Nga Jess Baily Liria fetare është faktor integral në jetën amerikane, dhe ka qenë e tillë që nga themelimi i kombit tonë. E vërteta është që shumë prej vendbanimeve evropiane në Amerikë përbëheshin prej individëve dhe familjeve që kishin ikur për shkak të përndjekjeve fetare. Nuk ështëpër t’u habitur që kjo e drejtë fundamentale është “liria e parë” e gdhendur nëKartën e të Drejtave të Kushtetutës tonë. Komponentë themelore e lirisë fetare është e drejta e njerëzve të të gjitha besimeve që plotësisht të marrin pjesë në shoqëri, pa u ballafaquar me diskriminim për shkak tëfesësë tyre. Pluralizmi fetar është…
Author: almakos
Në ketë shkrim, nuk do të komentoj me fjalë të mija (veç aty ku është e domosdoshme), vetëm dëshiroj të bëjë krahasime në mes shkeljeve të Kushtetutës që i janë bërë nga dy Presidentet e dorëhequr dhe shkeljeve kushtetuese që janë bërë në Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 nga Kryeministri i Kosovës, e cila vështirë që mund të trajtohet si akt administrativ. Ndoshta ketë më mirë e kontestoi anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu i cili tregoi profesionalizëm të lartë, kur e ndau mendimin e tij nga anëtaret e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë,…
Ismail BARDHI “Dikur ishim të shqetësuar për moralitetin e teorive tona – sot jemi të shqetësuar për mundësinë e amoralitetit të asaj që ndërtojmë.” Martin Richardson Profesionalisht mbase nuk kam të drejtë të shkruaj për arkitekturën apo për artin, por besoj se kam të drejtë të shkruaj për atë që më shqetëson shpirtërisht dhe mendërisht, e kjo është ajo që e shoh rastësisht, ajo që e shoh detyrimisht, e që është vendi ku jetoj i rrethuar me gjithçka “anti-”. Vendi ku jetoj është me rrugë e pa rrugë, me parkingje e pa parkingje, me ndërtesa me dhe pa plan/leje, me…
Emad MEHMETI Ali Ahmeti dhe fjalët që i rrotullon qe 13 vitet e fundit në emisione, në raste krizash dhe para zgjedhjeve: 1.) Do e rregullojmë statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, sa të vijmë në Qeveri? Statusi i veteranëve të UÇK-së, ende s’është zgjidhur. 2.) Do e rregullojmë ligjërisht zbatimin e gjuhës shqipe? Gjuha shqipe s’është zgjidhur. 3.) Do e integrojmë Maqedoninë në BE dhe NATO? Maqedonia radhitet në një vijë me Tunguzin me “arritje”, dhe s’është integruar askund, pos ambasadat me Serbinë. 4.) Rrihen shqiptarë, ndodh “Monstra”, “Car Dushani”, ai thotë ruani gjakftohtësinë? A do ta ruanit gjakftohtësinë…
Shkruan: Orhan Murtezani Me disa nga anëtarët e grupit koordinues të Këshillit Opozitar të shtunën e kaluar ishim të ftuar të merrnim pjesë në një tribunë me qytetarë në Llabunishtë të Strugës. Në pjesën e paraparë për inkuadrim të qytetarëve nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve fjalën e mori një burrë në të gjashtëdhjetat me kapelë të bardhë mbi kokë. Ky banor i Llabunishtit, pasi i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe deklaroi se është shqiptar, më tej i shpjegoi çastet shumë të lumtura të cilat i kishte përjetuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur ishte nisur për të shkuar…
Dje Kryeministri tha: “Le të tregoi opozita se ku ka korrupsion, këtë vit (të qeverisjes së tij) nuk ka asnjë skandal”?! Se vetëm aty ku ka skandale paska korrupsion a?! Ja, me çfarë sigurie flet Kryeministri që i ka 70 dosje në Prokurori dhe që e ka qeverisur tepër keq për dy mandate Kryeqytetin tonë, Prishtinën?! Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni? Kryeministri ka harruar se edhe mashtrimi disa vjeçar, se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit,…
