Author: almakos

Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima në katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Maqedonia ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet edhe sistemi më i gjerë automatik i kontrollit të trafikut – “Qyteti i Sigurt”, i cili ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e përparuar mund ta ndalë ciklin në rritje të aksidenteve të trafikut. Numri i aksidenteve të trafikut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, i cili në vitin 2021 arriti në 4,069, u ul…

Lexo më Shumë

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori me iniciale  Zaim Ismaili  është përplasur nga autobusi. Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e autobusit, shtetasin, Ndriçim Hidri. “ U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM kujton se detyrimi ligjor për të mbajtur pajisje dimërore në automjete është në fuqi deri më 15 mars. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme (3 janar) në Klos. Mësohet se Xhemal Zhuku, ka tentuar të kalojë lumin Mat, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, raporton News24. Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të…

Lexo më Shumë

Kampi i AKI-së në Gostivar ka zhvilluar vizitë në fshatrat e Malësisë së Gostivarit – Tërnovë, Padalisht dhe Sërmnovë. Në këto takime, kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, i shoqëruar nga Valdet Xhaferi, kryesues i ri i Këshillit Komunal dhe kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, ka bashkëbiseduar drejtpërdrejt me banorët për problemet konkrete dhe nevojat e zonës. Limani prezantoi programin zgjedhor, duke u ndalur te projektet që tashmë janë realizuar në Malësi, si dhe ato që parashihen të realizohen në mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se zhvillimi i Gostivarit kërkon planifikim serioz, projekte të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përshëndeti aksionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro. Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë. “E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski. Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduro-s. “Përgjegjësia…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore, Kiro Risteski, deklaroi se procesi i blerjes së duhanit nga korrja e vitit të kaluar ka përfunduar shumë më shpejt se sa ishte parashikuar, gjë që sipas tij është befasuese. Ai theksoi se kushtet e favorshme të motit gjatë muajit dhjetor kanë ndikuar ndjeshëm në përshpejtimin e blerjes. Lagështia relative ka krijuar kushte të mira për manipulimin dhe përgatitjen e duhanit në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, sipas Risteskit, edhe kompanitë blerëse kanë pasur nevojë për lëndën e parë dhe për këtë arsye e kanë marrë prodhimin në një afat të shkurtër. Edhe pse…

Lexo më Shumë

Një grua 44 vjeçe ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit teksa po përpiqej ta kalonte në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasja B. P. u rrëmbye nga uji gjatë tentativës për kalim, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur dhe nxjerrë më pas nga lumi. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka vlerësuar se viti 2026-të do të jetë vit i vështirë ekonomikisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë opozitare në buxhetin shtetëror nuk ka mjete për rritje të pagave për punëtorët, nuk janë paraparë mjete për ulje të çmimeve të larta po nuk ka mjete as për rrogë minimale 600 eurove. LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE “Tashmë mungojnë 1 miliard euro. Gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa shtrenjtimi i energjisë elektrike do të sjellë rritje edhe të çmimeve të tjera. Qeveria deri në zgjedhje do të përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me manipulime dhe “hedhje pluhuri në sy”.Prandaj…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se politikat e qeverisë për rritjen e pensioneve po e ulin shkallën e varfërisë. “Qëndrimi i Qeverisë është i qartë, mund të argumentojmë për hapin tonë që kemi ndërmarrë, dhe konfirmim se kemi ndërmarrë një hap të mirë janë njoftimet e Entit Shtetëror të Statistikës që dalin këto ditë dhe po komentohen në publik në lidhje me treguesit Laeken, përkatësisht nivelin e varfërisë, indeksin Gini, shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave. Ja ku kemi lajm të mirë, e ato janë se shkalla e varfërisë po zvogëlohet, nëse në vitin 2021 ishte 23…

Lexo më Shumë

Planifikimi për ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë ka nisur që në tetor dhe pritet të përfundojë deri në verë, kur edhe do të fillojnë punimet në terren. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, duke folur për projektet strategjike hekurudhore të vendit. “Aktualisht po punojmë në fazën më të rëndësishme të projektit – planifikimin dhe përgatitjen, e cila nuk është e dukshme për qytetarët. Kur planifikimi bëhet mirë, edhe projektet më të ndërlikuara realizohen shpejt dhe në kohë”, tha Nikolloski, duke theksuar se shembuj pozitivë janë autostradat Demir Kapija–Smokvicë dhe Shkup–Shtip, ndërsa si shembull negativ përmendi aksin Ohër–Kërçovë. Sipas tij,…

Lexo më Shumë