Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas gazetarit Fatmir Popja, aksioni u realizua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin të dyshuarit, policia sekuestroi rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja. Sipas policisë, ndërhyrja erdhi pas dyshimeve se mjeti po transportonte drogë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga forcat…
Author: almakos
Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj të parë, përmendi gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e madh të grave dhe burrave për vendin. Sot në këtë pasdite vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit shqiptar është e qartë dhe e drejtë. Lufta e tyre ka qenë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer…
Ky portal mirëmbahet nga kompania “InfoKosova”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “InfoKosova”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili në një intervistë për Gazetën Lajm, e quajti Taravarin “ministër i kanabisit” ngase në kohën e tij, sipas Mexhitit, janë dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit. “Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim. Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi.…
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar nga ora 17:30. Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët. Këtë herë, sipas kryetarit të deritashëm Dimal Basha, ka dakordim nga partitë që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako. Seancën konstituive po e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu në moshë. Në seancën konstituive nuk ka debat.
Gjendja e 2-vjeçares shqiptare që ra aksidentalisht duke luajtur pak ditë më parë në shatërvanin e Kalitheas në Greqi, vjen drejt përmirësimit. Vogëlushja tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën sipas mjekëve, teksa u mbyt me ujë dhe u desh ndërhyrja e një kamerieri 25-vjeçar që u hoq si mjek, për t’i bërë shpëtimin e jetës nëpërmjet ndihmës së parë. Kreu i spitalit, POEDIN (spitali i fëmijëve, foto poshtë), Michalis Giannakos, u shpreh se shëndeti i vajzës së vogël që ra në një shatërvan në Kallithea vjen duke u përmirësuar. “Vajza 2.5-vjeçare që u nxor nga shatërvani në Kallithea duket…
Në një kryeqytet që premton standarde europiane, banorët e Hasanbegut në Shkup jetojnë prej dekadash pranë një kanali të hapur me fekale. Era e rëndë, ndotja dhe rreziku për shëndetin janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre. Qytetarët thonë se kjo gjendje është e tmershme dhe se institucionet kanë heshtur për vite me radhë. Premtimet politike kanë mbetur vetëm fjalë, ndërsa problemi vazhdon të thellohet. Në vazhdim, banoret theksojnë se kjo gjendje është skandaloze dhe se janë të neglizhuar për vite me radhë ku madje edhe pas shumë ankesave të shkruar përsëri nuk meret parasysh asgjë. BURIM SADIKI, BANOR “Imagjino…
Procesi gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt ka marrë një kthesë të papritur, duke zbuluar detaje të reja që tronditin opinionin publik. Një mesazh i dërguar nga Naim Murseli, i dyshuar për këtë krim, ka ngritur shumë pyetje mbi motivet e tij dhe ngjarjet që çuan në tragjedinë e 29 nëntorit 2023. Seanca e fundit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për këtë rast ka qenë e mbushur me tension, ku provat materiale dhe komunikimet e fundit të Murselit ishin në qendër të vëmendjes. Gjyqi po shqyrton me kujdes çdo detaj, duke përfshirë mesazhet e dërguara nga i akuzuari, që mund…
Përdoruesit e Facebook janë përballur me një situatë të papritur që ka shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në mesin e miliona njerëzve anembanë botës. Një mesazh i papritur ka shfaqur në ekranin e shumë përdoruesve, duke i lënë ata të pyesin se çfarë po ndodhte me platformën e njohur sociale. “Ndodhi një gabim. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik për të cilin po punojmë. Provo ta ringarkosh këtë faqe,” thuhej në njoftimin e rrjetit social. Problemi duket se ka ndikuar kryesisht në rifreskimin e faqeve dhe ngarkimin e postimeve të reja, duke penguar përdoruesit të shikojnë…
Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski u takua këtë të mërkurë me kreun e SPAK, Klodian Braho, ministrin e drejtësisë, Besfort Lamallari, ministren e Brendshme, Albana Vokshi, gjyqtarin e GJKKO, Erjon Bani, presidentin Bajram Begaj dhe figura të tjera të drejtësisë. “Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i…
Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia”, në të cilin ish-drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla (Nino) Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve. Në seancën e sotme dëshmoi ekspertja sllovene Maja Ravnik, e cila paraqiti analizën e saj lidhur me rezultatet mjekësore dhe terapitë e aplikuara tek disa pacientë. Sipas saj, në një rast janë evidentuar tre diagnoza të ndryshme, ndërsa pacientja është trajtuar njëkohësisht për kancer të rektumit dhe kancer të gjirit, pa konfirmim të qartë për formën aktive të sëmundjes. Ravnik…
Të rishqyrtohet financimi i fushatave zgjedhore me mjete që grumbullohen në llogarinë e rregullt të partisë politike, afati përfundimtar pas të cilit nuk lejohet më pagesa e donacioneve në një llogari zgjedhore dhe të rregullohet situata kur një kandidat i pavarur për president ose për kryetar komune mbështetet nga një parti politike e konsoliduar, janë tre dobësitë sistemike për të cilat Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) po punon prej një periudhe më të gjatë, theksoi sekretari i përgjithshëm i ESHR-së, Aleksandar Poposki, në ngjarjen e sotme, “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”. Sipas…

