Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ky është vazhdimi i 14-të i mbledhjes konstitutive, në të cilën në rend dite është edhe zgjehdja e kryetarit të Kuvendit. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk…
Author: almakos
Vajza katër vjeçare Senije Lutfiu, e cila ditën e djeshme është shtypur nga një makinë në Çairçank të Shkupit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Lajmi i dhimbshëm është kumtuar nga familjarët e vajzës. Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta. Edhe pse e vogla është dërguar në spital, megjithatë, plagët e marra nga goditja kanë qenë të forta, saqë ajo nuk ka arritur t’ju mbijetoj.
18 April Dhjetëra qytetarë protestuan sot para Komunës së Strugës, duke kërkuar zgjidhje për deponinë e cila, sipas tyre tash disa ditë po digjet duke përhapur tym të zi dhe erë kundërmuese në qytet. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. Organizatorët e protestës thonë se bëhet fjalë për helmim sistematik të qytetit.
18 April Edhe sonte kanë vijuar protestat “Për Maqedoni të Përbashkët”. Organizatorët përsëritën se janë kundër platformës së partive shqiptare dhe kërkuan nga partitë maqedonase ta refuzojnë të njëjtën. Ngjashëm si VMRO DPMNE-ja edhe protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare.
18 April Edhe në vazhdimin e trembëdhjetë, seanca konstituive për nga forma e debatit dhe temat e trajtuara, nuk ndryshoi aspak nga tre javët e kaluara. Shumica e re parlamentare, edhe përskaj premtimeve të vazhdueshme, nuk ndërmori asnjë hap në drejtim të zhbllokimit të seancës dhe vazhdimit me pikat e rendit të ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së me orë të tëra zhvilluan replika dhe kundër-replika ndaj njëri tjetrit kurse gjatë fjalimeve procedurale, shumica e re parlamentare kërkoi nga kolegët e tyre të lejojnë zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit dhe përfundimin e seancës. Kjo platformë që imponohet tani është ndryshim…
18 April Ish kryeministri suedez dhe shef i diplomacisë Karl Bild gjatë vizitës në Shkup u njoh nga afër më krizën politike në vend. Bild zhvilloi takime me liderët e partive politike të shumicës së re parlamentare. Duke mos dashur të komentojë në detaje, Bild tha se rruga për dalje nga kriza kalon përmes respektimit të Kushtetutës dhe proceseve demokratike. Ju kishit zgjedhje, keni Kushtetutën si çdo shtet evropian. Ndonjëherë mund të ketë probleme, por ndjekeni Kushtetutën dhe praktikat demokratike. Kjo është mënyra e vetme se si zgjidhen problemet në demokracinë Evropiane. Jam i njoftuar me çështjen e njohur të…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi pas takimit me ish-ministrin suedez për Punë të Jashtme, Karl Bildt tha se diplomatët janë këtu për të ndihmuar vendin që të del nga kriza. “Ne jemi sot këtu bashkë me ata për të gjetur mundësi se si mund të dilet nga kriza. Ne i treguam opinionin tonë, mënyrën se si po veprojmë dhe si po mundohemi që Maqedonia orë e më shpejtë të del nga kriza dhe ishte një takim i frytshëm për ne. Ne bëmë me dije se në çdo hap në çdo moment jemi përkrah procesit i cili do ta ndihmon…
Nga LSDM nëpërmjet një komunikate kanë informuar se kreu i kësaj partie Zoran Zaev, e ka njoftuar diplomatin evropian se shumica parlamentare në pajtueshmëri me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet, e ka marrë detyrën që ta debllokojë procesin demokratik në Kuvend. Nga LSDM kanë njoftuar se shumë shpejtë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe më pas edhe Qeveria e re reformatore. “Bashkërisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë dhe krijimi i mundësive që nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve nga ana e të gjitha partive politike dhe institucionet shtetërore. “, thuhet në…
Gjermania është e vendosur të merr rol më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shkak për këtë është kriza politike në Maqedoni, shkruan portali evropian European Western Balkans, duke iu referuar burimeve jo zyrtare diplomatike. Sipas këtij mediumi, në Gjermani, është rritur interes për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në drejtim të kësaj po përgatitet një strategji e cila parasheh rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e këtij rajoni. “Duke pasur parasysh faktin se Gjermania nuk ka udhëhequr një politikë aktive në Ballkanin Perëndimor, planifikon të merr një qasje proaktive dhe së fundmi ka filluar të shkruaj një draft…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se platforma e Tiranës, është mit i krijuar nga politikanët maqedonas. Në një intervistë për revistën amerikane “Politico”, duke folur për akuzat për ndërhyrjen e tij në krizën politike në Maqedoni, ai ka mbrojtur platformën shqiptare dhe ka thënë se ai vetëm ka lehtësuar takimin e partive shqiptare të Maqedonisë dhe nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme. “Është një mit i krijuar në Shkup për qëllime politike se partitë politike po ndjekin një platformë që është shkruar në Tiranë. Kjo është gënjeshtër, një mit i krijuar nga politika me shije shumë të…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Karl Biltin theksoi se takimi ishte interesant për shkak të përvojës së madhe që Karl Bild ka me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimin me gjendjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Maqedoni. “Tani komuniteti ndërkombëtar është i interesuar që të ndihmojnë Maqedoninë për daljen nga kriza politike. Unë i informova se BDI-ja i ka bërë të gjitha detyrimet rreth formimit të shumicës së saj, se e kemi dhënë përkrahjen tonë dhe bëjmë përpjekje që kjo krizë të tejkalohet, por gjithsesi nevojitet lehtësim i procesit nga ana e miqve tanë .…
Qytetarët kanë vetëdije të lartë për vetëdijshëm për nevojën dhe benefitet e sigurimit, por ende i sigurojnë vetëm gjërat për të cilat janë të obliguar. Kështu thonë të dhënat e Shoqatës për sigurim dhe Agjencisë për mbikqyrje të sigurimit. Të dhënat e prezantuara gjatë një konference në Odën Ekonomike të Maqedonisë tregojnë se qytetarët kryesisht sigurojnë makinat. Ky lloj i sigurimit në tregun e sigurimeve merr pjesë me 44%. Fushat e tjera të sigurimit që përdorin qytetarët e Maqedonisë janë, 17,8% për sigurimin e pronës, 8,7% sigurim kasko, dhe 11% për sigurim nga fatkeqësitë natyrore. “Krahasuar me rajonin, gjendja në…

