Author: almakos

Çështja e platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, në opinionin maqedonas është kuptuar në mënyra të ndryshme, vlerëson profesori universitar Nano Ruzhin. Ai në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA tha se edhe për vetë atë kjo platformë është pak e paqartë sidomos sa i përket periudhës kur partitë shqiptare vendosën të nënshkruajnë një platformë të përbashkët me kërkesa të caktuara. “Edhe për mua paraqiten disa çështje të paqarta, disa dilema. E para, nëse është koha e duhur, apo nuk duheshtë ajo të jetë ose program zgjedhor ose një formë e përpunuar e një pozicioni ideologjik, e dyta, si…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar ditën e sotme një pritje me përfaqësues të mediave nga vendi, Kosova dhe Maqedonia. Në fjalën e tij Presidenti Nishani ka theksuar rëndësinë e pushtetit të medias në jetën politike e sociale të vendit, duke u shprehur se sfidat me të cilat përballet media janë nga më të ndryshmet. “Ju shpreh falënderimet për këtë punë dhe kontribut të madh që jepni për shoqërinë, qytetarët dhe shtetit. Gjej rastin të uroj një vit sa më të mbarë, me dinamikën që ju karakterizon, dhe me produktin shumë të rëndësishëm që realiteti shqiptar, qytetarët shqiptarë, jeta…

Lexo më Shumë

Pas reagimit të Lëvizjes BESA dhe apelit të kësaj partie drejtuar EVN-së që kjo e fundit t’i qaset më seriozisht shpërndarjes dhe furnizimit me energji nëpër disa vendbanime shqiptare, janë përgjigjur nga EVN. “Po bëhen përpjekje maksimale për shpërndarje stabile të energjisë elektrike madje edhe në zonat më të thëla malore. Sistemi i shpërndarjes për furnizim me energji elektrike përgjithësisht funksionon pa probleme të mëdha, ndërprerje paraqiten vetëm në rrjetet e tensionit të ulët, në rrjetet e tensionit të lartë thuajse nuk ka asnjë defekt. Në rrjetet e tensionit të ulët ekipeve të EVN-Maqedoni më shumë probleme u shkaktojnë disa…

Lexo më Shumë

Për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave që kanë kapluar vendin, shumë qytetarë kanë përfunduar në spital me gjymtyrë të thyera dhe fraktura të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Gazetarja e TV SHENJA, Ajnur Bafqari, zhvilloi një bisedë me specialisten e Kirurgjisë së fëmijëve, Iliriana Shehu, e cila tha se vetëm sot, 17 persona kanë kërkuar ndihmë dhe janë trajtuar në mënyrë ambulantore, ndërsa që nga dita e parë e rreshjeve të borës, gjithsej 127 persona kanë pësuar thyerje dhe fraktura si rezultat i rrugëve të rrëshqitshme për shkak të akullit që është shkaktuar nga temperaturat e…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se nuk po menaxhon situatën e keqe të motit. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se Rama bën shfaqje me shtabin e emergjenca në zyrat e ngrohta të Kryeministrisë. Deklarata e plotë “537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit. Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat…

Lexo më Shumë

Analistët shohin thellim të mëtejmë të krizës në një kohë kur partitë kanë qëndrime gjithnjë e më të kundërta, nuk dihet fati i Prokurorisë Speciale nuk nuk dihet se kush do ta formojë Qeverinë e re. Analistët Mersel Bilalli dhe Mirjana Najçevska vlerësojnë se vetë fakti që Gruevski ka marrë përsipër formimin e Qeverisë, i rrethuar nga një grup njerëzish të akuzuar për krime, është vet kriza.  “Vetë fakti që Gruevski me njerëzit e dyshuar dhe akuzuar për krime ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë është krizë në vete. Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është thellim I krizës më…

