Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në katin e dytë. Oborri, që do të ketë pamjen e një parku arkeologjik, thuajse ka përfunduar, ndërsa po projektohet një shteg kalimi prej disa qindra metrash që bashkon Muzeun me vendzbulimin e banesës romake, në themelet e ish-shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”. Kjo rrugë këmbësorësh…
Author: almakos
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se gjatë vitit 2025 në buxhetin e shtetit janë mbledhur gjithsej 4 miliardë e 426 milionë euro nga taksat dhe kontributet sociale, që paraqet një rritje prej 308,3 milionë eurosh krahasuar me vitin 2024. Sipas DAP-it, nga kjo shumë totale, të ardhurat tatimore kanë arritur në 2 miliardë e 334 milionë euro, ose 7,5 për qind më shumë se vitin e kaluar, që në vlerë absolute paraqet rritje prej 163,2 milionë eurosh. Rritja e të ardhurave ka qenë e vazhdueshme gjatë gjithë vitit, me një intensitet më të theksuar në gjysmën e dytë…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se viti 2026 do të jetë një vit i vështirë për qytetarët, duke theksuar se në buxhet nuk ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagave të punëtorëve, për vendosjen e një page minimale prej 600 eurosh, apo për uljen e çmimeve të larta. Sipas LSDM-së, në arkën shtetërore tashmë mungojnë rreth 1 miliard euro. Ata theksojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të shkaktojë një zinxhir shtrenjtimesh edhe në produkte dhe shërbime të tjera. “Gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Me afrimin e zgjedhjeve…
Aksi rrugor Ura e Shtrejtë – Prekal është bllokuar plotësisht për qarkullim, pas një shembjeje të konsiderueshme të trupit të rrugës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave si pasojë e motit të përkeqësuar dhe reshjeve intensive të 48 orëve të fundit. Shembja është konstatuar në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, një segment problematik i këtij aksi, ku masa të mëdha dheu kanë rrëshqitur drejt rrugës, duke e bërë atë të pakalueshme dhe potencialisht të rrezikshme për çdo mjet apo këmbësor. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren kanë ndërhyrë ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër …
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe qarkullimi po zhvillohet pa pengesa të mëdha. Sipas shërbimeve kompetente, nuk janë regjistruar vonesa të gjata në hyrje-daljet e vendit në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) u bën thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve. Rekomandohet përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimi strikt i sinjalistikës së trafikut dhe vigjilencë e veçantë në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe ngricat. Si…
Të tjera detaje janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e së premtes në Orikum, ku Llogora Xhebroj dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, 40 vjeçe dhe më pas kreu vetëvrasje me armë zjarri. Fqinjët tregojnë se çifti kishte konflikte të shpeshta. Para festave të fundvitit, gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë, por pas insistimeve të bashkëshortit, ajo u kthye në banesë për të festuar me fëmijët. Banorët thonë se konflikte të vazhdueshme dhe denoncime nga ana e gruas kishin ndodhur edhe më parë, ndërsa autori drejtonte një market në…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi herët këtë mëngjes se për shkak të reshjeve të dendura të borës, ngricave dhe përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve atmosferike, qarkullimi në disa akse rrugore në vend është i vështirë. Si rrugë me qarkullim të rënduar janë evidentuar: Shkup – Tetovë Tetovë – Gostivar Mavrovë – Dibër Kërçovë – Ohër Kozjak – Shkup Vështirësi janë raportuar gjithashtu edhe në disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit. Në numrin e emergjencës 112 janë regjistruar disa raste të automjeteve të bllokuara në borë, si dhe një incident rrëshqitjeje nga rruga. QMK u bën thirrje…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -8 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm të dobët në pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie…
Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e përhershëm të fëmijëve. Një vajzë 12-vjeçare mund të mësojë teknika make-up-i përmes videove 30-sekondëshe, ndërsa një djalë 13-vjeçar mëson për “suksesin” nga influencerë që tregojnë makina luksoze e jetë të përsosur. Nuk janë më librat, filmat edukativë apo rrëfimet familjare që formojnë shijet dhe ëndrrat e tyre, por përmbajtje të krijuara për të mbajtur vëmendjen sa më gjatë, të projektuara për të krijuar varësi emocionale dhe shpesh për të ushqyer konsum. Në prapaskenë, funksionon një sistem që nuk fle: algoritmi, që mëson çdo klikim, çdo ndalesë, çdo shikim të përsëritur. Ai përcakton…
Dy persona nga Gostivari kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, kur vetura me të cilën udhëtonin ka rënë në lumin Radika. Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar më 02.01.2026 rreth orës 15:50 në SPB Gostivar. Automjeti i udhëtarëve i tipit “Volkswagen Bora”, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë i Gostivarit. Nga MPB bëjnë të ditur se, me urdhër të prokurorit publik,…
Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në një nga episodet më të rënda të bllokimit rrugor jo vetëm të viteve të fundit, por të të gjitha kohëve. Mijëra automjete kanë mbetur të paralizuara për dhjetëra kilometra, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë izoluar në kushte tejet të vështira, përballë temperaturave nën zero dhe mungesës totale të lëvizjes. Sipas informacioneve të konfirmuara nga terreni, bllokimi masiv edhe pas orës 20.00 shtrihet nga Ura e Bushtricës në Qukës, në territorin e bashkisë Prrenjas,…
Situata nga moti i keq në veri të vendit dhe veçanërisht malësia e qarkut të Shkodrës mbetet ktirike. Telefonata të shumta janë marrë mbrëmjen e sotme në Polici për bllokimin e dhjetëra familjeve dhe mes tyre fëmijë, në zonën e Koplikut, zona e Bunit dhe Bajraktarit. “Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor”, thanë autoritetet. Sipas raportimeve, mbi 200…

