Author: almakos

Refuzimi i ankimimeve të Lëvizjes BESA për parregullsitë zgjedhore nga ana e BDI-së dhe PDSH-së në KSHZ, ka ngjallur reagimin edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili e akuzon liderin e BDI-së se ia ka dhuruar edhe një deputet shqiptar Gruevskit. Ja postmi i Afrim Gashit në Facebook: “O Ali Ahmeti, sot të ra maska e njëqindtë me radhë. Deri dje “vajtoje” se ke dert numrin e deputetëve shqiptar, ndërsa sot me “dorën” tënde ia dhurove një deputet shqiptar pikërisht antishqiptarit më të madh, Nikolla Gruevskit.”

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar shtatë nga tetë ankimimet e Lëvizjes BESA, që kanë të bëjnë me parregullsitë që kjo parti ka hasur gjatë procesit zgjedhor. KSHZ ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA, e cila ka të bëjë me parregullsitë në vendvotimin 0396/1 në Gostivar. Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA, parregullsia ka të bëjë me faktin që në vend të një gruaje nga Gostivari ka votuar dikush tjetër, ndërsa në procesverbalin ka qëndruar se gruaja tani më ka votuar dhe nuk është lejuar që përsëri të votoj. “Unë duhet të ju shfaq atë se të gjitha ankesat…

Lexo më Shumë

Liderët e partive shqiptare BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, natën e 11 dhjetorit u munduan të fshehin humbjen e dhjetëra mijëra votave me retorikë brengosëse për humbjen e deputetëve shqiptarë. Por sot, me votat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ata morën mandatin e të paktën një deputeti shqiptar, duke ia dhuruar VMRO DPMNE-së. Ahmeti thoshte se ka pritur me hidhërim lajmin për uljen e numrit të deputetëve shqiptarë. “Me hidhërim e them, që shqiptarët kanë humbur mandate. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar zgjedhjet. Por, mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja Besa reaguan lidhur me vendimin që solli sot Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili në mbledhjen e mbajtur me shumicë votash cili me shumicë votash u shprehën nga kjo parti, nuk i pranuan ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu VMRO-DPMNE-së që ta mbajë një mandat deputeti që atyre u  takonte në njësinë nr. 2. Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa tha që sot edhe njëherë u dëshmua se KSHZ  ëshë e politizuar, por ëshë më i dhimbshëm fakti që përfaqësuesit e PDSH dhe BDI lejuan që VMRO ta merr mandatin që i takonte shqiptarëve. “Sot edhe…

Lexo më Shumë

“Sot ishim dëshmitarë të mbledhjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili me shumicë votash nuk i pranoi ankesat e koalicionit “Rilindje me BESË”, duke i mundësuar kështu VMRO-DPMNE-së që ta mbajë me pa të drejtë një mandat deputeti që na takonte neve në njësinë nr. 2. “, kanë reaguar nga Lëvizja BESA, duke shtuar se përkundër asaj se votuesi ua dha mesazhin këtyre partive në zgjedhje, ato përsëri vazhdojnë t’i bashkojnë duart e tyre kundër interesave të shqiptarëve dhe të qytetarëve në vend. “Duke shkelur edhe një herë mbi të drejtën, KSHZ-ja dëshmoi edhe një herë se Maqedonia është…

Lexo më Shumë

Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e mjerueshme të rrugëve hyrëse të Sarajit. Projekti që përfshinte zgjerimin e rrugës hyrëse të Sarajit, që lidh atë me Qytetin e Shkupit në gjatësi prej 664 metrash, deri tek rruga hyrëse për në fshatin Lubin, është lënë përgjysmë. Ka kohë që nga shpalosja e këtij projekti, ndërsa tani gjendja në të cilën janë këto rrugë, ju shkakton pengesë qytetarëve gjatë kalimit me veturë. Për momentin punimet janë ndërpresë plotësisht, kjo sipas qytetarëve ndodh sepse tani zgjedhjet kanë përfunduar dhe gjithë punimet për kinse rikonstruktimin e rrugëve është bërë vetëm për reklamim…

Lexo më Shumë

KSHZ ka pranuar një ankesë të Lëvizjes BESA e cila ka të bëj me parregullsitë në një vendvotim në Gostivar, ndërsa shtatë ankimimet tjera u refuzuan. Sipas Blerim Sejdiut, parregullsia ka të bëj me faktin që në vend të një gruaje nga Gostivari ka votuar dikush tjetër, ndërsa në procesverbalin ka qëndruar se gruaja tani më ka votuar dhe nuk është lejuar që përsëri të votoj. Nga KSHZ u pajtuan që të thirret kryetari dhe anëtarët e këshillit zgjedhor dhe më pas të vërtetohet se çfarë ka ndodhur saktësisht atë ditë.

