Author: almakos

Muhedin BRAVA Ditë më parë në dyqanin tim erdhi një ish arsimtar im, pensionist, dhe nuk e di se pse e derdhi një mal me mllef. O Mujë, kurvëria nuk identifikohet vetëm me ata burra apo gra që shkojnë me burra apo gra tjera. Kurvëri është edhe spiunimi, vjedhja, gënjeshtra, mashtrimi. Mbaje në mend, kurvëria ka 1001 fytyrë. Nuk kanë thënë kot se politika është kurva më e madhe. Në këtë lloj politike mund të përparosh vetëm nëse je analfabet dhe i dëgjueshëm. Ngjitesh përpjetë pa problem. Po tregove se ka nja tetë vjet shkollë, të ha dreqi, të shtypin,…

Lexo më Shumë

Dionis XHAFA   Këta kohë ka nisur një “fushë-betejë” e ballafaqimit të liderëve politikë shqiptarë me vezët. Sa duket, në pamundësi për të gjetur një reagim më sensitiv, gjuajtja me vezë është një zgjidhje e mundshme për të bërë të dukshme disa kauza të caktuara. Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk i kanë shpëtuar qëllimit me një vezë, duke filluar që nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njeriu që konsiderohet më i fuqishmi politikisht në Kosovë Hashim Thaçi, zv/ministri për Integrimet Evropiane të Kosovës Petrit Selimi, si dhe kreu i qeverisë së Tiranës Edi Rama. Zyrtarët e…

Lexo më Shumë

Latif MUSTAFA Tym në Parlamentin e Kosovës. Komentet dhe gjykimet për tymin ishin nga më të ndryshmet, por në përgjithësi akti u cilësua si “dhunim i institucionit” dhe “veprim anarkik”. Le të përpiqemi që tymin, si jele kali në Parlamentin e Kosovës, ta ndjejmë si fenomen estetik, si simbol që shënjimi i tij tejkalon gjykimin moral të etikës politike dhe orientimin ideologjik. Tymi në Parlamentin e Kosovës mund të kundrohet edhe si simbol i rënkimit, dënesje dhe revoltë ndaj oligarkëve të Ballkanit. Domethënia e tymit në Parlament është një klithje e vullnetit të ndrydhur e të shtypur nga oligarkët. Kush…

Lexo më Shumë

Abdulla MEHMETI  Gjeneratat e reja, të lindura pas fillimit të proceseve demokratike në vendin tonë, tanimë kanë kaluar në moshë të pjekurisë dhe janë pjesë e rëndësishme e jetës politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Por, këto gjenerata a janë të përgatitura në mënyrë të mjaftueshme për t’i përballuar sfidat e jetës, apo janë të vetëmjaftueshme me dituritë, përvojën dhe të arriturat e veta të derisotme? Përpos diturive dhe shkathtësive të fituara në shkollë, këto gjenerata nuk kanë arritur të pajisen edhe me përvojën e gjeneratave të mëparshme, që do t’u shërbente si çelës suksesi për zgjidhjen e problemeve të…

Lexo më Shumë

Gjergj LURA Prolog– Epilog Pllaka e varit u mbyll, dielli i mesditës u zhduk në zymtësin apsolute, zhurma e njerëzve që e varrosën filloi të bëhej më e shurthër, ata po largoheshin. Bënte freskët këtu posht, vapa përvëluese mbi tokë as që ndihej. Rreth e përqark nuk kishte baltë, por veçse armaturë betoni. Kishin kaluar dekada nga dita që kishte mbaruar varri, e kishte projektuar vetë, i kishte ndërtuar vetes varin, tamam ashtu siç bënin faraonët e Egjiptit të lashtë. Këtu do prehet shpirti i tij. Njëqind dritare për njëqind vite pavarsi, kulla e sahatit që sheh në drejtime të ndryshme,…

Lexo më Shumë

1. I nderuari zotni Kryeministër… Kështu disi befasishëm fillon kjo letër. Befasishëm edhe për mua sepse nuk i kam shkruar ndonjëherë ndonjë kryeministri. Befasishëm , sepse në rastin tënd, nuk të jam adresuar me “kryeministër”; të njoh gati një çerek shekulli dhe me gjithë ngritje-uljet që kanë marrëdhëniet njerëzore, posaçërisht të njerëzve që merren me çështje publike ndër shqiptarë e vlerësoj për të mirë këtë njohësi. Pra kam afërsi të mjaftueshme personale që të të mos adresoj me titullin tënd zyrtar, por me emër. Megjithatë, adresimi me titullin tënd zyrtar tashmë ka filluar dhe bëhet qëllimisht ngase , ja edhe…

