Author: almakos

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim të zgjeruar dhe më pas një drekë pune me disa nga drejtuesit më të lartë të Bundestagut gjerman, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë Andreas G. Lämmel, Kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Krizave Thorsten Frei, si dhe Këshilltarin Politik të shumicës parlamentare CDU-CSU Hans-Joachim Falenski. Tema kryesore e bisedimeve ishte plotësimi i kushteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Politikanët e lartë gjermanë ripohuan qëndrimin e qartë të Bundestagut se ata presin veprime konkrete dhe rezultate të qarta në luftën kundër krimit…

Lexo më Shumë

President i Francës, Francois Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Burime zyrtare kanë konfirmuar për Top Channel se kreu i pallatit Elize ka anuluar turin e tij të vizitave, pjesë e të cilit ishin edhe Tirana e Beogradi. Motivet zyrtare të anulimit të këtyre vizitave nuk janë bërë publike, por Top Channel ka mësuar se situata politike në Francë ka detyruar Hollande të heqë dorë prej tyre, vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit si president. Fushata elektorale dhe sondazhet, të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të…

Lexo më Shumë

MMinistria e Punëve të Brendshme sot rreth orës 17 ka marrë një telefonatë anonime nga një person i cili ka informuar se sonte ose ditët në vijim mund të ketë sulm ndaj objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Ministria e Brendshme ka identifikuar lajmëruesin, i cili sipas Ministrit Agim Nuhiu ka qenë në gjendje të rëndë alkoholike. Në ndërkohë, Ambasada Amerikane në Shkup u ka rekomanduar shtetasve amerikan që të shmangin bulevardin “Ilindenska”, ku gjendet objekti i Qeverisë. https://www.dailymotion.com/video/x59w8s8_agim-nuhiu-27-01-2017_news

Lexo më Shumë

BDI as sonte nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të koalicionojë me VMRO DPMNE-në. Pas mbledhjes së kryesisë qendrore që u mbajt sonte në selinë e kësaj partie, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër. “Sot kryetari i partisë ka vazhduar konsultimet me anëtarë të partisë të niveleve të ndryshme. Ende nuk kemi ndonjë vendim të definuar, po analizojmë të gjitha opsionet, të gjitha argumentet për dhe kundër. Situata është pak më delikate për të vendosur, e dimë që edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në Berlin për një vizitë pune ku do të takohet me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të politikës dhe institucioneve gjermane, të Fondacionit Konrad Adenauer dhe të partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkes, CDU. Sot kryetari i PD-së dhe deputetët që e shoqërojnë në Berlin zhvilluan një takim me ish Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Pöttering, aktualisht president i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) të CDU-së të Kancelares Merkel. Zoti Basha i shprehu Dr. Poteringut mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS për Partinë Demokratike, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në Berlin për një vizitë pune ku do të takohet me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të politikës dhe institucioneve gjermane, të Fondacionit Konrad Adenauer dhe të partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkes, CDU. Sot kryetari i PD-së dhe deputetët që e shoqërojnë në Berlin zhvilluan një takim me ish Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Pöttering, aktualisht president i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) të CDU-së të Kancelares Merkel. Zoti Basha i shprehu Dr. Poteringut mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS për Partinë Demokratike, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane për…

Lexo më Shumë

Për muaj të tërë një nga rrugët më të frekuentuara në qytetin e Tetovës është shndërruar në një ferr për automjetet dhe kalimtarët e rastit. Rruga në të afërsi të së cilës ndodhet një shkollë fillore, shkolla e muzikës, objekti i Gjimnazit dhe që lidh qytetin me dhjetëra mijëra banorë të Komunës së Tearcës, është e mbushur me gropa dhe është në gjendje tërësisht të shkatërruar. Në këtë rrugë nuk kalojnë vetëm banorët lokal, por e njëjta shpie drejt kalimit kufitarë me Kosovën në fshatin Jazhincë. Lidhja me kufirin e bën edhe më të ngarkuar këtë rrugë, e cila siç…

