Orë dore të rralla, çanta dore firmato, bizhuteri ari, valutë cash me vlerë totale që shkonte në të paktën një milion euro. Këto janë zhdukur gjatë një grabitjeje të bujshme nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në zonën luksoze dhe turistike të Mykonosit në Greqi disa ditë më parë. Policia greke njoftoi sot se ka identifikuar grupin e dyshuar, i drejtuar nga një 49-vjeçar shqiptar dhe bashkëatdhetari i tij, të cilët kishin shënjestruar ishullin e të pasurve dhe vilat që do ‘godisnin’. Gjithashtu janë siguruar edhe pamje filmike nga plaçkitjet dhe autorët e dyshuar. Operacioni i tyre filloi në fund të…
Author: almakos
Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Itali, teksa po shpërndante drogë duke përdorur një makinë me qira. Aksioni është kryer në zonën pranë kryqëzimit të autostradës Perugia-Bettolle, në komunën Tuoro sul Trasimeno. I riu u ndalua nga oficerët ndërsa drejtonte një makinë me qira. Sjellja e çuditshme e tij shtyu karabinierët të kryenin një kontroll të plotë të automjetit dhe personelit të tij, gjatë të cilit gjetën katër pako kokainë, me një peshë totale prej afërsisht katër gramë. Gjatë hetimit, 19-vjeçari u gjet të kishte në posedim një patentë shoferi të falsifikuar shqiptare. I shoqëruar në stacionin e…
Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 4,5 për qind në gusht 2025, duke u bërë një shqetësim i madh për qytetarët. Kjo rritje është një reflektim i situatës ekonomike të vendit dhe ndikon drejtpërdrejt në jetesën e përditshme të familjeve. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka raportuar se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2025, ishte 0,5 për qind. Kjo tregon se çmimet vazhdojnë të rriten, duke e bërë më të vështirë për qytetarët që të përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të…
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burgim për dy akuza të rënda është lokalizuar dhe prangosur ditën e sotme në Elbasan. Burime zyrtare bënë me dije se U.K., rezulton i dënuar me burgim për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Aksioni u krye nga agjentët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet…
Që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm, ka gjithsej 14 zjarre që digjen në hapësira të hapura në të gjithë vendin, asnjë prej të cilave nuk është aktiv, një është nën kontroll dhe 13 janë shuar. Sipas Qendrës për Menaxhim të Krizave (QMK), zjarri në deponinë Drislla në Komunën e Studeniçanit, ku digjen mbeturinat, është nën kontroll. Zjarret janë shuar në Komunën e Strugës pranë fshatrave Tateshi, Bogojca dhe Maslodezhda (pyll pishe), si dhe në vendbanimin Elen Kamen (bimësi e ulët), në Komunën e Likovës, fshatin Nikushtak dhe Komunën e Gazi Babës, fshatin Bulaçan, Komunën e Staro Nagoriçanit, fshatin…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe anëtarët e PD-së bënë homazhe sot në bustin e Azem Hajdarit. Në fjalën e tij, Berisha tha se “sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, de facto është i shtypur i dhunuar.” Për këtë arsye ai tha se PD është e gatshme për çdo sakrificë dhe betejë për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri. Sali Berisha: Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit de facto është i shtypur i…
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari. Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak. Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe…
Pakistani dhe Izraeli zhvilluan debat të ashpër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ku po diskutohej sulmi izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar, transmeton Anadolu. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar për sulmin e Izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar nën titullin “Situata në Lindjen e Mesme”. Në takim, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon mbrojti sulmin e Izraelit në Doha duke e krahasuar atë me sulmin e SHBA-së ndaj udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, dhe pasi nënkuptoi se Pakistani po ofronte strehim për terrorizmin,…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin. “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri…
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin CONTEXT në ATV, duke kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit. Ai e akuzon Bashën për fyerje të rëndë ndaj historisë së Kosovës, duke e quajtur të papranueshme që ai të mbajë një post të tillë. Limaj theksoi se individët që kërkojnë të shërbejnë në poste publike duhet të kenë një të kaluar të pastër dhe të mos kenë sulmuar vlerat kombëtare. Ai e konsideron të papranueshme që një person me një histori të tillë të jetë në krye të Kuvendit, duke…
Me moton e një fillimi të ri për Çairin, Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Këshillim Vendor “Luan Haradinaj”. Sipas tij ngjarja shënoi një tjetër hap drejt konsolidimit të vizionit për një komunë moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarit. Më poshtë njoftimi i plotë i Osmanit: Hapja e shtabit në KV Luan Haradinaj! Çdo ditë që kalon, vizioni ynë për një Çair të ri po merr gjithnjë e më shumë kuptim. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kush duhet t’i prijë kësaj komune, kush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe…

