Author: almakos

VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur tubim sonte në Butel të Shkupit, dhe gjatë fjalimit të tij, lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, vazhdimisht ka adresuar akuza ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Zoran Zaev, që sipas Gruevskit, po mundihet me ndihmën e shërbimeve të huaja të vijë në pushtet. Gruevski edhe sonte nuk e la pa e përmendur RIDEFINIMIN. Ai tha se Zaev dëshiron ta ridefinojë Maqedoninë, por nuk do t’ja dalë, pasi populli, sipas Gruevskit, do ta fshijë Zaevin nga skena politike e Maqedonisë, raporton SHENJA. “Të nderuar shokë, kemi duruam një periudhë të gjatë, dy vjet e gjysmë malltretim për…

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij para qytetarëve të Çairit, Zeqirija Ibrahimi tha se BDI ka penguar ata që të mbajnë tubimin e tyre në ndonjë sallë të Çairit, mirëpo kjo sipas tij ka ndikuar që ata të futen në shpirtin e shqiptarëve të Çairit. Mes tjerash Ibrahimi tha se dita e diel është një ditë referendumi ku “ose do të rrënohet enverizmi ose do të vazhdoje kjo fatkeqësi”. “Jam i bindur se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër. Ju ftoj që të mos harroni se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër,…

Lexo më Shumë

Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve dhe derisa partitë shpalosin platforma të mbushura me premtime të shumta, nga ana tjetër janë shumë qytetarë të cilët ndjehen të harruar prej vitesh nga pushteti. Televizioni SHENJA, këtë herë ju sjell hallet e qytetarëve me të cilat janë përballur ata për një kohë të gjatë. SHENJA ju rikujton gjithashtu se Shkupi thuajse në të gjitha aspektet është me dy fytyra kur bëhet fjalë për dallimet që ky pushtet i ka bërë gjatë ndarjes së buxhetit, ku pjesa më e madhe e mjeteve ka shkuar nëpër vendet e banuara me maqedonas. Ndër problemet më të…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë ndryshe nga të gjitha që i kemi pasur deri më tani. Do të ketë monitorim më të fortë vendor dhe ndërkombëtar, nuk do të ketë shumë hapësirë për shantazhe ose kërcënime dhe do ketë terren të lirë për të bërë përzgjedhje sipas bindjes së qytetarit pasi tashmë janë krijuar kushtet si me opsione të reja ashtu edhe me sigurinë e qytetarëve për të dalë masovikisht dhe për të votuar. Këto qëndrimet e analistëve Ismet Ramadani dhe Petar Arsovski të cilët thonë se votuesit të dielën duhet të dalin dhe të votojn e të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, në vend se të përgjigjet për incidentin e shkaktuar mbrëmë nga bashkëpartiakët e tij, me në krye Ali Ahmetin, akuzon Televizionin Shenja për raportimin e rastit. Sipas tij, TV Shenja nuk është dashur fare të merret me këtë rast, i cili rrezikoi jetët e 3 familjeve. Osmani nuk ka shprehur keqardhje për incidentin dhe familjet që kanë pësuar, por për televizionin Shenja. “Është për të ardhur keq se si një televizion nacional është shndërruar në qendër propaganduese të një iniciative politike”, ka shkruar Osmani.

Lexo më Shumë

Darka e mbrëmshme e funksionarëve të BDI-së në një restorant në Çair ka përfunduar me dëme materiale dhe trauma psikologjike për 3 familje shqiptare në afërsi. Gjithçka filloi me darkë, këngë e valle. Por funksionarët e BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe përkrahësit e tyre, nuk u mjaftuan vetëm me këngë. Në një moment, njëri prej të pranishmëve, gjuan me pistoletë nga brendia e restoranit. Plumbat e tij kanë përfunduar në 3 banesa të ndërtesës përballë. Të kontaktuar nga televizioni Shenja, Ministria e Brendshme konfirmoi incidentin, duke thënë se po punohet për zbardhjen e rastit. “Më 7 dhjetor 2016,…