Lexo më Shumë

Të mos hidhen kartelat elektronike të pa personalizuar pas shfrytëzimit të udhëtimeve që i kanë në dispozicion, sepse të njëjtat kanë mundësi të rimbushen, ishte porosia e drejtorit të Ndërmarrjes Transportuese Publike, Igor Janushev. Ai theksoi se hudhja e kartelave pas shfrytëzimit, ka shkaktuar mungesë të kartelave nëpër autobusa. Por ai tha se çdo ditë, madje disa herë në ditë autobusët dhe biletarit rimbushen me kartela elekronike. Kështu potencoi ai, sistemi elektronik funksionon shumë mirë, me përjashtim të disa  problemeve, por  kjo është normale sipas tij. “Apeloj para së gjithash te përdoruesit e shërbimeve tona të mos i hedhin kartelat…

Lexo më Shumë

Mungesa e ujit  për pije për tanimë dy javë, i ka detyruar banorët e Dobërdollit, të Komunës së Vrapçishtës, që të protestojnë para komunës.  Me pankarta me mbishkrime,”Shekulli 21, ne vuajmë për ujë”, “Bajram Kadrija, Dobërdolli të dha 1000 vota”, “Amandamenti kaloi, stacioni filtrues nuk është askund” dhe “Ku janë janë 5 milion denarë”, Dobërdollasit, i bëjnë apel kryetarit të komunës, që të shqyrtojnë amandamentin, të cilin siç thonë ata, tanimë ka kaluar në projekt buxhetin e vitit 2016. “Është një shprehje e revoltës të banorëve të fshatit Dobërdoll, fshat I cili numëron 1500 shtëpi dhe ka gati 6-7000 banorë.…

Lexo më Shumë

Ish shefi i DSK-së Sllobodan Bogoevski thotë se Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e kanë paditur për shpifje lidhur me “Magjar Telekomin” vetëm për të përfituar pikë politike dhe për të shpërlarë veten nga skandali i mitmarrjes. Bogoevski insiston që nuk ka bazë për atë për çfarë e akuzojnë pasi deklaratën e ka dhënë për Gjykatën e Nju Jorkut dhe kjo nuk është në kompetencë të gjykatave të Maqedonisë. Aq më tepër, se deklaratat e dhëna për gjykatat e SHBA-ve janë të mbrojtura dhe nuk guxon të përdoren ose keqpërdoren nga institucione të tjera. Bogoevski thotë se një aspekt tjetër…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Ministria e Kulturës me standarde të dyfishta në fushën e kulturës. Edhe pse, sekretari shtetëror i kulturës, Bexhihudin Shehapi, në prezantimin e programit kulturor para dy ditëve, tha se bëhet fjalë për një program rekord sa i përket numrit projekteve në 20 vitet e fundit të kulturës shqiptare në Maqedoni, veprat që realizohen në këtë drejtim flasin ndryshe. Gjithandej kemi projekte që kanë filluar dhe janë lënë pas dore, ndërsa punimet në to zvarriten me vite. Dhjetë vite të ekzistencës të institucionit të Teatrit të Tetovës, objekti për të i cili ka filluar para dy viteve, jo vetëm…

Lexo më Shumë

Skandal, sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, ndryshe flet me shqiptarët, e ndryshe flet me maqedonasit. Në emër të një reagimi drejtuar deklaratës së  drejtorit të Shtëpisë Botuese Shkupi, Azam Dautit dhënë për Televizioni SHENJA,  ai, ndryshe flet me shqiptarët e ndryshe më maqedonasit. Reagimi në gjuhën maqedonase përbëhet nga 14 rreshta e gjysmë, ndërsa reagimi në gjuhën shqipe, përbëhet  nga 22 rreshta e gjysmë. Të dy reagimet nisin në të njëjtën mënyrë, por edhe nuk përfundojnë ashtu, madje edhe në brendësi ka disa shifra të ndryshme. Në reagimin në Gjuhën shqipe thuhet: “Fakti, se me këtë program…

Lexo më Shumë