Lexo më Shumë

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se ndërmjetësimi dhe ndihma e ndërkombëtarëve në formimin e Qeverisë së re, do të kontribuonte për një Qeveri më stabile. Ata theksojnë se bashkësia ndërkombëtare edhe deri më tani ka marrë pjesë aktive në zgjidhjen e krizës në vend dhe se është e rëndësishme që Qeveria e re të kenë mbështetjen e tyre. Gazetari Isen Saliu thotë se në kohë krizash dihet se Maqedonia nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për t’i tejkaluar ato dhe se përvoja ka dëshmuar se kur ndërkombëtarët kanë ndërhyrë seriozisht dhe fuqishëm atëherë janë gjetur rrugëdalje edhe kur janë dukur të…

Lexo më Shumë

Fushata zgjedhore ishte e qetë dhe pa incidente konkrete, mirëpo presioni i partive në pushtet ndaj qytetarëve dhe të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në aktivitetet partiake gjithsesi se duhet të ndëshkohet. Kështu vlerësojnë të ftuarit gjatë debatit në emisionin  “ARENA”. Gazetari Arben Zeqiri deklaroi se të gjithë atë që kanë bërë presione ndaj qytetarëve duhet të dënohen me qëllim që të mos i përsërisin të njëjtat vepra edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gazetari Goran Maumovski thotë se propagandat nacionaliste të partive në pushtet se nëse VMRO-DPMNE dhe BDI nuk janë pjesë e Qeverisë mund të ketë destabilizim…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ishte për vizitë në Manastir prej ku bëri thirrje që të priten rezultatet përfundimtare. Ai tha se në kontakt të vazhdueshëm me Nikolla Gruevskin, si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. “Koha e Gruevskit ka mbaruar. Ai në asnjë rast nuk do të formoj qeveri, ndërsa jam i bindur se edhe ai e dinë këtë. Për këtë bëj thirrje që të mos nxehen gjakrat tek qytetarët, edhe pse opinioni nuk e di se unë dhe Gruevski jemi në kontakt të vazhdueshëm, siç ishim gjatë kohës së heshtjes zgjedhore. Bëj thirrje që të mos ndahemi dhe…

Lexo më Shumë

Edhe për ankimimet në vendvotimet 1995, 1996, 1997, 1997/1, 1999, 2080, 2081, 2083 në  Tetovë, njësia zgjedhore numër 6, anëtarët e KSHZ-së votuan kundër. Blerim Sejdiu nga BESA tha se është votuar në mënyrë familjare,  në mënyrë grupore, nuk është shfrytëzuar llamba UV. KSHZ refuzoi ankimimet e BESËS edhe për në komunën e Gazi Babës.

Lexo më Shumë

Ankimimi i radhës nga Lëvizja BESA ka të bëj me parregullsitë e vërejtur në vendvotimin 2339, në fshatin Orllancë të Haraçinës. Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA tha se anëtari i Këshillit Zgjedhor ka fotografuar faqe Listën Zgjedhore dhe të njëjtën e ka dërguar jashtë vendvotimeve. “Publikisht është bërë agjitim për kë duhet votuar para vendvotimit. Vazhdimisht është bërë presion ndaj votuesve në korridoret ndërsa këshilli zgjedhor nuk ka ndërmarr asgjë. Përfaqësuesit e tanë kanë insistuar në lidhje me këto parregullsi por kryetari i Këshillit zgjedhor nuk i ka marrë parasysh këto vërejtje”, ka thënë Sejdiu i BESËS. Anëtarët e KSHZ-së,…

Lexo më Shumë