Author: almakos

Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta, raporton AA. Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes, -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius. Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore. Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë…

Lexo më Shumë

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj, i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ. Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Taulant Balla ka publikuar sot prova të reja. Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Balla publikon një e-mail, ku sipas tij, përfshirja e djalit të ish-kryeministri (Shkëkzeni) Berisha në privatizimin e CEZ-it, është e qartë. Komisioni ka administruar…

Lexo më Shumë

Rrugicat e lagjeve shqiptare të Shkupit mbeten akoma të papastruara nga dëbora dhe akulli. Si të tilla, ata vështirësojnë qarkullimin e lirshëm të qytetarëve dhe makinave, ndërsa shumicën e rasteve paraqesin edhe rrezik për shkaktim të aksidenteve të këmbësorëve.  Në lagjet Seravë dhe Dizhon të Komunës së Çairit janë pastruar vetëm rrugët kryesore, ndërkohë numri më i madh i rrugicave brenda këtyre lagjeve janë të mbuluara nga shtresa të borës dhe akullit edhe pse janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët. Banorët e lagjes së Seravës shprehen të shqetësuar nga kjo gjendje e rrugëve, duke thënë se përbëjnë shumë rrezik për…

Lexo më Shumë

Mbetja në gjysmë e seancës konstituive të Kuvendit dhe vendosja në pamundësi për të funksionuar institucioni ligjvënës, sipas ekspertëve politik, vjen vetëm si rezultat i mospasjes së vullnetit politik të liderëve. Eksperti Robert Nesimi, vlerëson se Kuvendi duhet të zgjidh kryetar dhe të vazhdojë punën e tij, pasi qytetarët kanë votuar për zgjedhje të deputetëve dhe jo të Qeverisë. Ai madje jep edhe shembuj në shtetet evropiane se si Kuvendi ka punuar me vite pa Qeveri. “Si organ ligjvënës parlamenti mundet prej sot të mblidhet të nis të debatojë, të votojnë ligje, nuk kanë çfarë të presin ato formimin e…

Lexo më Shumë

Vendi duhet të ketë Qeveri e cila do t’i zgjidh problemet reale të qytetarëve, ndërsa gjithë partitë që kanë fituar mandate nuk duhet të lejojnë të formohet Qeveri me persona kriminel dhe të dyshuar për vepra të rënda penale. Kështu qëndron në komunikatën e LSDM-së, pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë Këshilli Ekzekutiv i kësaj partie. “Qytetarët dëshirojnë jetë kualitative, në një shoqëri të qytetarëve të barabartë, drejtësi dhe gjyqësor të pavarur, institucione shtetërore që do të punojnë në shërbim të qytetarëve. Gjithë partitë që kanë fituar  mandate në Kuvend, përpos udhëheqësisë kriminele të VMRO-DPMNE-së, nuk duhet të lejojnë formim…

Lexo më Shumë

Platforma e përbashkët e shqiptarëve nuk prek në shtetësinë e Maqedonisë, nuk provokon etnitete tjera. Kështu ka deklaruar ish ministri Mersim Pollozhani në emisionin “Arena”,  duke shtuar se platforma ishte një domosdoshmëri e kohës dhe vendit. “Ajo është vetëm një trajektore se si duhet të lëvizë politika shqiptare, si duhet të veprojnë partitë politike shqiptare që kanë marrë pjesë dhe që do të marrin pjesë në Parlamentin e Maqedonisë. Ajo është një udhërrëfyes se çka është e përbashkëta e shqiptarëve, udhërrëfyes si duhet ta bashkërendisin veprimin e tyre politik pa marrë parasysh bindjet ideologjike”, ka deklaruar Mersim Pollozhani, ish ministër.…

Lexo më Shumë

Rrugët e Kumanovës ende të mbuluara nga shtresa e bardhë e borës. Rrugët kryesore të qytetit edhe pas 6 ditëve që nga fillimi i reshjeve të para të borës nuk janë pastruar aspak. Kjo ka bërë që lëvizja nëpër qytet të zhvillohet me shumë vështirësi si për veturat ashtu edhe për këmbësorët. Qytetarët për Televizionin Shenja thonë që papërgjegjësia e organeve kompetente të komunës së Kumanovës, ka bërë që qytetarët të druajnë që të dalin nga shtëpia sepse kanë frikë nga pasojat që mund të ju shkaktohen.  “Nuk janë të pastruara dhe koha po e dëshmon këtë. Nuk janë të…

Lexo më Shumë

Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizmin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i. Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes. Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë. I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket…

Lexo më Shumë

Moti i ftohtë që ka kapluar vendin tanimë disa ditë ka bllokuar tërësisht fshatrat e Karadakut, gjëgjësisht fshatin Brezë, Malinë dhe Tanushë. Banorët e Brezës për TV SHenja thanë se shumë njerëz ankohën nga sëmundje të ndryshme ndërsa nuk mund të shkojnë as në mjek për shkak të rrugëve të bllokuara. Ata thonë se të gjitha rezervat ushqimore i kanë harxhuar dhe se nuk kanë as ilaçe për të sëmurit. Në këto fshatra trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra, ndërsa edhe pse banorët vazhdimisht i kanë kërkuar autoritetet e Komunës së Çuçer Sandevës, kryetari nuk u është përgjigjur…

Lexo më Shumë

Sot, Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari, Daim Luçi kanë realizuar një aksion vullnetar në Haraçinë të Shkupit, me çka i kanë pastruar rrugët nga bora dhe ngricat. “Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe shumë banorë të kësaj zone, të cilët bashkërisht kanë pastruar borën, me ç’rast ata kanë falenderuar të rinjtë e BESËS për ndihmesën e tyre, gjë për të cilën sipas tyre po ndodh për herë të parë. Nga Forumi Rinori i BESËS kanë bërë me dije se aksione të këtilla do të vijojnë edhe më tutje, derisa organet kompetente dhe komunale…

Lexo më Shumë

Pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare partitë e opozitës, të drejtuara nga Partia Demokratike kanë paraqitur sot platformën e përbashkët politike. Kryeopozitari Lulzim Basha tha se qëndrimi i unifikuar i opozitës është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por qytetarët. Basha theksoi se, zgjedhjet janë në rrezik për shkak të një sërë dukurish negative si krimi, korrupsioni, moszbatimit i ligjit të dekriminalizimit, narkotrafiku, si dhe shit-blerja e votës e amnistuar nga kryeministri Rama. “Për këtë opozita ka paraqitur një platformë që prej 17 majit dhe që atëherë Rama vetëm ka sabotuar. Sot opozita është dakord për…

Lexo më Shumë

Sot është vendosur pllaka e parë në Bulevardin e ri të Tiranës, duke nisur kështu dhe fazën e fundit të ndërtimit të këtij projekti. Të pranishëm në ceremoni kanë qënë kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kreu i qeverisë tha se janë njerëzit që me votën e tyre vendosën drejtimin e duhur, dhe fakt është pikërisht ky bulevard. “Ne dëgjojmë se vota nuk ka rëndësi, shumë rëndom njerëzit bëjnë gabim të mendojnë se pavarësisht nëse votoj apo jo në fund të ditës asnjë nuk ndryshon se të gjithë janë njësoj, këtu jemi sot në një…

Lexo më Shumë