Author: almakos

Zeqirija Ibrahimi në emisionin Rubikon tha se suksesi i BDI-së është shpërngulja e 200 mijë shqiptarëve nga Maqedonia. Ai më tej tha se ata nuk kanë arritur të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit që është dashur të zbatohet tërësisht në vitin 2004. “Janë investuar mbi 1 milionë euro para të taksapaguesve për sheshin Shkupi 2014. Ky është suksesi i BDI-së. Faktin që në vitin 2017 është bërë një zotim për gjuhës shqipe dhe të drejtat tjera flasin për suksesin e BDI-së. Sikurse ata të kishin zyrtarizuar sot nuk do të kishim folur për këto çështje. Duhet të jemi të saktë dhe…

Lexo më Shumë

Autobusi i djegur në autostradën Shkup – Tetovë nuk ka qënë në udhëtim me linjë të rregullt por se në rrugë ka dalë nga servisi ku ka qëndruar disa javë. Kështu deklaron për TV SHENJA pronari i kompanisë Nasir Turs, Abdylaqim Bajrami. Ai deklaroi se shoferi e ka informuar ata se autobusi është përfshirë nga flakët në pikën pagesore në Gllumovë, ndërsa zjarri është shkaktuar tek këmbët e shoferit, poshtë timoni. “Nuk ka qenë në rrugë, ne me qëllim e kemi pasur në servisimin  e rasteve të elektronikës që të mirëmbahet, mirëpo vozitësin që e porositëm dhe erdhi që ta…

Lexo më Shumë

22 March Prokuroria Speciale Publike ka paralajmëruar se nesër në ora 11.00 do të paraqitet në një Konferencë për shtyp. Lajmin Prokuroria e bëri të ditur përmes një postimi në faqen e tyre të “Facebook-ut”. Ka tërhequr shumë vëmendje njoftimi i kësaj Prokurorie ku thuhet se “Transportuesi ka në total 300 targa te Tifani”. Detajet më të hollësishme do i mësojmë gjatë ditës së nesërme.

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk në rast se vendi i tij do të përballet me fluksin e refugjatëve, raporton AA. Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca bullgare, Radev sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk.

Lexo më Shumë

22 March Bëhet fjalë për një autobus të kompanisë “Nasir Turs”. Megjithatë raportohet se në autobus nuk ka pasur udhëtar por vetëm shoferi i cili ka kaluar pa lëndime. Derisa nga flakët është shkaktuar dëm material pasi autobusi është djegur tërësisht. Ekipet policore dhe të prokurorisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Autobusi ka marrë flakë rreth orës 18:20 minuta, e për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Këto të dhëna i konfirmojnë nga ministria e brendshme për Televizionin SHENJA. Nga MPB thonë se në momentin kur autobusi është kapluar nga flakët, në të nuk ka pasur udhëtarë, por në të ka qenë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka kaluar pa pësuar ndonjë lëndim. Ndërkohë, autobusi është djegur plotësisht, ndërsa ekipet policore dhe të prokurorisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/ ________________________________________________ Një autobus ka marrë…

Lexo më Shumë

Një autobus ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Gllumovë, njofton SHENJA. Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po përballen me zjarrin. Deri tani nuk ka informacione nëse ka viktima ose të lënduar, por ekipi i Televizionit SHENJA është në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe brenda edicionit të lajmeve do të ju informojmë për detaje më të reja nga ky incident. Pas pak minutash, gjatë edicionit të lajmeve në televizionin Shenja do të kemi edhe lidhje të drejtpërdrejt nga vendngjarja. /SHENJA/ [embedded content]Autobusi përfshihet nga flakët by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Banorët e Haraçinës në shenjë proteste kundër faturave të larta nga EVN kanë bllokuar sot rrugën e hyrjes së fshatit me paralajmërim se ky është vetëm fillimi i shprehjes së mllefit të tyre. “Protesta është vetiniciative e qytetarëve të Komunës së Haraçinës. Dua të them se na vijnë fatura drakonike, a ne nuk kemi fabrika nëpër shtëpi. Si mundet me ardhur një faturë 15 mijë, e 150 mijë. Prej në 90 mijë deri në 120 mijë. Prandaj nuk jemi të kënaqur, faturat na vinë paushallë, ato nuk i paguajmë”, tha njëri nga banorët. “Mua më erdh rryma, kur e pash…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev është i bindur në mbështetjen e partive shqiptare për formimin e Qeverisë dhe i sigurt se asnjë parti shqiptare nuk do të pranojë të bëjë koalicion me VMRO DPMNE-në. Duke komentuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja, Zaev tha se humbësi i vetëm prej zgjedhjeve eventuale do të jetë Nikolla Gruevski pasi që edhe po të fitojë më shumë deputetë se LSDM-ja, besimi i partive dhe qytetarëve shqiptar është kthyer kah LSDM-ja dhe askush nuk do të dëshirojë të bëjë koalicion me VMRO DPMNE-në. “Të supozojmë në mënyrë teorike, Nikolla Gruevski të fitojë 62 deputet, me cilën…

Lexo më Shumë

22 March Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sërish sot u paraqit në Prokurori ti parë dëshmitë e Zvërlevskit kundër tij. Zaev me një punonjës tjetër të partisë dyshohet se i kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së, dhe në mënyrë të paligjshme kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme dhjetorin e kaluar. Lideri i LSDM-së siguron se financimi i partisë është i ligjshëm. Zaev nuk ka informacion nëse hetimi i Prokurorisë do të zgjerohet, dhe nëse përveç tij edhe persona të tjerë të partisë janë të dyshuar për abuzime. Përveç Zaevit, në gjykatë ishte edhe sekretari…

Lexo më Shumë

Institucionet po përgatisin rregullore e re për çmimin e ujit. Deri më tani askush nga kompetentët nuk tregon sa do të shtrenjtohet uji i pijshëm që qytetarët e marrin nga ujësjellësi i qytetit. Vetëm paralajmërojnë se të gjitha ndërmarrjet komunale punojnë me humbje.  Të gjithë duam të paguajmë më pak për ujë, kuptohet të paguajmë çmim më të ulët, të kemi shpenzim më të ulët në muaj, por dikush për këto shërbime që na i ofron shpenzon para. Kjo do të thotë se shfrytëzohen disa para tjera të grumbulluara për mbulimin e shpenzimeve të këtilla. Pikërisht kjo reformë në NPK…

Lexo më Shumë

BE dhe Hahn në Maqedoni kanë ardhur me porosi të qartë që sa më shpejtë të formohet Qeveria dhe të mos taktizohet. Kështu kryetari i SHGM-së Naser Selmani e vlerësoi vizitën e komisarit Han gjatë emisionit të mbrëmshëm “Arena” në televizionin Shenja. Ai ka shtuar se përpos kritikave nga VMRO-DPMNE-së, diplomatët kanë kritikuar edhe qasjen e LSDM-së, e cila sipas tij po taktizon për dy arsye. Njëra për shkak se mendon se koha po punon për ta, e që e kanë gabim, vlerëson Selmani, dhe e dyta të zbusin kërkesat e shqiptarëve, gjë që deri diku edhe kanë arritur. “Në…

Lexo më Shumë