Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë, nuk foli asnjë fjalë për statusin e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, por riktheu në retorikën e tij përmendoret e Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Ahmeti duke mos dhënë asnjë zgjidhje për statusin e dëshmorëve, tha se gjakun e tyre do ta ruajnë përmendoret e vendosura, të cilat i ka përdorur në retorikën parazgjedhore të të gjitha zgjedhjeve. “Më bën krenar se gjaku i prindërve të tyre, nuk do thahet e nuk do lahet sepse qëndron në këtë flamur. Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu…
Author: almakos
Kantonizimin dhe federalizmin të cilin e përmend Gruevski, gjendet vetëm në kokën e tij. Kështu është shprehur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Zaev thotë se në vend të këtyre, do të ketë konfiskim të pasurisë së vjedhur. I pyetur nëse me hapjen e çështjes së gjuhës, i ka dhënë VMRO-së shkas që të ketë një retorikë nacionaliste, Zeav thotë se edhe nëse nuk hapej kjo temë, sërish VMRO do të kishte të njëjtën retorikë. “Ndoshta unë jam dhënë arsye, por edhe në qoftë se unë nuk jepja ndonjë arsye, ata sërish do të…
Tubimi i BDI-së në Kumanovë dhe paraqitja e Ali Ahmetit me forca policoreka irrituar edhe më tepër shqiptarët e Kumanovës. Banorët e thonë se nga autoblindat e djeshme kanë mbetur të trishtuar, ndërsa thonë se Ahmeti tashmë vepron si funksionarët e Serbisë kur shkonin në Kosovë. “Sikur në kohën e Millosheviqit kur vijshin kryetarët serb nëpër Kosovë, kur shkojshin me autoblinda, edhe Ali Ahmeti ashtu ma merr mendja, s’ka kurrnifar legjitimiteti, se di qysh ka ftyrë me ardh në Kumanovë. Ka bo shumë të këqija në Kumanovë për me e marrë votën, s’ka legjitimitet BDI për me e kërkuar votën”,…
“Do të përfundosh në gepekun e makinës”, është kjo përmbajtja e një prej shumë mesazheve kërcënuese të cilat mbrëmë i janë adresuar profesorit universitar Ali Pajaziti, përmes telefonit. Pajaziti tha se këto metoda makabre, të ulëta dhe të pista, me gjasë vijnë nga qarqe të errëta të cilëve nuk u konvenon zëri i tij kritik, ndaj dukurive negative. Por ai shtoi se me një gjë të tillë, ata vetëm krijojnë një imazh të vetin dhe tregojnë se në çfarë humnere janë duke shkuar. “Mbrëmë ne ora 20:47 mora 16 porosi, apo mesazhe me përmbajtje kërcënuese për personalitetin tim fizik, ku…
Shqipëria e Kosova nuk e luajnë rolin që realisht u takon si shtete, thotë profesori Milazim Krasniqi, në shkrimin e tij për revistën SHENJA, ku thekson se shqiptarët në Maqedoni duhet të fokusohen si subjekt i aftë që të mbrojnë veten dhe interesat e veta brenda shtetit sllavomaqedonas. “E pakta që duhet të bëjnë është të mos lejojnë manipulimin e mëtejshëm të interesave të tyre nga Shqipëria, e cila i dëmton duke luajtur rolin e “faktorit stabilizues” për hesapin e vet. Por, duhet ta forcojnë organizimin e vet edhe në drejtim të Kosovës, që të mos u vijnë prej andej…
Gjatë tubimit të mbrëmshëm të koalicionit “Rilindje me Besë” në komunën e Vrapçishtës, fjalim para të pranishmëve pati edhe profesori universitar nga SHBA-të, Rufat Alili. Ai tha se nëpërmjet Prokurorisë Speciale, bashkësia ndërkombëtare ka hapur një proces të spastrimit të krimit. Për t’u përmbyllur ky proces, vendimtare sipas Alilit është vota për koalicionin “Rilindje me Besë”. Duke folur për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, i cili pohon se ka në kokë integrimin evropian dhe hallin e shqiptarëve, profesori Alili tha se ne shumë bukur e pamë se ato kishin hallin e milionave të tyre, e jo hallin e popullit shqiptar.…
Rilindja me BESË dënon ashpër kërcënimet dhe presionet që janë duke u bere në këtë fushatë parazgjedhore në adresë të intelektualëve shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim, i përkrahur edhe nga struktura të caktuara të policisë ka shtuar presionet ndaj të gjithë intelektualëve të pavarur, që nuk bëjnë tjetër pos ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe përbuzjes që iu bë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve. Kërcënimet huligane ndaj profesor Ali Pajazitit, thirrja në polici dhe marrja në këtë pyetje e botuesit të Gazetës Lajm, publicistit Fejzi Hajdari dëshmojnë të vërtetën se elitat kriminale pushtetmbajtese me çdo kusht përpiqen ta heshtin…
Një banor nga fshati Moroisht në Strugë e ka humbur jetën në një fatkeqësi të komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale në afërsi të aeroportit të Ohrit. SPB Ohër e konfirmoi informatën, me sqarimin se bëhet fjalë për person të moshës 37-vjeçare që ka pësuar gjatë daljes së automjetit nga rruga. Shkaqet që e kanë shkaktuar fatkeqësinë do t’i konfirmojë hetimi.
Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar një tubim në qytetin e Strugës, ku u prit nga simpatizantët e këtij koalicioni. Në fjalën e tij para bashkëvendësve, Ziadin Sela falënderoi krerët e Aleancës për Shqiptarë, ndërsa duke folur për kundërshtarët e tij, ai tha se Struga nga viti 2013 është shpronësuar, nuk ka më pronarë, dhe se pronarë të Strugës janë “shqiptarët dhe zoti”. Duke iu drejtuar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, Sela tha se qëllimisht ka kandiduar në njësinë zgjedhore numër 6, për ta sfiduar atë. “Prandaj unë të sfidoj, të kam ardhur në njësinë zgjedhore numër 6 atje ku…
Profesori universitar Ali Pajaziti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një person përmes telefonit. Ai madje ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet. Në një prononcim për televizionin Shenja, Pajaziti tha se bëhet fjalë për kërcënime nga nëntoka politike. “Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët Vrapçishtës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Deri tash BDI-ja bëri çka deshi. Ajo shqiptarëve ua vodhi votën, e kërcënoi dhe e përbuzi popullin e vet vetëm që kështu t’ua plotësonte kërkesat dhe dëshirat punëdhënësve të saj – Gruveskit dhe Mijallkovit. Sa më shumë që krerët dhe funksionarët e BDI-së pasuroheshin, aq më shumë populli varfërohej. Dhe sa më shumë…
“Charlie Hebdo” godet sërish. Revista satirike franceze, e cila u bë më shumë e famshme pas sulmit terrorist të ISIS-it që vrau disa gazetarë të redaksisë së saj para më shumë se një viti në Paris, ka publikuar një kopertinë të dedikuar presidentit të ri amerikan. Në titullin kryesor “Duhet t’i besojmë atij butonin nuklear?”, mes të tjerash, lexohet: “Donald Trump, kandidati republikan racist, homofob, islamofob, intelektualofobik, latinofobik (dhe shumë të tjera), është bërë presidenti i 45 në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