Lexo më Shumë

Kontrata e madhe ushtarake Ruso-Serbe, është një lajm mjaft shqetësues, sepse në territorin serb, përveç avionëve gjuajtës të sofistikuar dhe helikopterëve sulmues, po vendoset sistemi i mburojës raketore të Rusisë në territorin e Serbisë.Kështuqë Rusia, po deshmon praninë e saj ushtarake në Serbi dhe në Ballkan. Rusia, krijon një sfidë të re ushtarake dhe strategjike me mburojën raketore në Serbi, e cila kufizohet nga katër shtete të NATO-s dhe nga tri shtete që duan të anëtarësohen në NATO. Është një padrejtesi e madhe vertet joreale, qe Serbia, e cila aspiron për lidership në rajon, po armatoset çmendurisht, në kundërshtim të shteteve…

Lexo më Shumë

Abdulla MEHMETI Durimit i ka ardhur fundi, edhe tradhtisë e krimeve, bashkë me besimin ndaj politikanëve që shitën gjithçka që pati ky popull, pasurinë, dinjitetin, gjakun dhe nderin. Kambanat e zgjimit po bien. Revolta e popullit do të ngrihet si uragan në mbrojtjen e të drejtave të shkelura, krenarisë, jetës dhe fatit të tij. Nuk ka forcë që e ndal shpërthimin e mllefit dhe zhgënjimit nga mashtrimet e politikanëve të paaftë, hajdutë dhe servilë. Një herë e mirë, secilit do t’i tregohet ku e ka vendin, kurse bukëshkalët e mohuesit për stacion të fundit do ta kenë aeroportin më të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Latif Mustafa Rexhep Tajip Erdogan shpesh është cilësuar si “pasardhës” i mendësisë politike të Abdylhamidit II. Ndërkaq Abdylhamidi II njihet për politikat e tij shumë elastike ndaj Perëndimit, për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe ekonomike, njihet si udhëheqësi osman, i cili më së shumti ka ndërtuar shkolla, spitale dhe hekurudha gjatë periudhës së tij të sundimit, si dhe politikat e tij të “hinterlandit” ose politikat zhvillimore në rajonet me të cilat ishte i rrethuar Anadolli: Ballkani, Shami, Hixhazi dhe Kaukazi. Ngjashëm si Sulltan Abdylhamidi II, Rexhep Tajip Erdogan ushtroi politika duke e shndërruar Turqinë nga një shtet kombëtar në një shtet…

Lexo më Shumë

Bekim QOKU Buxheti i shtetit ose buxheti publik, më shumë se kalkulime matematikore, është një dokument publik, pra politik, andaj edhe diskutohet e miratohet nga institucioni më i lartë politik i vendit, siç është Kuvendi i Republikës. Buxheti si deklarim i qeverisë, na tregon për të hyrat, se sa mjete kanë hyrë, prej ku e nga kush dhe të njëjtat para si shpenzohen, ku dhe për kë.  Buxheti, paratë e velura nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë u kanë shërbyer minimalisht interesave të qytetarit shqiptar në këtë kinse shtet gjoja multietnik. Janë dhënë përplot fakte që dëshmojnë diskriminimin dhe disbalancimin…

Lexo më Shumë

Metin IZETI Çështja më e vështirë që mund të ndërmirret , që bëhet edhe e rezikshme në sendërtimin e vet  dhe që nuk e ka të sigurtë suksesin  është aplikimi i idesë për të ndryshuar. Pse? Për shkak se paraqitet një dikitomi ndjekëse në mes të atyre që janë mësuar të mendojnë dhe veprojnë në trajta të amortizuara dhe atyre që kanë dëshirë të hapërojnë me realitetin hapësinor dhe kohor. Një numër i madh i intelektualëve dhe burrështetasve në histori nuk kanë patur guxim që të ndryshohen edhe pse e kanë vërejtur të vërtetën që me zë të lartë iu…

Lexo më Shumë

Muhedin BRAVA Një ndër shkrimtarët më të shquar të të gjitha kohëve, autori i veprës së famshme, Don Kishoti, Servantesi, ndër të tjera ka thënë: “Ata që luajnë me macen, duhet të presin që edhe të gërvishten”. Kjo thënie që në fakt është një margaritar i vërtetë, fare nuk do t’i konvenonte disa konjukturave të shoqërisë shqiptare, të cilat kanë qejf të luajnë me zjarrin dhe të mos digjen, të hanë hudhra e t’u mos u vije era, siç do të kishin qejf të luajnë me macet, por të mos gërvishten aspak. “Margaritarë” alla shqiptare mund të hasësh në çdo…

Lexo më Shumë