Rilindja me BESË dënon ashpër kërcënimet dhe presionet që janë duke u bere në këtë fushatë parazgjedhore në adresë të intelektualëve shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim, i përkrahur edhe nga struktura të caktuara të policisë ka shtuar presionet ndaj të gjithë intelektualëve të pavarur, që nuk bëjnë tjetër pos ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe përbuzjes që iu bë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve. Kërcënimet huligane ndaj profesor Ali Pajazitit, thirrja në polici dhe marrja në këtë pyetje e botuesit të Gazetës Lajm, publicistit Fejzi Hajdari dëshmojnë të vërtetën se elitat kriminale pushtetmbajtese me çdo kusht përpiqen ta heshtin secilin zë që iu kundërvihet, pa zgjedhur mjete dhe metoda. Kur BDI e pa se askush nga Lëvizja BESA nuk i trembet edhe përkundër provokimeve të shumta, ata tentojnë të kërcënojnë edhe intelektualët shqiptarë. Ia kujtojmë Bashkimit Demokratik për Integrim se bart përgjegjësinë për çdo shantazh, presion dhe shkelje të drejtave të njeriut, siç është përgjegjës për shumë raste të montuara viktima të të cilave ishin shqiptarët. Por, 11 dhjetori është afër dhe populli shpejt do të çlirohet nga bandat kriminale partiake, ndërsa urdhëruesit e tyre do të vihen para të gjitha përgjegjësive ligjore.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion