Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Rama e konsideron si një hap historik, ndërsa thotë se të  drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie. “Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”, është shprehur Rama në rrjetet sociale. Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare thuhet se “biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues” 7 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Vazhdon moti me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë të përforcuar veriore dhe temperaturë e cila nesër në mëngjes do të ulet deri minus 22 gradë. Sipas DPHM në Berovë dhe Mavrovë do të jetë më ftohtë me minus 22, Demir Kapi minus 21, Manastir minus 20, Prilep minus 19, Tetovë minus 18, Shkup minus 17, Shtip dhe Strumicë minus 16, Ohër minus 15 dhe Gjevgjeli minus 11. Temperaturat edhe gjatë ditës do të mbeten të ulëta nën zeron dhe do të lëvizin prej minus 12 në Berovë dhe Manastir, minus shtatë në Shkup deri minus pesë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë paraditen e kësaj të shtune në një deklaratë për mediat, lidhur me rastin e Ramush Haradinajt, që vazhdon të mbahet i burgosur në Francë. Në deklaratën e tij, Vasili ka bërë me dije se, strukturat shtetërore të LSI-së janë vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë kryetarit të AAK-së. “Kryetari Ilir Meta ka komunikuar me familjen e Haradinajt, ambasadorin tonë në Francë dhe faktorë të tjerë në kosovë dhe jashtë saj. gjithashtu, ministri Manjani i është drejtuar me një letër zyrtare homologut francez ku kërkon moskryerjen e procedurave të ekstradimit, pasi bëhet…

Lexo më Shumë

Qeveria ka vendosur të shpallë si ditë pushimi datat 9 deri 14 janar për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor. “Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të  masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend” thuhet në vendimin e qeverisë. Qeveria i bën thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre për këto data ndërsa  ngarkon institucionet e administratës…

Lexo më Shumë

M.B (83) dje është gjetur e vdekur në katin e djegur të shtëpisë në fshatin Bukoviq të Shkupit. Siç informon MPB, dje është denoncuar se në orën 12:25 në fshatin Bukoviq për shkaqe tani për tani të panjohura ka shpërthyer zjarr në shtëpinë, pronë e R.B (49), me ç’rast tërësisht janë djegur përdhesa dhe kati, ku ka qenë nëna e tij M.B, e cila është gjetur e vdekur. Zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës së zjarrfikësve. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurës i është dorëzuar familjes për varrim.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e saj për situatën në fshatrat e Malësisë së Karadakut, të cilët janë plotësisht të bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe apelon deri te organet lokale dhe qendrore që urgjentisht t’u dalin në ndihmë banorëve të kësaj ane. Tashmë dy ditë me radhë banorët e fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë mbeten të bllokuar nga reshjet e borës dhe rrezikojnë të mbeten pa ushqime dhe ilaçe për të sëmurit, ndërsa autoritetet deri në këtë moment kanë treguar një mospërfillje dhe mosinteresim shumë të madh përderisa gjendja në terren kërkon intervenim urgjent. Prandaj edhe një herë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Partitë Shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, siç thuhet në deklaratë, angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase…

Lexo më Shumë

Në Mavrovë sot në mëngjes është matur temperaturë më e ulët prej  -19 gradë, vijon Krusheva dhe Lazaropole me -18, Topollçani dhe Gjurishte -17, Pozharan -15, Prilep, Kriva Pallankë dhe Berovë -14, Pretor, Ohër, Vinicë, Dibër, Kumanovë dhe Manastir -13, Shtip dhe Tetovë -12, Shkup -11, Strumicë, Demir Kapi dhe Dojran -10 deri -8 në Gjevgjeli. Reshje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Berovë, Manastir, Prilep, Vinicë dhe Gjurishte 1 litër, Kriva Pallankë dhe Kumanovë dy, Pozharan tre, Topollçan katër dhe Mavrovë pesë litra. Lartësia e shtresës së borës lëviz prej katër në Dojran, tetë në Pretor, 10…

Lexo më Shumë

Deputeti Shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj,  i ka drejtuar një letër ministrit francez të Drejtësisë për të kërkuar lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt. Ndër të tjera, Ahmet Gjanaj thotë se arrestimi i z. Ramush Haradinajt me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia do t’i ngjante situatës ku Gjermania do të kishte lëshuar pas luftës së humbur një urdhër-arresti për të arrestuar të madhin e të respektuarin z. Sharlë de Gol. Kjo është letra e plotë e dërguar nga Ahmet Gjanaj Ministrit të Dresjtësisë së Francës : Bruksel, më 6 janar 2017 Zoti Ministër, Më datën…

Lexo më Shumë

Reshjet e pandërprera të borës jo vetëm që kanë paralizuar gjithë vendin, por kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave rrugët e të cilëve janë tërësisht të pakalueshme. Banorët e Komunës së Zhelinës ankohen se auttoritetet lokale as që kanë tentuar t’i pastrojnë rrugët, gjë që po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve qoftë edhe për nevojat elementare. Ata i bënë thirrje autoriteteve që t’i pastrojnë rrugët e të mos flejnë. “Autoriteteve të komunës së Zhelinës ju themi, ose pastroni rrugët urgjentisht (sidomos në Merovë, Sallarevë, Cerovë dhe Leshnicë të Epërme) ose do t’i pastrojmë ne, duke filluar prej sonte…

Lexo më Shumë

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel e ka cilësuar të papranueshëm ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Zyrtari amerikan ëshët shprehur se Franca duhet ta lirojë shpejt Haradinajn, ndërsa  i ka bërë thirrje Serbisë që të mos abuzojë me Interpolin. Engel ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shtyjë përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë, nëse kjo e fundit nuk tenton të normalizojë raportet me Kosovën. “Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me Interpolin si objektiv ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunalet ndërkombëtare kanë liruar zotin Haradinaj…

Lexo më Shumë

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel e ka cilësuar të papranueshëm ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Zyrtari amerikan ëshët shprehur se Franca duhet ta lirojë shpejt Haradinajn, ndërsa  i ka bërë thirrje Serbisë që të mos abuzojë me Interpolin. Engel ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shtyjë përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë, nëse kjo e fundit nuk tenton të normalizojë raportet me Kosovën. “Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me Interpolin si objektiv ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunalet ndërkombëtare kanë liruar zotin Haradinaj…

Lexo më Shumë