Zeqirija IBRAHIMI Universiteti shqip (pra jo universiteti trigjuhësh) në Shkup do të ishte lajmi më i mirë që mund ta kishin marrë shqiptarët e Shkupit në këto 100 vjetët e fundit. Bashkë me këtë lajm edhe më i mirë do të ishte lajmi se Universiteti Shtetëror i Tetovës, i ngritur dhe ujitur edhe me gjakun shqiptar në Maqedoni, të ishte radhitur ndër 1000 universitetet më të mira në botë. Por, Ata që mashtrojnë se e kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe në Maqedoni, ndërsa e detyrojnë edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare të shkruajë maqedonisht, Ata që nuk arrijnë t’i…
Shpëtim POLLOZHANI Në të gjithë botën shtetet e kanë mafjen e vetë. Në Maqedoni mafja e ka shtetin e vetë.Si shpesh herë edhe kësaj radhe, Struga është në fokus të opinionit. Mos haroni se në Enciklopedinë e ish Armatës jugosllave, Struga ishte një ndër tetë pikat geostrategjike dhe politike të shtetit. Struga e ka Qafën e Thanës dhe nbi 40 kilometra zonë kufitare me Shqipërinë, të cilin e ruajnë disa qindra bashkëpunëtorë të shërbimeve sekret të ushtrisë (3) dhe të policisë (5). Në Strugë kanë ndodhur edhe tre vrasje të maqedonasve në vitet e nëntëdhjeta. Për asnjërën vrasje nuk është…
Ramadan RAMADANI Ndonëse dita e premte, ishte një ditë plotë me lajme të mira gjithandej si iniciativa për dekriminalizim të politikës në Shqipëri dhe publikimin e kritereve për liberalizim të vizave në Kosovë, sërish na duhet të veçojmë lajmin e mirë për protestën masive dhe të suksesshme në Tetovë kundër ndotjes së ajrit. Ky veçim dhe nënvizim nuk është vetëm në saje të suksesit të artikulimit një kauze aq abstrakte në dukje si ajri, meritë kjo që ju takon përgjatë gjithë vitit dy organizimeve qytetare nga Tetova: Eco Guerrila dhe “Nëna dhe Fëmija”, por edhe ngase kjo kauzë na përket krejt…
Fillimisht duhet cekur se marrëveshjet e Brukselit (e 19 prillit 2013 dhe e 25 gushtit 2015), si edhe ajo e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi janë kundër kushtetuese. Ato bien ndeshë me shumë nene të Kushtetutës, duke filluar me nenet: 1, 2 e 3 etj., të saj. Në nenin 1 të Kushtetutës shkruan: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”. Në paragrafin 2 thuhet: “Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet….”. Pra Kushtetuta thotë qe Republika është shtet i shtetasve të vet, ndërsa, “Zajednica” është e serbëve, vetëm në variantin…
Dolëm për të protestuar unë me disa shoqe të fakultetit në të cilën un studijoj, në protestat e sotme në Tetovë, që kishin për synim “Ajrin e Pastërt” dhe mbylljen e kombinatit “Jugohrom” e cila mbaroi me sukses. Banorët e Tetovës në mënyrë të qytetëruar protestonin në pikat të cilat i caktoi këshilli i protestës dhe i dhanë mbështetje organizatorëvë. U futëm në turmë, me maskat mbrojtëse në gojë. Por çfarë ndodhi? Një grup anonim i identifikuar nga protestuesit që kishin dalur në mënyrë të sinqertë të protestojnë, na thanë që persona me të kaluar të dyshimtë, po tentojnë ta…
Bekir HALIMI Të gjithë një kohë të gjatë jetojmë në ankthe me këtë ndotje marramendëse të ajrit në Tetovë dhe Shkup dhe tua them të drejtën edhe vet e ndjejmë më në hundët dhe rrobat tona. Mbrëmë dola të eci me bashkëshorten time edhe për të kaluar çaste bashkë, për të biseduar por edhe për të bërë një lloj aktiviteti sportiv, në kthim në shtëpi hunda na ishte mbushur me erë tymi dhe rrobat gjithashtu. Kjo dëshirë për kalim të këtyre çasteve bashkë në aktivitet të dobishëm për shëndetin tonë na u shndërrua në frikë nga ky ajër i ndotur…