Author: almakos

Nëse Maqedonia don anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, atëherë duhet të përfundojë ky sistem i korruptuar i cili e ka kapur keq sistemin e drejtësisë, tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi i cili shtoi se kjo arrihet me vazhdimin e funksionimit të Prokurorisë Speciale e cila do t’i gjykonte të gjithë aktorët politik të cilët janë të dyshuar për keqpërdorime. “Që të mund të bëhet kjo, ne e dimë se duhet te bëhet një Qeveri e cila ia zgjatë mandatin PSP-së dhe duhet të bëhet ose ndryshime kushtetuese që të bëhet një Gjykatë…

Lexo më Shumë

Platforma e përbashkët e partive shqiptare nuk është bërë për t’u realizuar në kontekst real politik, por është bërë për të kryer dy qëllime, njëri është që BDI-ja të bashkëndajë përgjegjësinë për mosrealizimin e këtyre kërkesave për 15 vite sa është në pushtet, ndërsa qëllimi i dytë është që t’i ulet vlera LSDM-së me këto kërkesa që nuk mund të realizohen pa 82 votat në Parlament. Kështu tha Petrit Saraçini nga Civil Media, në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA. “Faktikisht kjo strategji që në sytë e opinionit… VMRO-ja e cila ka një diskurs konzistent nacional dhe anti-shqiptar dhe LSDM-ja e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Top Story”, në Top Channel, tha se vazhdon me bindjen e tij që për të zhdukur fenomenin e hashashit në Shqipëri, duhet të ndërhyjë ushtria. “Shumë njerëz kanë preferuar që të dalin partizanë në male për të punuar në kultivimin e hashashit. Imazhi në Shqipëri po dëmtohet nga ky fenomen dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Por ne po bëjmë një strategji për të goditur këtë fenomen. Nuk mund të jap më shumë detaje në lidhje me këtë çështje sepse bëhet fjalë për një tryezë pune.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media, i shpalosi qëndrimet partiake, kundrejt partnerit maqedonas të Qeverisë së ardhshme. Këto janë kushtet e BDI-së: “Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen, Në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar, Në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime: BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi…

Lexo më Shumë

Për shkak të sezonit të gripit, Ministria e Arsimit ka vendosur që pushimin dimëror të nxënësve ta vazhdojë edhe një javë, gjegjësisht deri më 23 janar. Gjatë kësaj periudhe sipas MASH-it, do të bëhet dezinfektim i autobusëve të NPK-Shkup, por edhe në qytetet tjera, si dhe dezinfektim i tërësishëm i të gjitha shkollave para se të fillojë gjysëmvjetori i dytë. “Kemi pranuar masa për vazhdimin e pushimit dimëror deri më 23 janar, gjegjësisht gjysëmvjetori i dytë në vend që të fillojë më 18 janar sië ishte paraparë, të fillojë më 23 janar. Kjo masë është më shumë se e nevojshme…

Lexo më Shumë

Nga kompania e energjisë elektrike EVN, thonë se me uljen e temperaturave të ulëta, rregullisht nëpër Shkup ndodhin probleme të tilla. Sipas zëdhënësit të EVN-së Atanas Kovaçevski, një gjë e tillë ndodh tek vendet ku përdoruesit nuk e kanë pëlqimin e përshtatshëm të energjisë elektrike. Sipas Kovaçevskit,  këto probleme paraqiten nëpër vendet ku ka konsum të pakontrolluar dhe vende ku përdoruesit nuk na lejojnë që të bëjmë rekonstruim të rrjetit dhe siç tha ai,  një ndër rastet e tilla është edhe lagjja Dizhon. ”Ajo pjesë  e lagjes Dizhon, e cila nuk na lejon që ta mbarojmë projektin, investimi i të…

Lexo më Shumë

Dimri i acartë ka gjetur të pastrehë dhjetëra persona të cilët edhe në këtë periudhë ku zhiva e termometrit po ulet dukshëm nën zero, ata kalojnë ditët dhe netët nëpër rrugët e qytetit. Qiell i hapur mbi kokë dhe bora e akulli nën këmbë, përbëjnë një lloj tjetër të sfidës së jetës së tyre. Në këto ditë, tani më ata nuk luftojnë që të mbijetojnë pa ushqim, por që të mos vdesin nga i ftohti. Zjarri i ngrohtë për ta është luks që mund ta përjetojnë vetëm në imagjinatën e tyre… Për t’u solidarizuar me gjendjen e tyre, punkti për…

Lexo më Shumë

Sot u bë hapja e ekspozitës, “Ikje për një mëngjes më të mirë”. Në këtë ekspozitë pasqyrohen përjetimet e një familje siriane gjatë rrugëtimit të tyre duke filluar nga Siria, rruga dhe qëndrimi këtu në Maqedoni. Këtë ekspozitë e mundësoi, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë UNHCR dhe Qendra për Menaxhim me Kriza. Mohamet Arif, përfaqësues i UNCHR-së në Shkup tregoi që pikturat e vendosura në mur, të gjitha janë shkëputje e jetës reale të kësaj familje siriane, në krye me artistët Shergo Musa dhe Nazli Abdu dhe pasqyrim i qartë i sakrificës së një familje refugjate. Arif tha…

Lexo më Shumë

Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes nga gripi. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës tre dhe katër vjeçare, njëri nga Kërçova dhe tjetri nga Gostivari. Siç bëhet e ditur në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik, fëmijët kanë qenë të hospitalizuar në spitalin Klinik për sëmundje të fëmijëve në Shkup, reparti për përkujdesje intensive. “Në javën e parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 raste të prekur nga gripi, që paraqet ulje për 14.9 për qind krahasuar me javën e kaluar kur janë regjistruar 9.485 raste. Edhe këtë javë si dhe të kaluarën, numri më i…

Lexo më Shumë

Temperatura të ultë, mungesë të energjisë elektrike dhe fatura me çmime shumë të larta për pagesën e rrymës, janë këto problemet me të cilat ballafaqohen banorët e lagjes Dizhon. Ata ankohen se çdo ditë ikin nga një ose dy linja të energjisë elektrike, gjë që u pamundëson atyre të ngrohin ambientet e tyre në këto temperatura shumë të ulta dimri. E ndërkaq nga ana tjetër, banorët thonë se pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, çmimet e faturave janë shumë të larta. “Sa i përket rrymës elektrike në lagjen Dizhon, çdo ditë përballemi me shkyçjen e rrymës, një linjë ose dy linja…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i autoriteteve gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Sipas PD,  vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës. 12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, deputetin Haxhi Shala dhe sekretarin për Ekonomi, Shyqiri Bytyqi, sot kanë pritur në takim, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa partiake. Në takimin e zhvilluar sot, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni. Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. “Ne si Nismë jemi shumë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave…

Lexo më Shumë