka tolerancë për askënd – janë shqiptuar dënime për ndotësit në Shkup. Të respektuar shkupjanë, gjatë ditëve të kaluara Shkupi u përball me ndotje serioze të ajrit. Sipas të dhënave nga monitorimi shtetëror, ishte…
Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak mbi këtë çështje. Institucioni bën me dije se hetimi është çelur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të ngritura publikisht në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës. Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat…
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme. Sipas burimeve, Ismaili akuzohet bashkë me Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni për përgjim të paautorizuar dhe grup të strukturuar kriminal. Ismaili ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e SPAK ditën e sotme, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.
Banorët që preken nga projekti TID i janë rikthyer protestave në qytetit e Durrësit. Paraditen e sotme, ata kanë dalë përpara sheshit qendror, duke kërkuar pezullimin e këtij projekti që e cilësojnë korruptiv. Sipas tyre, qëllimi i vërtetë është i kullave në zonë, ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit. Banorët kanë bërë të ditur se hapat e tyre të radhës përfshijnë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar rreth 3 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit D.A., pasi nga hetimet rezultoi se ato nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme. Vendimi për konfiskimin e pasurive u mor në kuadër të një hetimi pasuror i zhvilluar nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila vërtetoi se subjekti nuk kishte burime të ligjshme financiare për krijimin e pasurive të regjistruara në emrin e tij. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një numër të konsiderueshëm pronash të paluajtshme dhe aktivitetesh ekonomike, si troje me sipërfaqe të ndryshme në…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 55-vjeçare, Pemlushe Sadrijaj është zhdukur në Rahovec, dhe njëkohësisht po kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e saj. 55-vjeçarja është nga Rahoveci, derisa organet kompetente lusin qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë shë E-mail adresa: [email protected].
Ne jemi një kandidat teknikisht i përgatitur, por politikisht i bllokuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, duke folur për integrimet evropiane. Presidentja tha se integrimi evropian i Maqedonisë është një “shembull shkollor i neglizhencës së demokracisë” dhe se vullneti politik është i nevojshëm jo vetëm nga ana jonë, por edhe nga Bashkimi Evropian “Nëse ndryshimet kushtetuese do të kishin qenë arsyeja, ne do të ishim bërë prej kohësh anëtare e BE-së”, tha Davkova, duke shtuar se pothuajse e gjithë agjenda e saj e politikës së jashtme gjatë periudhës…
Nën dritat festive të fundvitit dhe në një atmosferë të mbushur me emocione, punonjësit e televizionit “News24”, “BalkanWeb”, “Panorama Grup”, “Gazeta Shqiptare”, “Radio RASH” dhe të gjithë grupit Hysenbelliu, që përfshin stafet e universitetit “Luarasi”, Birrës Korça, Tirana dhe uji Fab, Erioni Ndërtim, Egnatia, Prestige Resort, Prestige Garden dhe stafi i administratës së grupit, u mblodhën në një mbrëmje gala në ambientet luksoze të hotel Plaza për të ndarë së bashku momentet e mbylljes së një viti pune, të vështirë, por thellësisht domethënës.[embedded content] Qindra punonjës të mediave dhe bizneseve, drejtues të grupit, pronari i Hysenbelliu Group dhe botuesi i…
Nxënësit do të vijojnë mësimin deri në fund të muajit dhe pastaj shkojnë në pushim dimëror. Nuk do të ketë më herët pushim për shkak të ndotjes së ajrit. E pyetur nëse për shkak të ndotjes së ajrit MASH mendon për përfundim të parakohshëm të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/2026, ministrja Vesna Janevska deklaroi sot se mbeten edhe pak ditë deri në pushim. Siç tha, në këtë moment nuk kanë informacione se shëndeti i tyre është rrezikuar dhe se nuk është problem nëse për shkaqe shëndetësore mungojnë një-dy ditë nga mësimi. Por, shtoi, duhet të mënjanohet dukuria negative…
Pas zbulimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Mësohet se drejtimi i AKSHI-t do të bëhet nga Romina Kostani, e cila aktualisht mban postin edhe si Drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me fonde të huaja. Po ashtu, asaj i delegohen edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n. Ndërkohë, vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtrohen nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes…

