Pa ngrohje qendrore prej orës 13:20 janë qytetarët, të cilët jetojnë në shtegun nga lagjja Tophane Lindje deri te Porta Vllae. Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar informacioneve nga “Ballkan Enerxhi Grup”, informoi se shkaku është një humbje e madhe e ujit në rrjet dhe se momentalisht kërkohet vendi i defektit
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia. Ramush Haradinaj,…
Deri më sot, 420 qytetarë, nëpërmjet postës elektronike deri te Prokuroria Speciale kanë dërguar kërkesë për të mësuar nëse numrat e tyre privat janë përgjuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Deri më datën 27 të muajit të kaluar, në adresë të PSP kanë arritur rreth 130 kërkesa. “Personat për të cilat do të vërtetohet se kanë shfrytëzuar numrat e telefonit të cilët kanë qenë lëndë e ndjekjes së paligjshme, si dhe personat për të cilët do të vërtetohet se kanë qenë bashkëbisedues të numrit celular që është ndjekur do të…
Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se është aleate e fortë e drogës dhe krimit. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se në vend që të luftojnë aktivitetin kriminal të trafikantëve të drogës, Rama dhe Tahiri u krijojnë lehtësi atyre dhe këtë sipas tij e dëshmojnë më së miri sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara në ditët e para të janarit. Deklarata e plotë Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysmë drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Në Otranto, Torre-Veneri, Napoli,…
Pas dhënies së vendimit nga gjykata franceze për lirimin me kusht të Ramush Haradinjat, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon “Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon. Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie…
Arrestimi i Ramush Haradinaj mund të përkeqësojë edhe marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për një televizion maqedonas është shprehur se i është bërë e qartë Serbisë se marrëdhëniet varen nga ecuria e procesit të gjithëanshëm me Kosovën. “Rinovimi apo nxjerrja nga sirtari i mandateve të arrestit nga ana e Serbisë, në kushtet kur Bashkimi Evropian nxit sa më shumë Serbinë dhe Kosovën për të ecur përpara në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve, në kushte kur ne si Shqipëri kemi nxitur vijimësisht Kosovën për të ecur përpara në këtë proces. Në…
Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn. Mirëpo, ai nuk duhet të largohet nga Franca dhe duhet të paraqitet pranë autoriteteve franceze dy herë në javë. Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci. Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht. 12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Lëvizja BESA vlerëson se Qeveria po e fut në borxh vendin pa nevojë. Partia vlerëson se në vend që Maqedonia tani të marrë hua për të investuar në projekte kapitale, ajo vazhdon të futet në borxhe të reja për shlyerjen e borxheve të vjetra. “Më e keqja është se kësaj radhe borxhi i vjetër, i cili duhet të shlyhet në afatin e janarit, është 15.8 milionë euro, ndërsa Qeveria po përgatitet të marrë hua prej 31.7 milionë euro. Kjo shumë, dyfish më e madhe se borxhi i vjetër, nuk dihet se ku do të investohet ose për çfarë arsye do të…
Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me gripin. Bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare nga Kërçova dhe Gostivari, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup në repartin e përkujdesjes intensive, bëhet e ditur në raportin e Institutit për shëndet publik për këtë javë, përcjell “SHENJA”. Gjatë javës së parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 raste të prekur nga gripi, që paraqet ulje për 14.9 për qind krahasuar me javën e kaluar kur janë regjistruar 9.485 raste. Por edhe përkundër uljes së numrit të rasteve të paraqitur, edhe…
Duhej të ishte festë për Krishtlindjet por për shkak të politikës u shndërrua në një rrahje masive. Bëhet fjalë për një festë e organizuar nga diaspora e Maqedonisë në Berlin të Gjermanisë. Tridhjetë persona në gjendje të dehur fillimisht kanë filluar zënkë me fjalë ndërsa më pas edhe në rrahje verbale. Një pjesë e pjesëmarrësve në rrahje kanë marrë lëndime të rënda. Mes të lënduarve ka edhe disa gra.
Me argumentin se nuk plotësohen kushtet ligjore, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë rrëzuar gjashtë kërkesat penale të Prokurorisë, e cila këmbënguli të sekuestronte të dhënat e ruajtura në serverin qendror të ILDKPI dhe regjistrat fizikë për konfliktin e interesave të zyrtarëve të lartë. Të dhënat që kërkoheshin nga organi i akuzës ishin nga krijimi i institucionit, e deri në datën 8 nëntor 2016. Gjyqtarët që shqyrtuan në dhomë këshillimi rekurset e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka humbur më herët edhe në dy shkallët e tjera të gjyqësorit janë Guxim Zenelaj, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca. Ndërkohë që ka…
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë forcën më të madhe politike në vend në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump. Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të inagurimit të tij. 11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

