Maqedonia rrezikon të mbetet pa Qeveri edhe për një kohë të gjatë, ndërsa shkas për këtë janë interpretimet e kundërta nga partitë politike lidhur me obligimet kushtetuese për atë se kujt i takon mandati për formimin e Qeverisë. Qarqe të afërta me pushtetin kanë dalë me teori se mandati për formimin e Qeverisë i takon vetëm VMRO-DPMNE-së. Edhe në rast se mandatuesi aktual, Nikolla Gruevski, dështon përsëri presidenti mandatin duhet t’ia jep një kandidati të VMRO-DPMNE-së. Këto vlerësime mbështeten në dispozitat kushtetuese ku për dallim nga interpretimet e deritanishme dhe përvojat në vendet e rajonit, në Kushtetutën e Maqedonisë nuk parashihet që mandati t’i ndahet liderit të një partisë tjetër nëse i pari dështon të formojë Qeverinë.
“Kryetari i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për formimin e Qeverisë të ja jep kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatuesi në afat prej 20 ditëve nga dita e ndarjes së mandatit, në Kuvend duhet të dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatuesit dhe në bazë të programës, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.”, thuhet në nenin 9 të Kushtetutës”, thuhet në Nenin 90 i Kushtetutës.
Poashtu duke u thirrur në këtë nen, mbështetësit e opozitës kanë akuzuar presidentin Ivanov se mandatin e ka ndarë në kundërshtim me Kushtetutën. Këto zëra thonë se Kushtetuta parasheh që mandati t’i ndahet koalicionit që do të sigurojë 61 vota në Kuvend dhe jo partisë fituese, siç ka vepruar Ivanov.
Formimi i Qeverisë së re është komplikuar edhe më shumë pas paraqitjes së platformës së përbashkët të partive shqiptare me të cilën kërkohen ndryshime të mëdha ligjore dhe kushtetuese. Asnjëra nga partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM deri më tani nuk janë shprehur gatishmëri për ta pranuar këtë platformë.
Por pavarësisht kësaj, nga partia shqiptare në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë konfirmuar edhe publikisht se do të respektojnë partinë fituese dhe negociatat do t’i fillojnë me VMRO-DPMNE-në. Kryetari i kësaj të fundit, Nikolla Gruevski do të ketë 20 ditë afat për të zhvilluar bisedime dhe për të propozuar në Kuvend kabinetin e ri në Qeveritar. Si do të veprohet pas 20 ditëve nëse ai nuk arrin të bëjë marrëveshje me asnjë parti shqiptare, mbetet e panjohur pikërisht për shkak të interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës nga parti të ndryshme.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Dhunë familjare në disa qytete të vendit, arrestime në Tetovë dhe Veles
- Zjarr në Panajanë të Vlorës, flakët e favorizuara nga era përhapen me shpejtësi drejt ullishteve, ndërhyrja e vështirë nga terreni
- Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë
- Mucunski drejtuar Petrovës: Nevojitet zgjidhje për çështjen bilaterale, gjuha maqedonase, identiteti, kultura dhe historia nuk mund të jenë objekt diskutimi
- Gazetarja Llabani: Kandidati për ambasador Erik Wendt, i informuar nga agjentët e CIA dhe DEA! Qëndruan 6 muaj në Tiranë
- Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin
- SHGM: Pa financim stabil nuk ka reforma thelbësore në RTM
- Evropa përgatitet për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë, në këtë vend temperaturat shkojnë deri në 38°C

