Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2025 do të fillojë dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 16.09.2025, dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, përkatësisht: Dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 12.09.2025 (e premte) dhe më 13.09.2025 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit. Dezinsektimi tokësor i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, do të zhvillohet nga 16.09.2025 (e martë) deri më…
Author: almakos
FBI ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarë për këdo që jep informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk. Sipas njoftimit zyrtar, publiku inkurajohet të japë informacion, duke kontaktuar përmes një numri telefoni ose duke dorëzuar foto dhe video online. Më herët autoritetet raportuan se kishin pranuar 130 informacione nga qytetarët deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet nënvizojnë rëndësinë e kontributit të publikut për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Në orët e vona të pasdites, rreth orës 15:15, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin zhvilloi inspektim të jashtëzakonshëm për shkak të zjarrit që shpërtheu në deponinë e mëparshme të mbeturinave komunale “Drislla”, pas një njoftimi nga Stacioni Policor Gazi Baba. “Në vendngjarje po punohet për shuarjen e pjesës së djegur me mekanizëm dhe mjete të vetë N.P. “Drislla”, si dhe me disa automjete zjarrfikëse dhe automjete të N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup. Inspektimi u krye nga inspektorë të autorizuar nga SPB Shkup, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i N.P. “Drislla”, personi përgjegjës për mjedisin dhe punonjës të tjerë të…
EMISIONI VETTING Ndërhyrja e kompanisë “KAYO” u realizua me ndihmën e Policisë së Shtetit, e cila nuk kishte një shkresë zyrtare, një urdhër apo një vendim gjykate për të ndërhyrë te studiot e “News24” dhe Panorama Group. “Futja e vrullshme e policisë dhe ushtrisë në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin ka sjellë pasoja që janë tjetërsuar sendet dhe materialet e televizionit të gazetarëve që kishin materiale personale, qoftë pajisje, laptopë, dokumenta, të cilat i përkisnin atyre”, tha avokati Redi Ramaj. “Vetting” i bëri një kërkesë për informacion Policisë së Shtetit për t’i vendosur në dispozicion një kopje të urdhrit…
EMISIONI VETTING Në 13 mars 2025, Këshilli i Ministrave me firmën e zv.kryeministres Belinda Balluku do të transferonte truallin e ish-uzinës në Shkozë në pronësi të Bashkisë Tiranë drejt kompanisë publike “KAYO” sha, e cila është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Por Këshilli Bashkiak Tiranë nuk do të miratonte këtë kalim, duke pasqyruar shkëndija nga përplasjet, të cilat tregojnë se brenda mazhorancës ka një luftë të heshtur brenda llojit. Sipas anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ky vendim është antikushtetues. “Nuk është kaluar në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë, është cënuar pavarësia e pushtetit vendor”, tha për “Vetting” Dorian Teliti.…
Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të Sistemit të Menaxhimit të Krizave, në mbledhjen e 7-të të sotme, i propozoi Qeverisë, e cila dhe miratoi vendimet e mëposhtme: ndalim të lëvizjes në territorin e deponisë „Vardarishte“ si masë urgjente për përballimin e zjarrit në këtë deponi në komunën e Gazi Babës. Për zbatimin e kësaj konkluze është caktuar zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Vendimet u morën pas diskutimeve mbi situatën me zjarret në deponinë „Vardarishte“ në komunën e Gazi Babës, ku anëtarët e Komitetit, për shkak të rrezikut të shtuar për…
Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Behar Emini, më 11 shtator 2025, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëpriti anëtarët e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit. Eventi u mbajt nën moton “Legjislacioni aktual dhe reformat e ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave në rajonin e Ballkanit”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga disa vende anëtare të EFDI-së. “Takimi paraqiti një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira në lidhje me mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemeve financiare, si dhe për diskutim mbi zgjidhjet…
OKH Merhamet, ka përfunduar me sukses kursin e gjuhës turke në disa qytete të RMV-së. Nga OKH “Merhamet” bëjnë të ditur se kursi u zhvillua gjatë vitit akademik 2024/25 dhe ofroi një program bashkëkohor që përfshinte mësimin e gramatikës turke, si dhe zhvillimin e aftësive të komunikimit në gjuhën turke. Komunikata e plotë e OKH “Merhamet” në vijim: Shpërndarja e Certifikatave për Kursin e Gjuhës TurkeQytetet: Kërçovë, Prilep, Dollnen, Cërnilisht, Manastir, Strugë & Ohër | Viti Akademik 2024/25 Gjatë muajit gusht, O.K.H. MERHAMET organizoi me sukses ceremonitë e shpërndarjes së çertifikatave të përfundimit të Kursit të Gjuhës Turke në qytetet:…
Nga mbikqyrja e ditës së djeshme në Agjencinë për siguri kombëtare, nga deputetët e komisionit për mbikqyrje të ASK-së, në mungesë të ndonjë epilogu, dolën vetëm pakënaqësitë e deputetëve të opozitës, të cilëve nuk u ishte mundësuar qasje në dokumentet e klasifikuara nën arsyetimin se ata kanë qenë të dorëzuara në prokurori. Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe tha se ky nuk është arsyetim për shkak se në raste të tilla dokumente të tjera të kopjuara ngelin në institucion. Filipçe tha se gjithçka që duhet të bëjë qeveria në këtë rast është ti deklasifikojë dokumentet. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Më…
Prezantimi i kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama nuk ofroi surpriza, por as risi sipas analistëve të politikës, të cilët vlerësojnë se pushteti është i përqendruar në dorën e kryeministrit. Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik. Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu…
Tensionet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë intensifikuar pas deklaratave të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta nga institucionet evropiane, duke ngritur shqetësime mbi stabilitetin politik dhe demokratik në rajon. Fyerjet e Vuçiçit vijnë në një kohë kur ai po përballet me protesta masive antiqeveritare, të cilat kanë zgjatur për muaj të tërë. Këto protesta janë një shenjë e pakënaqësisë së thellë publike ndaj qeverisë dhe politikave të saj, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për autoritetet evropiane. Institucionet evropiane kanë përshkruar ngjarjet në Serbi,…
Sot shënohet një përvjetor i rëndësishëm, 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë për Shtetet e Bashkuara dhe botën. Këto sulme, që morën rreth 3.000 jetë, vazhdojnë të jenë një kujtesë e dhimbshme për pasojat e terrorizmit dhe nevojën për unitet në luftën kundër tij. Në Kosovë, homazhet përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit u zhvilluan me pjesëmarrjen e liderëve të lartë. Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën në këtë tragjedi. Kjo ngjarje shërben…

