Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur angazhimin e përbashkët të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike Sipas Metës, fryma e kësaj marrëveshjeje është një ogur i mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale. Kryeparlamentari ka shprehur besimin se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit Meta është i bindur se ky akt i rëndësishëm politik është një gur i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin…
Author: almakos
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se i ka braktisur shqiptarët në këto ditë të vështira të motit ekstrem. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha se Qeveria nuk është e pranishme me ndihma ushqimore, apo me medikamente në asnjë familje në zonat e izoluara dhe pa drita prej dy ditësh dhe moti i acartë konfirmon paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për t’u përballur me realitetin. Deklarata e plotë e PD Situata e rëndë nga moti në shumë zona të vendit nuk ka shenja përmirësimi. Nga raportimet e qytetarëve dhe strukturave…
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. “Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet, – thuhet në një deklaratë për shtyp të PD-së. – Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik…
BDI, Rilindje me Besë, dhe Aleanca për Shqiptarët u bashkuan rreth një platforme të përbashkët në të cilën zotohen për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në mandatin e ardshëm qeveritar. Siç thuhet në deklaratë, partitë parlamentare shqiptare do të angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe njëkohësisht do të zgjidheshin edhe shumë çështje tjera etnike. “Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese. Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese…
VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk kanë ende përgjigje të prerë për pikat e marrëveshjes së katër partive shqiptare, BDI, BESA, Aleanca dhe PDSH. Televizioni Shenja ka kontaktuar dy partitë për të marë qëndrimet e tyre, ndërsa janë përgjigjur vetëm nga partia e Nikolla Gruevski. Megjithatë as nga VMRO-DPMNE nuk ka një qëndrim të qartë rreth kushteve të partive shqiptare. Në përgjigjen e zëdhënësit Ivo Kotevski ndaj pyetjes tonë thuhet se fillimisht kjo parti do t’i shqyrtojë pikat dhe më pas do të prononcohet për të njëjtat. “Do ti shqyrtojmë dhe më pas do të prononcohemi”, është përgjigjur shkurt Kotevski në pyetjen…
Partitë parlamentare shqiptare të cilat nënshkruan platformën e përbashkët me të cilën do të kushtëzojnë partnerin eventual maqedonas shpjegojnë arsyet e ndërmarrjes së kësaj nisme. Nga Rilindje me Besë thonë se për deklaratën e përbashkët janë meritore konsultimet me shtetin shqiptar dhe qëllimi i partive për të dëshmuar se janë të gatshëm ta mbështesin një kauzë të përbashkët. Deklarata, sipas Rilindjes me Besë, është përpiluar nga faktori shqiptar dhe mbështetur nga partitë parlamentare shqiptare të Maqedonisë. Kjo platformë, sipas tyre është në pajtim edhe më platformën e tyre partiake, prandaj edhe kanë shprehur gatishmëri për ta përkahur. “Asnjëra parti nuk…
Reshjet intensive të borës, temperaturat e ulëta që arrijnë deri nën zero, ngrica të mëdha si dhe era e fortë që ka mbizotëruar ditët e fundit, ka bërë që shumë autostrada, rrugë, fshatra dhe banorë të mbeten të izoluar. Komunikacioni në gjithë shtetin po zhvillohet me shumë vështirësi. Janë pastruar disa nga rrugët po ka ende të pa pastruara dhe ka ndalesa për qarkullim në disa akse rrugore. Ndalesë për lëvizje të makinave prej sot në mëngjes është vendosur në drejtim të fshatit Krupishte-Probishtip. Ndërsa, për të gjitha llojet e makinave është vendosur ndalesë në rrugën Kumanovë-Sveti Nikolë. Ndalesë ka…
Dhjetëra kamionë kanë mbetur të bllokuar në vijën kufitare Tabanocë. Reshjet e mëdha të borës dhe rruga e rrëshqitshme kanë bërë që të krijohet një kolonë e gjatë e kamionëve në këtë vijë kufitare. Rruga nuk është pastruar pothuajse aspak nga ana e autoriteteve kompetente, ndërsa puna e cila po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar në këtë pikë kufitare, thonë disa shofer ka bërë që të krijohet kjo kolonë. Ata tashmë disa orë kanë mbetur në këtë kolonë. Ndryshe, kolona sa vjen e shtohet.
Pas deklaratës së marrëveshjes së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, ku theksojnë se synojnë të jenë faktor shtetforumues, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka mbështetur këtë qëndrim. Në një deklaratë për shtyp, MPJ e cilëson mbështetjen e saj si një “ndihmesë vëllazërore” pozicionim e partive shqiptare në Maqedoni. Deklarata MPJ-së Mbi ndihmesën vellazërore të Shqipërisë në pozicionimin e partive politike shqiptarëve në Maqedoni Shqipëria ka ndjekur me vemendje të posaçme zhvillimet në Maqedoni duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë, shkëmbyer mendime, ide e analiza për të qendruar më pranë dhe…
Aeroplanët që fluturojnë nga aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup sot janë nisur nëpër destinacionet e tyre. Edhe pse dje dhjetëra fluturime të destinuara për vendet ku për momentin mbizotëron borë e përcjellë me erë e stuhi ishin anuluar, sot gjendja është normalizuar tërësisht. Vetëm për në aeroportin e Stambollit ende nuk është marrë leja për fluturim, pasi gjendja në aeroportin “Kemal Ataturk” vazhdon të jetë kritike. Dy fluturime nga Shkupi për në Stamboll janë anuluar sot në mëngjes. Dje për shkak të borës së madhe, akullit dhe erërave të forta janë anuluar 610 fluturime të planifikuara të kompanisë Turkish…
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se më shumë do të preferonte të vdesë, se sa të bëhet bashkë me Ali Ahmetin. Ky postim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët e ka mbështetur Lëvizja BESA, pasi siç shprehen ata, bëhet fjalë për interesa kombëtare, por duke theksuar se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Me qenë mes dilemës a te vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Rama e konsideron si një hap historik, ndërsa thotë se të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie. “Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”, është shprehur Rama në rrjetet sociale. Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare thuhet se “biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues” 7 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

