Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës në aspektin e trajtimit mjekësor të të lënduarve nga zjarri tragjik në Kran-Montana. Në këtë drejtim, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se tashmë po vepron në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër. “Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin më të thellë me të lënduarit nga kjo ngjarje tragjike”,…

Lexo më Shumë

Rusia tha sot se i ka dorëzuar palës amerikane prova se sulmi i dyshuar me dronë i kryer këtë javë nga Ukraina kishte në shënjestër rezidencën e presidentit Vladimir Putin në rajonin Novgorod, transmeton Anadolu. Ministria e Mbrojtjes publikoi në Telegram një video që tregonte një takim mes Igor Kostyukov, shefit të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, dhe një përfaqësuesi të zyrës së atasheut ushtarak amerikan në Moskë. “Unë jam Igor Kostyukov, shefi i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë. Ju kam ftuar për një çështje…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë. “E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi. “Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës. Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”. MARKETING

Lexo më Shumë

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën. Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e parë pas festave të fund vitit kryeministri Hristian Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të zhvillojë takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të kërkuar de-bllokimin e procesit të emërimit të avokatit të popullit, i cili në Kuvend është bllokuar për shkak të mungesës së 2/3 të votave dhe shumicës së badenterit. Mickoski nuk përmendi emra, por tha se gjatë kësaj periudhe do të takohet me deputet dhe grupe deputetësh për të tejkaluar këtë problem. Duke kërkuar de bllokim të proceseve, Mickoski tha se ky proces ndikon në mënyrë direkte edhe tek raporti…

Lexo më Shumë

Detaje të tjera mësohen nga aksidenti tragjik me tre viktima në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në orët e para të ditës së parë të Vitit të Ri, ku humbën jetën tre të rinj. Njëri prej viktimave Anxhelo Ruçi, 27-vjeç mësohet se ishte djali i shefit të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Viktimë gjithashtu mbetën edhe Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena. Ndërsa 19-vjeçarja Arsida Demiri është dërguar në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë. Si ndodhi aksidenti? Ora shënonte 03:18…

Lexo më Shumë

MPB ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjne e një shtetasi turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. “Më 01.01.2026 në orën 01:11, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë njoftim se para një objekti ushqimor në “Çarshinë e Vjetër të Shkupit” është prishur rendi dhe qetësia publike, me ç’rast është zhvilluar një përleshje fizike, gjatë së cilës dy persona janë lënduar nga një objekt i mprehtë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur A.M.D. (22) nga Turqia, i cili është shpallur i vdekur nga një mjek i urgjencës në orën 01:30, dhe Ç.E. (23) nga Turqia,…

Lexo më Shumë

Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit. Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani. Mungesa e infrasktrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin në hyrje-dalje përveç vizitave të familjarëve, janë disa nga shkaqet e trafikut të rënduar.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka informuar se gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, në rajonin e SPB Shkup ka ndodhur vrasje e një shtetasi turk, shtatë persona janë lënduar nga përdorimi i petardëve, ndërsa një person është vetplagosur.Për vrasjen e shtetasit turk, Toshkovski, shtoi se gjatë ngjarjes ka patur edhe një person i cili është lënduar.Vrasja ka ndodhur me thikë po ashtu edhe plagosja.Një person është i dyshuar i cili për momentin është në arrati, ka informuar Toshkovski.Rreth ngjarjes të gjithë personat e involvuar janë shtetas të huaj. MARKETING

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”,…

Lexo më Shumë

Një fëmijë dyvjeçar, me të dhëna personale ende të panjohura, është pranuar në Klinikën për kujdesje Intensive me një plagë të rëndë nga armë zjarri në kokë, kanë njoftuar shërbimet kirurgjike kujdestare.Sipas informacioneve zyrtare, fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, ndërsa institucionet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. MARKETING

Lexo më Shumë