Author: almakos

Që nga orët e mëngjesit e deri më tani, në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës (foto nga rruga me borë). Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet. Ata shprehen gjithashtu se “një person me fuoristradë u ka ardhur duke u thënë se po të paguanin 200 mijë lekë të vjetra do i kalonte ai matanë rrugës”.

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët mbrëmjen e 31 dhjetorit, gjatë ndërrimitt ë viteve në Silea të Treviso. I riu ishte kontigjent krimi i njohur në zonë dhe banues po aty. Operacioni filloi rreth orës 18:30 të mbrëmjes në “Via Roma”, si pjesë e patrullave territoriale të synuara të vendosura për të garantuar sigurinë gjatë natës së Vitit të Ri. Burri u ndalua ndërsa drejtonte automjetin e tij, një “Golf”, dhe u kontrollua. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën 29 doza kokaine, me peshë afërsisht 35 gramë, 14 doza heroine, ekuivalente me afërsisht 10 gramë, si dhe 5000 euro në para…

Lexo më Shumë

Agjencia e Kadastrit të Patundshmërive ka përfunduar gjatë vitit 2025 gjithsej 1.040.137 lëndë, duke treguar një përmirësim të dukshëm të efikasitetit dhe përkushtimit për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë. Sipas njoftimit të Agjencisë, të gjitha lëndët e mbetura janë zgjidhur, ndërsa kërkesat e reja trajtohen në afatet ligjore, pa ngecje. Arritjet kryesore të vitit përfshijnë: Eliminimin e plotë të lëndëve të prapambetura Trajtimin me sukses të 96,4% të ankesave Zgjidhjen e 99,6% të lëndëve në regjistrin grafik të tokës ndërtimore Përgjigje të plota për 100% të kërkesave të pranuara përmes platformës e-Qeveri Ulje të ndjeshme të lëndëve të…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë fëmija dy vjeçar që ishte i shtrirë në spitalin e shtetit, pasi natën e ndërrimit të vitit u lëndua rëndë në kokë. Sipas informacioneve fillestare fëmija ishte goditur nga një plumb qorr teksa po shikonte fishekzjarrët dhe në momentin e incidentit, ndodhej jashtë së bashku me të ëmën. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës është dërguar për obduksion dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. MPB “Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë zhvilluar bisedë zyrtare me nënën G.D. (21), e…

Lexo më Shumë

Lufta kundër ekonomisë së zezë dhe formalizimi i të njëjtës vlerësohet si një nga përcaktimet më të larta strategjike të Qeverisë dhe segment kyç i agjendës reformuese, deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Duke cituar të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikës, Durmishi tha se në vitin 2024 në vend ka pasur rreth 694.000 të punësuar, nga të cilët përafërsisht 85.000 kanë qenë të punësuar në zezë. Mes tjerash, Durmishi njoftoi se nga dita e parë e vitit 2026, ka hyrë në fuqi ligji për angazhim sezonal të punonjësve. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS “Ligji mundëson…

Lexo më Shumë

Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Dy automjete janë përplasur mes tyre “kokë më kokë” në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale. Burime policore informuan se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese Dhimitra H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues Sokrat M., që po hetohen për rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. E plagosur mësohet se ka mbetur drejtuesja e mjetit të parë, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ndihmë…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e karabinierëve të stacionit të Marscianos natën e ndërrimitt ë viteve, me akuzën për posedim të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Trafikanti i ri i drogës nuk u ndal në një pikë kontrolli të policisë dhe gjatë ndjekjes, hodhi shtatë pako me kokainë nga dritarja e makinës, të cilat u gjetën më vonë nga karabinierët. Menjëherë pas kësaj, u krye një kontroll në dhomën e një hoteli në Marsciano, ku po qëndronte 19-vjeçari. Media italiane informon se nga kontrolli u gjetën 50 gramë të tjera kokainë dhe 5500 euro në para të gatshme.…

Lexo më Shumë

Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës…

Lexo më Shumë

Çmimet e produkteve që qytetarët i kanë paguar në fund të vitit dhe në fillim të këtij do të analizohen nga Ministria e Ekonomisë, thotë ministri Besar Durmishi. Qëllimi, siç thotë ai, është të shihet nëse ka pasur rritje çmimesh dhe sjellje devijante nga tregtarët. “Javën tjetër do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga tregtarët apo rritje çmimesh”, tha sot Durmishi. Ai shtoi se pasi të bëhen analizat dhe të shihet nëse pretendimet për çmime më të larta janë…

Lexo më Shumë

Kronikë Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebroj dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se burri pasi e ka dhunuar gruan e ka çuar në spital në urgjencë të vdekur. Dyshohet se krahas dhunës, mund ta ketë mbytur edhe me duar. Pasi e ka lënë në urgjencë pa shenja jetë, është kthyer në banesë, ku edhe ka vrarë veten.  Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Familjarët kanë deklaruar në polici…

Lexo më Shumë

[embedded content] Një fluks i lartë mjetesh, kryesisht me targa të Shqipërisë, është regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në kufirin Shqipëri–Kosovë. Ky fluks ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, të cilat shtrihen deri në fshatin Morinë. Qytetarë të shumtë nga Shqipëria po shfrytëzojnë pushimet e festave të Vitit të Ri për të udhëtuar drejt Kosovës, kryesisht për të pushuar në zonat turistike malore si Prevalla dhe Brezovica, të cilat aktualisht janë të mbuluara nga bora dhe ofrojnë kushte të favorshme për turizmin dimëror. Autoritetet kosovare të Doganës në Vërmicë po punojnë me të…

Lexo më Shumë

Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.[embedded content] Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur…

Lexo më Shumë