Ali Ahmeti nuk ka kurrfarë ndikimi as peshe në Drenicë, prandaj përkrahja e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovcin nuk ka kurrfarë peshe. Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në intervistën e tij ekskluzive për lajm.tv. “Ali Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptuar qartë pozicionin e tij”, thotë mes tjerash deputeti Haradinaj, partia e të cilit mbështet kandidatin e NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj, i cili ka shkuar në balotazh bashkë me Lladrovcin. Në këtë intervistë, ish gjenerali i UÇK-së dhe një ndër luftëtarët më të…
Author: almakos
Duke folur për Universitetin e Tetovës, Zeqirija Ibrahimi tha se i njëjti merr fonde trefishë më pak se Universiteti i Shtipit edhe pse ka numër shumëfishë më të madh të studentëve. “Kjo ndodh në kohën që shqiptarët e kanë ministrinë e arsimit. Ose fjala bie, mbi 50 për qind të punësuarve aty janë pa vendime pune. Ata janë njerëz që rrinë me honorarë. Ne e kemi këndej ministrinë e arsimit. Pse shteti nuk ka fonde që edhe ata njerëz të punësohet aty”, tha Ibrahimi, duke shtuar se duhet pasur vullnet të dish se si bëhet dhe të vendosish një ministër…
Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” u bëri thirrje shqiptarëve të dalin të votojnë duke thënë se tani më kanë se për kë të votojnë, ngase “nëse në të kaluarën është votuar në mes të keqes më të vogël, tani oferta e “Rilindjes me BESË’ është ofertë e mirë e cila do t’i përmbush kërkesat e shqiptarëve”. “Nëse shqiptarët nuk dalin është mirë ta kenë të qartë një punë se, çdo votë e cila nuk shkon në kuti të votimit është votë për BDI-në. Andaj shqiptarët duhet ta marrin seriozisht procesin e votimit. Ne i ftojmë që ta mbështesin koalicionin tonë,…
I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet. “Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për…
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili akuzoi Lëvizjen BESA për blerje votash me para nga Turqia dhe Katari, Ibrahimi tha se i vjen keq për atë se edhe atij i ka ardhur rendi të flas për këso gjëra. “Është mirë që ai të mësohet njëherë se peshqit nuk mbjellën, por s’ka dert ajo është çështje që shpresojmë se me zhvillimin e strategjisë për arsimin shqip në Maqedoni, ja mësojmë edhe atë”, tha Ibrahimi. Sipas tij për BESËN, Republika e Turqisë është një shtet i suksesshëm dhe një alet dhe mik i shqiptarëve. /SHENJA/
Më tutje gjatë intervistës Zeqirija Ibrahimi tha për shkak arsimimit të cekët që e kanë eksponentët e BDI-së, përdorin terme të cilët nuk dinë t’i shpjegojnë. “Me strategjinë për zhvillimin e arsimit do të arrimë që tua shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton termi Euro-Aziatik dhe Aziatik. Në fakt dua të shpjegoj se ata kur e përdorin këtë term ne po duhet ta shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton ajo. Ata e kanë atë që ne qenkemi lëvizje aziatike për ta fshehur akuzën se jemi lëvizje e shqiptarëve mysliman. Dhe kjo i bie që në perspektivën e enveristëve të majtë, çdo shqiptarë…
Zeqirija Ibrahimi tha se BDI është në panik dhe kërkon tensionim të situatës ngase janë të vetëdijshëm se në rast humbje në zgjedhjet ata i pret një proces ku ata do të jenë të detyruar të japin llogari për të gjitha të palarat që i kanë bërë gjatë gjithë kohës që kanë qenë në pushtet. “Ata që ta shpëtojnë vetveten prej prokurorisë speciale, prej gjitha proceseve të cilët ata i kanë bërë gjatë kësaj kohe, sillen edhe në mënyrë të përçartur edhe të përçudnuar në mënyrë përbindëshe dhe nuk e masin se cili është reagimi që ishte dashur ta ketë,…
Bartësi në njësinë zgjedhore numër 1 i koalicionit “Rilindje me BESË, Zeqirija Ibrahimi, i ftuar në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se ata konsiderojnë që më BDI nuk është partia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa sipas tij kjo do të shihet edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai tha se BESA ka pasur agjendën e saj dhe nuk ka kërkuar ballafaqim me BDI, duke komentuar faktin se BESA mbajti tubim në sallën “Boris Trajkovski”, dy ditë pas BDI-së. “Është e pamundur aktivistët e BESËS t’i tubosh nëpër salla të vogla dhe ajo është arsyeja që ne e…
Aleanca për shqiptarët sonte ka zbarkuar në Tetovë, ku lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, kërkoi mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai gjatë fjalimit të tij kritikoi partinë shqiptare në pushtet, BDI-në, gjegjësisht liderin e saj, Ali Ahmeti, se me qeverisjen e tyre gjendja e shqiptarëve vetëmse është rënduar edhe më shumë, ndërsa gjuha shqipe ende mbetet e cunguar. Sela u zotua se nëse Aleanca për shqiptarët merr qoftë edhe një deputet më shumë sesa BDI-ja, do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë, duke e bërë të barabartë me gjuhën maqedonase, dhe gjithashtu u…
VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur tubim në qytetin Berovë, ku nga kjo parti sikur edhe në tubimet e tjera rikujtuan se kriza politike e cila sipas tyre është krijuar nga LSDM-ja, duhet të marrë fund më 11 dhjetor, duke bërë thirrje për një qevri stabile. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kërkoi dalje masive në zgjedhje dhe mbështetje masive që partia e tij të fitojë 63 deputetë, me të cilët sipas Gruevskit, do të mundësohet formimi i një qeverie stabile. Gruevski gjithashtu bëri thirrje që të mos votohen partitë e vogla, pasi sipas tij, ato janë produkt i LSDM-së. Ai tha më tej…
Amnisti për të gjitha borxhet e shqiptarëve dhe amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike janë nëpër burgje. Me këto dy iniciativa për të cilat lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se do të jenë ligje, e filloi fjalimin e tubimit në Gostivar. Nga tribuna në sheshin e qytetit, njeriu i parë i PDSH-së, e kërkoi besimin në zgjedhjet e ardhshme, për t’u realizuar kërkesat e shqiptarëve, të cilët përderisa hyjnë në qeverinë e ardhshme do t’i realizojnë në tërësi. Duke folur për integrimet e Maqedonisë, lidhjet euro-atlantike, Thaçi tha se anëtarësimi në BE dhe…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët të Strugës dhe Ohrit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti, u bëri thirrje banorëve të Strugës dhe Ohrit që të mos votojnë për, siç tha ai, të keqen kolektive të shqiptarëve, BDI-në, por të dalin masovikisht në votime dhe ta dënojnë këtë subjekt politik. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore, deklaroi se shqiptarët…