Lexo më Shumë

Dita e katërt prej shpalljes të platformës së partive parlamentare shqiptare ndërsa VMRO DPMNE dhe LSDM vazhdojnë të heshtin. Në një kohë kur po bëhen kalkulimet dhe negociatat për Qeverinë e re, asnjëra nuk dëshiron që ta tregojë pozicionin e saj. LSDM dhe VMRO DPMNE ditë më parë thanë se do të komentojnë kur të vijë koha, kur ta marrin dokumentin zyrtarisht nga partitë shqiptare, por tashmë kur kanë filluar të ecin afatet, asnjëra prej partive nuk tregon nëse janë ose jo të pranueshme kushtet e partive shqiptare për koalicionim. Derisa dje ose pardje zëdhënësit e këtyre dy partive të…

Lexo më Shumë

Reshjet e dëborës janë kthyer përsëri.  Lençe Rizova nga Instituti Hidrometeorologjik tregon që sot në vend mbizotërojnë temperatura të ulëta dhe me reshje bore më intensitet të dobët, gjendje e njëjtë do të jetë edhe nesër.  “Sot edhe më tutje do të kemi reshje të borës me intensitet të ulët, më shumë do të jenë të pranishme në lindje, megjithatë ende kemi në pjesët veri-perëndimore të vendit reshje bore,  të cilat janë po ashtu me intensitet të ulët. Temperaturat edhe sot janë të ulëta, gjithandej janë negative dhe të tilla do të mbizotërojnë edhe nesër gjatë ditës me interval prej…

Lexo më Shumë

Maqedonia rrezikon të mbetet pa Qeveri edhe për një kohë të gjatë, ndërsa shkas për këtë janë interpretimet e kundërta nga partitë politike lidhur me obligimet kushtetuese për atë se kujt i takon mandati për formimin e Qeverisë. Qarqe të afërta me pushtetin kanë dalë me teori se mandati për formimin e Qeverisë i takon vetëm VMRO-DPMNE-së. Edhe në rast se mandatuesi aktual, Nikolla Gruevski, dështon përsëri  presidenti mandatin duhet t’ia jep një kandidati të VMRO-DPMNE-së. Këto vlerësime mbështeten në dispozitat kushtetuese ku për dallim nga interpretimet e deritanishme dhe përvojat në vendet e rajonit, në Kushtetutën e Maqedonisë nuk…

Lexo më Shumë

Ky dimër i pazakontë për rrethanat tona, me temperatura që shkojnë edhe ndër -20 gradë celsius, sigurisht që vështirëson jetesën e përditshme të të gjithëve, por janë banorët e Hasanbegut të shkatërruar nga vërshimet e para pesë muajve, për të cilët i ftohti polar është edhe më i vështirë për t’u përballuar. Banorët thonë se shumë prej anëtarëve të familjeve të tyre, jetojnë nëpër vendbanime tjera tek të afërmit e tyre, pasi që në shtëpitë  e tyre, nuk kanë kushte për të përballuar dimrin. Ndihmat që u janë ofruar atyre, kanë qenë simbolike dhe të pamjaftueshme për të kaluar dimrin.…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore  Taulant Balla ka dalë kundër propozimit të aleatit në qeveri, LSI-së sa i takon listave të hapura zgjedhore. Balla tha se nuk është koha tani që të diskutohet kjo gjë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. “Lista të hapura? Mandati i këtij komisioni është të diskutojë çështje të rekomanduara nga OSBE-ODIHR. Jam kundër çdo lloje forme që ndërhyn në këtë fazë të sistemit zgjedhor, sepse ky sistem nuk është i vjetër, kemi bërë dy palë zgjedhje me këtë. Nëse pas zgjedhjeve, do të ketë diskutime dhe rishqyrtime, atëherë le…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist Taulant Balla ka dalë kundër propozimit të aleatit në qeveri, LSI-së sa i takon listave të hapura zgjedhore. Balla tha se nuk është koha tani që të diskutohet kjo gjë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.  “Lista të hapura? Mandati i këtij komisioni është të diskutojë çështje të rekomanduara nga OSBE-ODIHR. Jam kundër çdo lloje forme që ndërhyn në këtë fazë të sistemit zgjedhor, sepse ky sistem nuk është i vjetër, kemi bërë dy palë zgjedhje me këtë. Nëse pas zgjedhjeve, do të ketë diskutime dhe rishqyrtime, atëherë le ta bëjmë, por tani nuk është momenti”,…

Lexo më Shumë