Author: almakos

[embedded content] 27 Shkurt Anëtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, ditëve të fundit kanë marrë ftesa për t’u marrë në pyetje në Prokurornë Speciale, mëson Alsat M. Ata do të merren në pyetje në Shkup lidhur me mënyrën e financimit të partisë së tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014. Nuk ka informacion se sa prej tyre kanë pranuar ftesa. Avokati Igor Qiçec shprehet se ligji për procedurë penale obligon anëtarët e VMRO-së të paraqiten në Prokurorinë Speciale pasi në të kundërtën ata mund merren në mënyrë të detyrueshme.  Në rastin konkret u krijua revolt meqë ishin…

Lexo më Shumë

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe Shoqata qytetare “Legis”, këtë javë në e shpallën “Javën e solidaritetit me fëmijët refugjatë nga Siria”, në kuadër të fushatës “Ndihmë për Halepin”, për refugjatët të cilët janë të vendosur në kampe në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes tek të rinjtë në institucionet edukative-arsimore për gjendjen në të cilën ndodhen bashkëmoshatarët e tyre ngan Siria, si dhe nevoja për solidaritet dhe ndihmë për njerëzit të cilët vuajnë nga lufta. Drejtori i Ambasadës për Fëmijë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, tha se fëmijët dhe të…

Lexo më Shumë

Reagimi i djeshëm i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në njërën anë krijon vend për shqetësim sepse tregon se situata në Maqedoni është e tensionuar, por nga ana tjetër kjo tregon edhe për interesimin e NATO-s për vendin që nënkupton se pavarësisht vazhdimit të procesit politik, stabiliteti i vendit nuk do të rrezikohet. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Sipas gazetarit Isen Saliu, deklarata e NATO-s vjen pas toneve kërcënuese që janë paraqitur kohën e fundit, lidhur me formimin e Qeverisë dhe koalicionit pa VMRO-DPMNE-në.“Reagimi i instancës më të lartë të NATO-s në njërën anë krijon vend për shqetësim sepse…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Për aq kohë sa përbërja e koalicionit të ardhshëm qeveritar mbetet e paqartë, edhe Kuvendi mbetet pa numrin një të tij, i cili sipas Kodit Zgjedhor, më së voni të hënën, duhet të shpallë zgjedhjet e rregullta lokale. Nga KSHZ-ja thonë se data e fundit për shpalljen e zgjedhjeve lokale është 6 marsi, për t’u respektuar afati ligjor që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj.  Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet për kryetar komune dhe anëtar të këshillave komunal mbahen çdo katër vite, njëkohësisht në të gjithë komunat në gjysmën e parë të muajit maj.…

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Ministria e Transportit ka ftuar të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendet e punës për t’ua dhënë pagat.  Greva tashmë është shkelje e buxhetit dhe shfrytëzim i pabazë i mjeteve. Prandaj i ftoj të punësuarit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të fillojnë të punojnë. Mjete ka në buxhet dhe të gjitha pagat do të paguhen për ta – deklaroi Vlado Misajlovski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sindikatën mbeten në qëndrimin se grevistët së pari duhet të marrin pagën e…

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Thirrjet e Nikolla Gruevskit për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, aktivistja, Mirjana Najçevska i quan trillime dhe përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e popullatës nga problemet reale me krimin dhe shpërdorimet e shumta që janë bërë gjatë qeverisjes së tij e që kanë rezultuar me hetime të shumta nga Prokuroria Speciale. Malevska thotë se populli kërkon qeveri të përgjegjshme dhe të ndershme dhe jo vazhdim të krizës. Gruevski e ka patjetër të veprojë me kësi lloj deklaratash që të mund t’i ngjallë emocionet e qytetarëve dhe ato të defokusohen nga kërkesat themelore dhe të fokusohen në…

