Author: almakos

18 April Analistët vlerësojnë se LSDM me shumicën parlamentare duhet të marrë hapa konkrete që të zhbllokoj punën e Kuvendit dhe ti krijoj institucionet, në të kundërt rrezikon të humb përkrahjen e votuesve. Sipas Nikolla Dujovskit çdo ditë e kaluar në Kuvend, pa ndërmarr ndonjë hap konkret nga shumica, është fitore e sigurt e VMRO DPMNE-së. Qytetarët votuan për ndryshime, ndryshimet janë të patjetërsueshme, ky është fakt. Nëse ato ndryshime nuk ndodhin, nuk besoj që qytetarët me vetorganizim do ti marrin punët në duart e tyre, njëjte edhe këto për “Maqedoni të përbashkët”. Është fakt që çdo ditë përkrahja për…

Lexo më Shumë

18 April Para pak çastesh në lagjen e Çairit, më saktësisht tek Qendra Tregtare Çairçanja, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast është lënduar një vajzë 5 vjeçare e cila menjëherë është dërguar në qendrën spitalore. Dëshmitarët okularë deklarojnë se vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo më Shumë

Banorët e zonave të përmbytura, të vendosura në konviktin Tome Stefanovski Siniç kundërshtojnë edhe një herë vendimin e Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar konviktin. Ata thonë se nuk kanë kushte elementare të kthehen në shtëpi. Kërkojnë që Ministria tu sigurojnë një vend tjetër të përshtatshëm ose vazhdimin afatin për qëndrimin në konvikt. Nuk e kemi ne plan t lëshojmë konviktin se nuk kemi kushte dhe ku te shkojmë vetëm të flemë në parqe ose rrugëve. Kisha apeluar tek ministri nëse mendon se ka kishte le të vijë dhe të jeton në shtëpia tona këtu ka njërës…

Lexo më Shumë

Një autor i panjohur i maskuar mbrëmë ka kryer vjedhje në rrugën “Boro Menkov” në lagjen Shkup Veri. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 pasi autori, me kërcënim me pistoletë, nga të punësuarit ka marrë një shumë të pakonfirmuar parash nga qarkullimi ditor pas çka kishte ikur në drejtim të panjohur. Merren masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Një shofer i një automjetit të udhëtarëve është lënduar rëndë në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në kalimin rrugor midis vendqëndrimit hekurudhor Tumçevishte dhe stacionit hekurudhor Gostivar. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje në orën 18:24 midis një treni të udhëtarëve i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup-Kërçovë dhe automjetit “seat leon” me targa tetovare. Shoferi i lënduar me Ndihmën e shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën mjekësor në Gostivar. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga stacioni policor në Gostivar, ndërsa në periudhën nga ora 18:24 deri në orën 21:18…

Lexo më Shumë

Ju keni pasur zgjedhje dhe keni Kushtetutë, andaj ndiqni Kushtetutën dhe praktikat demokratike. Kështu mes tjerash tha ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Karl Bild, pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofton SHENJA. Bld që nga dita e djeshme qëndron në Shkup, ndërsa ka deklaroi se nuk është i interesuar për t’u takuar me presidentin Ivanov. Megjithatë, ai tha se do të takojë të gjithë liderët e partive të rëndësishme në vend. Deri më tani, ai ka takuar krerët e LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa do të takojë edhe kryetarët Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/ [embedded content]Deklarata e diplomatit…

Lexo më Shumë

Në çdo shtet demokratik ekziston Kushtetuta e cila duhet të respektohet, kështu ka porositur sot para medias, ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Karl Bildt, pas takimit që realizime kreun e LSDM-së, Zoran Zaev. Bild me këtë rast është shprehur se në misionin e tij kalues me organizatën panevropiane është të mbledh informacione të cilat do t’u kumtohen liderëve evropian. Pas takimit në LSDM, Bildt ka shkuar në Reçicë të Vogël për të realizuar takim me kryesinë e BDI-së. Ndërkohë që më pas do të takohet edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruesvki dhe atë të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lexo më Shumë

Deputetët e BDI-së janë bërë pjesë e lojës së VMRO-DPMNE-së për zvarritje të punës së Kuvendit. Ata përdorin ndërhyrje procedurale duke diskutuar për tema krejtësisht të parëndësishme për seancën konstituive. Pasi deputeti Ilija Dimovski foli për përurimin e urës në Gostivar dhe akuzoi se është mbajtur në një gjuhë, deputetja e BDI-së Mirsada Emini ju kundërpërgjigj duke folur jo vetëm për këtë temë, por edhe për syza, largpamësi dhe përplasje të ngjashme. Madje deputetja e BDI-së edhe vetë pranoi se po keqpërdor ndërhyrjen procedurale për t’ju kundërpërgjigjur Ilija Dimovskit, të VMRO-DPMNE-së. “Përsëri do ta keqpërdor proceduralen t’i them kolegut Dimovski…

Lexo më Shumë

Disa ditë ne grupi parlamentar i Lëvizjes Besa nuk dëshiron të harxhon kohë sepse jemi në një situatë prej të cilës duam të dalim sa më shpejtë, kështu mes tjerash ka thënë deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. “E para nuk është mirë të keqpërdorni ose të thoni se deklarata është e Tiranës. Për Lëvizjen BESA është deklaratë e partive shqiptare në Maqedoni dhe nga BESA është miratuar në Shkup më 7 janar 2017. Nëse dëshironi të merrni një alibi të këtillë për të thelluar krizën edhe më tej kjo nuk i shërben askujt”, tha po ashtu Gashi, njofton SHENJA.…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ka anuluar seancën e paraparë për sot në të cilën duhej të diskutohen pika të rëndësishme për punën e Prokurorisë Speciale, njofton SHENJA. Nga kjo gjykatë njoftuan se seanca është prolonguar për shkak të pushimit mjekësor të disa prej gjykatësve dhe në momentin që do të kthehen ata në punë, mbledhja do të zhvillohet. Sot pritej rifillimi i debatit lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe për përdorimin e materialeve nga bombat e opozitës si prova në proces. Në seancën e radhës do të shqyrtohet mundësia që  vetëm prokurori publik Marko Zvërlevski të ketë mundësinë që të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot edhe njëherë përmes një komunikate ka theksuar  legjitimitetin e shumicës qytetare duke nënvizuar nevojën e formimit të një qeverie stabile dhe me legjitimitet të plotë, që do të ketë për obligim të mbrojë interesat shtetërore dhe qytetare, të sigurojë jetë cilësore dhe zhvillim të shtetit. “Së pari do të zgjedhet kryetari i ri i kuvendit e më pas edhe qeveria e re, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivnaov nuk duhet që në mënyrë kundër-kushtetuese dhe kundërligjore t’i bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të obliguar që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet të…

Lexo më Shumë

Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë. Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë, apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit. Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur, apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje, apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes. Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit,…

Lexo më Shumë