Author: almakos

Një banor i fshatit Zhelinë në kushte anonimiteti ka denoncuar në Televizionin SHENJA një rast skandaloz ne fshatin Zhelinë të Tetovës. Sipas dëshmisë së banorit, dy persona që kanë komunikuar në gjuhën franceze, me automjet me targa të Shkupit kanë bërë matje gjeodezike. Pas takimit dhe pyetjeve të banorëve dy personat kanë thënë që janë të angazhuar nga komuna të bëjnë matje për ndërtimin e ujësjellësit. Pas kërcënimeve të banorëve se do të thërrasin policinë, pasi realizimi i projekteve është i ndaluar ditën e zgjedhjeve, personat janë larguar nga fshati, por gjurmët e punimeve kanë ngelur aty.

Lexo më Shumë

Një parti politike ka denoncuar parregullsitë që sipas tyre kanë filluar dje dhe vazhdojnë edhe sot. Sipas kësaj partie në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë një person është arrestuar pasi ka fotografuar votën, ndërsa në Saraj, Hasanbeg dhe Çair janë ankuar se një parti tjetër ju ka ofruar para nga 1000-1200 den qytetarëve në këmbim të votave. Sipas partisë që denoncoi gjatë votimeve të mbrëmshme të të burgosurve është konstatuar se në burgun e Idrizovës nga 2000 të burgosur sa ka gjithsej 700 nuk kanë qenë në listën e votuesve.

Lexo më Shumë

Shpreso që sot do të jetë do të jetë e qetë dhe do të kemi ditë zgjedhore pa probleme, sepse Maqedonia ka nevojë që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të del nga kriza politike e cila zgjat dy vite. Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Kuvendit parlamentar të OSB-së, Azaj Gulijev, pas vizitës në Vendvotimin numër 5 në gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup. Ai ka theksuar se vlerësimi preliminar për rrjedhën e zgjedhjeve do të jepet gjatë ditës së nesërme pasi të grumbullohen vërejtjet dhe rezultatet nga mbikëqyrja e procesit zgjedhor. Ai ka theksuar se ka 250 mbikëqyrës afat shkurtë…

Lexo më Shumë

Siç bëhet e ditur nga burime jozyrtare, një person që ndërlidhet me një parti të caktuar është arrestuar në Shuto Orizarë të Shkupit, i dyshuar për blerje të votave. Informata të këtilla kanë qarkulluar edhe gjatë natës së mbrëmshme, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e MPB-së. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 13:30, ku edhe mund të shpalosen më shumë detaje.

Lexo më Shumë

Asociacioni qytetarë “Most” vazhdon të paraqesë parregullsitë që i hasin gjatë procesit të votimit. Parregullsitë duke përfshirë periudhën nga ora 9:30 deri më 11:00 janë këto: -Në vendvotimin, 1778, Komuna “Novo Sello” një person i ka shqetësuar vëzhguesit, kanë thirrur policinë, por personi në fjalë ka ikur. -Në shkollën fillore” Dimitar Vllahov”, komuna Shtip, janë kanë ardhur persona jo zyrtarë të cilët i kanë evidentuar votuesit të cilët kanë hyrë në objekt. -Në vendvotimin 1849, komuna Strugë, një person ka votuar njëher dhe është kthyer përsëri për të votuar. Komisioni vëzhgues e ka njoftuar policinë, mirëpo me të arritur policia…

Lexo më Shumë

Asociacioni qytetarë “Most” vazhdon të paraqesë parregullsitë që i hasin gjatë procesit të votimit. Parregullsitë duke përfshirë periudhën nga ora 9:30 deri më 11:00 janë këto: -Në vendvotimin, 1778, Komuna “Novo Sello” një person i ka shqetësuar vëzhguesit, kanë thirrur policinë, por personi në fjalë ka ikur. -Në shkollën fillore” Dimitar Vllahov”, komuna Shtip, janë kanë ardhur persona jo zyrtarë të cilët i kanë evidentuar votuesit të cilët kanë hyrë në objekt. -Në vendvotimin 1849, komuna Strugë, një person ka votuar njëher dhe është kthyer përsëri për të votuar. Komisioni vëzhgues e ka njoftuar policinë, mirëpo me të arritur policia…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur daljen e votuesve në tërë Republikën e Maqedonisë. Dalja e votuesve në nivel republikan deri në ora 10:00 ishte 9.49 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1:          11.05% Njësia zgjedhore numër 2:          9,70% Njësia zgjedhore numër 3:          11.36% Njësia zgjedhore numër 4:          11,29% Njësia zgjedhore numër 5:          9.05% Njësia zgjedhore numër 6:          5,10% Këto rezultate bazohen në 95.05 për qind e të dhënave të përpunuara. Deri më tani, nga KSHZ-ja thanë se janë regjistruar…

Lexo më Shumë

Pas orës 10 shumë qytetarë në Komunën e Tetovës nuk e kanë gjetur veten në listën e votuesve. Disa prej tyre thonë se kanë qenë listë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa janë fshirë në këto zgjedhje, ndërsa disa të tjerë sapo kanë mbushur moshën për të votuar. Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk I është mundësuar të votojë dje siç parasheh kodi zgjedhorë, por e njëjta është detyruar që sot ta sjellë të bijën në vendvotim. Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të…

Lexo më Shumë

Në komunën e Tetovës sot votojnë gjithsej 79.295 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Sipas të dhënave të këshillit komunal zgjedhor në Tetovë, deri në ora 10:00 kanë votuar 3.679 votues, që është 4,64% nga numri i përgjithshëm, ndërsa nga këshilli komunal zgjedhor shpresojnë që gjatë ditës dalja do të jetë më e madhe. Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe deri tani nuk janë regjistruar parregullësi.

Lexo më Shumë

Sot në Stacionin e policisë në Gjorgje Petrov, është arrestuar një person në rrugën Via Ingacija nr.7, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me celular në vendvotimin numër “2556” në shkollën e mesme “Koço Racin”. Në këtë vendvotim, votimi është ndërprerë prej orës 8:25 deri në 8:35. Rreth orës 9 edhe në Vallandovë në vendvotimin nr. 0281(Kino Vallandovo) edhe një person tjetër gjatë votimit, me celular e ka fotografuar fletëvotimin pas çka është larguar në drejtim të panjohur.

Lexo më Shumë

Votim në emër të të tjerëve, presion ndaj votuesve, blerje të votave dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Këto janë disa nga parregullsitë të cilat i ka raportuar organizata CIVIL që monitoron zgjedhjet. Xhabir Deralla nga CIVIL tha se vëzhguesit e tyre janë aktivizuar që nga ora 06:00, ndërsa deri më ora 09:00 kanë raportuar më shumë se 60 parregullsi. Ai sqaroi se në një vendbanim në Butel, vëzhguesi i kësaj organizate është larguar nga vendvotimi nga anëtarët e vendvotimit. Deralla gjithashtu tha se përveç rasteve të regjistruara nga vëzhguesit, ka një numër të madh të parregullsive që janë paraqitur nga…

Lexo më Shumë