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Pas deklaratave nxitëse të Gruevskit, natën e kaluar në Kumanovë janë shënuar disa provokime. Para shtëpisë së deputetit të LSDM, Maksim Dimitrievski disa qytetarë të panjohur kanë shkruar disa grafitë me porosi provokatore për të, si “ Makso tradhtari “ dhe “Makso është shërbëtor i shqiptarëve “. Deputeti Dimitrievski nuk ka pranuar të prononcohet para kamerës për këto grafite, por në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar: “Të mjerueshme janë përpjekjet tuaja për të manipuluar me opinionin, kriminelë ”. Ndërkohë që gjatë natës ka pasur edhe provokime të tjera si çarja e gomave të veturave…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Demë Shehu është i akuzuari i tretë që sot dëshmoi në seancën e radhës për rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë. Edhe  si dy dëshmitarët paraprak, Sami Ukshimi-komandat Sokoli dhe Andi Krasniqi-Komandant Malisheva, edhe Demë Shehu tha se qëllimi kryesor i grupit të armatosur nuk ka qenë nxitja e konfliktit, por bërja e presionit për shkak të shkeljes së të drejtave shqiptare dhe moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë seancës gjyqësore Shehu ka dëshmuar se bashkë me Valdet Zekajn, Beg Rizajn, Mirsad Ndrecajn dhe Sami Ukshinin kanë sulmuar  pikën policore në Gushincë që me lehtësi të hyjnë ilegalisht…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Kontrollet e kryera nga Gjykata Speciale në shtëpinë e ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski kanë qenë të ligjshme. Këshilli penal në Gjykatën e Shkupit ka pranuar ankesën e Katica Janevës. Më një shkurt, gjykatësja në procedurë paraprake Aleksandra Pop Stefanija morri vendim me të cilin bastisjen e Prokurorisë Speciale e vlerësoi si të paligjshme, pasi prokurorët dhe hetuesit kanë qenë në shtëpinë e tij përderisa ai ka qenë në paraburgim në burgun e Shutkës. Dëshmitë që i ka siguruar ekipi i Janevës tani do të mund të përdoren në procedurën e mëtutjeshme. Specialja në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Prokurorët Speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë dërguar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilin ata u dënuan me nga 2000 euro, kanë bërë të ditur nga PSP, përcjell “SHENJA”. Ata thonë se vendimi është në kundërshtim me Ligjin, dhe për këtë arsye e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, ndërkaq kundër gjykatësve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska kanë ngritur parashtresa për të vërtetuar kryerjen e funksionit të gjykatësve në mënyrë joprofesionale dhe jo të përgjegjshme. “Poashtu dëshirojmë të denoncojmë edhe për bashkëpunimin jo adekuat të Shoqatës së Prokurorëve Publik…

Lexo më Shumë

Nga LSDM, për TVSHENJA, kanë konfirmuar se në takimin e sotëm, Prësidenti Ivanov, i ka thënë liderit të kësaj partie, se mandatin do të ja jep nesër ose pasnesër. Përndryshe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  para se të hyj në vilën presidenciale për t’i dorëzuar nënshkrimet e 67 deputetëve, tha se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, dhe pret që sa më shpejtë të jetë e mundur të merr mandatin për formimin e Qeverisë, raporton SHENJA. Zaev u shpreh optimist se gjatë periudhës në vazhdim, do të ketë një transfer të qetë të pushtetit.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i SHBA –së Joe Biden ka folur në përvjetorin e Këshillit këshillëdhënës të Bosnjë e Hercegovinës në Washington. Ky Këshill ia ka dhënë Bidenit çmimin për vepër jetësore. – kryetari i SHBA-së Joe Biden ka thënë se të gjithë njerëzit në B e H duhet ta vazhdojnë luftën për të ardhmen pas mbijetesës ndaj gjenocidit, transmeton Koha.net. “Për këtë arsye ju e kujtoni të kaluarën. Duhet t’ua përkujtoni fëmijëve atë të kaluar. Të gjithë duhet ta dinë atë. Keni dhënë shumë viktima për një qëllim”, ka thënë Biden duke shtuar se për gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë duhet të…

Lexo më Shumë