Author: almakos

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke i replikuar, Ziadin Selës, ka thënë se ky i fundit gjatë mandatit të tij, nuk ka bërë asgjë për të mirën struganëve. Ai e mori shembull, Nevzat Bejtën si kryetar komune, për të cilin tha se edhe pse nuk pajtohen, megjithatë ka bërë shumë punë për komunën e Gostivarit. “Unë nuk pajtohem me Nevzat Bejtën politikisht por si kryetar komune nuk mund të themi se nuk bën. Ai punon si kryetar komune”, tha Dimovski.

Lexo më Shumë

Shefi i delegacionit të BË-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka bërë thirrje edhe njëherë që të zgjidhet kriza politike në vend.  Zhbogar gjatë  vizitës së sotme në komunën Negotinë në kuadër të fushatës “BE për ty”,  ka deklaruar se është e domosdoshme unitetit për formimin e institucioneve në vendin dhe se tani është koha e duhur për të bërë këtë. “Çdoherë ekziston kohë e duhur për shumë çështje. Ka pasur kohë kur u caktuan zgjedhjet dhe kohë e cila u nda për diskutime dhe debate pas zgjedhjeve. Mendoj se tani është koha që të vendoset nevoja për formimin e institucioneve”,…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po replikon me deputetin  e VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, deputeti i LR PDSH-së, dhe kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kaq thënë se do të rikandidohet edhe një herë për kreun e Strugës. “ Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela.

Lexo më Shumë

Paradite në Ohër është regjistruar një tërmet. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, në orën 11.42 është regjistruar tërmet me fuqi prej 2.5 shkallë, 5 kilometra në jug-lindje të Ohrit, gjegjësisht 83 kilometra në lindje të Tiranës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej dy kilometrave. Sipas të dhënave tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe vendit përreth.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorët e Gjermanisë- Kristine Althauzer, të Britanisë,- Çarls Gareth, ambasadorin e Suedisë- Mat Stefanson dhe ambasadorin e Holandës- Vauter Plomp. Në takim, thuhet në komunikatë, përcjell SHENJA, është konstatuar se Maqedonia duhet t’i vazhdoj proceset me çka do të sigurohet e ardhme stabile për qytetarët e vendit. “Shumica parlamentare është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime e shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Hapat që do të pasojnë në kohë të shkurtë janë përzgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe qeveri të re reformatore, sipas Rregullores së…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të ri ekonomik parashikon se ekonomia e Maqedonisë sivjet do të ketë rritje prej 3,2 për ind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3,4 për qind. Në dokumentin e publikuar në seancën tradicionale pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, thuhet se rritja e BPV-së së Maqedonisë deri në vitin 2022 do të lëvizë deri në 3,8 për qind. Rritje më të lartë ekonomike në rajon do të shënojë Shqipëria me 3,7 për qind, ndërsa më të ulët Bullgaria dhe Kroacia me 2,9. Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vitin do ta përfundojnë me rritje…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill. Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.

Lexo më Shumë

Kriza e imponuar nga LSDM-ja duhet të përfundojë. Populli kërkon zgjedhje, në të cilat do të prononcohen dhe do të dinë për çka të votojnë, që të mos ndjehen të manipuluar pas zgjedhjeve, porositi VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat dhe thekson se në këtë mënyrë populli do ta ndëshkojë LSDM-në. “Njeriu i cili qëndron pas platformës së Tiranës vazhdon ta promovojë politikën sorosoide të shkaktimit të konflikteve me qëndrime edhe më të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Ballkanit, ndërsa LSDM-ja vazhdon me këmbëngulje të hesht. Sa ka borxh dhe kujt i ka borxh udhëheqësia kriminogjene…

Lexo më Shumë

LSDM-ja në kumtesën e sotme potencon se dalja e vetme nga kriza politike është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re. “Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza. U porosisim institucioneve se janë të obligueshme të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së. LSDM-ja u apelon qytetarëve që të…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e radhës gjyqësore për rastin e Kumanovës. Gjatë seancës së sotme do të dëshmoj Beg Bajraj dhe Fejzulla Rushitovski. Ndërkohë që të premten do të ketë edhe një seancë tjetër gjatë së cilës do të dëshmojnë ata të cilët akuzohen për logjistikë.

Lexo më Shumë

19 April Presidenti Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të jetë nikoqir i kryesuesit të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, i cili do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Sot, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, do të mbahet takim tet-a-tet i Ivnaovit me Ivaniqin, si dhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të të dy shteteve. Në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet forum biznesi me pjesëmarrje të afaristëve nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bosnja e Hercegovina, ku paraqitje do të kenë presidenti Ivnaov dhe kryesuesi me Kryesinë e BeH-së, Ivaniq.

Lexo më Shumë

19 April Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhje respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është…

Lexo më Shumë