Amnisti për të gjitha borxhet e shqiptarëve dhe amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike janë nëpër burgje. Me këto dy iniciativa për të cilat lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se do të jenë ligje, e filloi fjalimin e tubimit në Gostivar. Nga tribuna në sheshin e qytetit, njeriu i parë i PDSH-së, e kërkoi besimin në zgjedhjet e ardhshme, për t’u realizuar kërkesat e shqiptarëve, të cilët përderisa hyjnë në qeverinë e ardhshme do t’i realizojnë në tërësi. Duke folur për integrimet e Maqedonisë, lidhjet euro-atlantike, Thaçi tha se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë prioritet i kësaj partie pasi të vjen në pushtet.
“Për këto 15 vjet, shqiptarët në mënyrë të padrejtë kanë hyrë në borxhe të cilat arrijnë 1,7 miliardë dollarë amerikanë. Shqiptarët në të gjitha institucionet, organet janë me përfaqësi prej pesë për qind, vetëm në burgje janë 96 për qind. Nuk do të lëshojmë, pa marrë parasysh nëse pala tjetër, partitë maqedonase atë e duan ose jo. Nuk do të lejojmë, shqiptarët në Maqedoni të jetojnë si në Alepo”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.