Lexo më Shumë

Netë të ftohta e të errëta, pa shpresë, të vetmuara, pa ngrënë e pa pirë, në një shtëpi të vjetruar dhe të kalbur, nën kulm të pasigurt…Kështu jetojnë dy anëtaret e vetme të familjes Ibrahimi, Shasinja dhe Gylxhanja, pasi vëllau i tyre Faiku kishte rënë dëshmor në luftën e 2001-shit, ndërsa prindërit, nga dhembja e madhe për vdekjen e birit të tyre të vetëm, ndërruan jetë disa ditë pasi e morën lajmin. Shasine Ibrahimi, gjithashtu luftëtare e UÇK-së, e përlotur tregoi se ishte drejtuar tek Komuna e Likovës për të kërkuar ndihmë, por disa njerëz të punësuar aty, duke e…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes në Berovë dhe Shkup – Petrovec është më ftohtë, – 9 gradë, ndërsa dy gradë maksimale janë matur në Dojran. Siç njoftoi DPHM, në Mavrovë, Kumanovë, Lazaropole dhe Kriva Pallankë është minus tetë, në Shtip, Demir Kapi, Tetovë dhe Pozharanë minus shtatë, në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Dibër, Prilep, Manastir dhe Krushevë minus gjashtë, në Gjurishte minus pesë, në Pretor dhe Topollçan minus katër, në Vinicë minus tre, minus dy në Ohër dhe në Gjevgjeli minus një gradë. Moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët nëpër disa lugina. Temperatura do…

Lexo më Shumë

Analisti nga Shqipëria, Fitim Zenkthi, tha se është hera e parë që ndeshet me termin “parti euro-aziatike”, duke ironizuar se shkencëtarët e botës duhet fusin këtë term në manualet e tyre të shkencave politike. Fakti që Ahmeti vazhdimisht akuzon dhe denoncon tjetrin, shtoi Zenkthi, është një lloj tipari i marksist-leninistëve. Nga ana tjetër, Ergys Mertiri, tha se vërehet një natyrë qeverisëse e cila është tipike sipas profilit qeverisës që ka qenë dikur në kohërat komuniste. Në ndërkohë, duke folur për shpikjen e termit “parti euro-aziatike”, Agim Baçi tha se ka një lloj detyrimi për të folur ndryshe, për shkak se…

Lexo më Shumë

“Nëse Lëvizja BESA del me një propozim për të Ridefinuar pozicionin e shqiptarëve, pra për të bërë një marrëveshje të re,  do të thotë se ajo kërkon ndryshim, kërkon një realitet të ri politik”. Kështu tha analisti politik Ergys Mertiri, duke shtuar se partitë ekzistuese propozojnë statu-quo. “Pra shqiptarë rini këtu ku jeni, nuk jeni dhe aq keq, se keni mundur të jeni edhe më keq se kaq. Kështu që rini me ne, rini kështu siç jeni dhe vazhdoni kështu zvarrë, siç kemi qenë deri tani”, tha Mertiri.

Lexo më Shumë

“Ai kërkoi tërheqje për një telefonatë komprometuese për çështje erotike, jo për çështjen e ‘Monstrës’. Kështu tha në emisionin “Arena”, Agim Baçi, duke shtuar se Ali Ahmeti kishte mundur të kërkoj dorëheqje e ministrave të tij nga qeveria për çështje kombëtare në momentin kur dolën përgjimet. “Do të kisha pritur që pala shqiptare tërheqjen e ministrave në momentin që kuptoi se janë përgjuar dhe përdorur në rastin e ‘Monstrës’. Ali Ahmeti i tërhoqi ministrat vetëm kur doli përgjimi midis zëvendëskryeministrit dhe një deputetet. Pra u shqetësua për çështje intime, nuk u shqetësua për çështje kombëtare. Kjo është e rëndë për…

Lexo më Shumë

Fitim Zekthi në emisionin “Arena” tha se Ali Ahmeti nuk ka më se çfarë të ju ofroj shqiptarëve të Maqedonisë. “E pas atë sloganin ‘Bashkë vendosim’.  Çfarë do të thotë ‘Bashkë vendosim’. Një politikanë që ka 15 vite e më tepër në pushtet, një politikanë që ka ardhur nga lufta, i cili u ka thënë njerëzve ‘ne bëmë luftën, ne do të bëjmë paqen, ne do të garantojmë të drejtat e juaj, ne jemi shpresa dhe ne jemi vendi ku ju keni ankoruar besimin tuaj për të drejtat tuaja’ ka dështuar dhe çfarë do të ofroj. Asgjë nuk do të…

Lexo më Shumë