EMISIONI VETTING Në maj të vitit 2020, Këshilli i Ministrave miratoi “Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”. Ky plan sipas qeverisë, do të jetë dokumenti kryesor planifikues në fushën e menaxhimit të mbetjeve bashkiake, jo-bashkiake dhe të rrezikshme në Shqipëri, duke mbuluar periudhën kohore prej 15 vitesh. Parashikimet e tyre përfshijnë konceptin “zero mbetje”, në mënyrë që mbetjet të grumbullohen dhe të trajtohen si lëndë të para. Po ashtu, supozohet se ky dokument do të ndihmojë Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, duke përmbushur çdo detyrim. Përgjegjësia e realizimit të këtyre…
Author: almakos
Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe…
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, duke e rikthyer çështjen për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë Zarka. Në muajin Nëntor, Apeli i GJKKO prishi vendimin nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arsyetimi i Apelit ishte se Zarka duhej të ishte akuzuar nga SPAK për grup të strukturuar…
Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige. Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër. Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla…
Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptares u gjet rreth 40 km larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Sipas gazetave lokale, trupi u gjet rreth në fillim të kësaj jave, por familjarët e identifikuan më vonë trupin e saj. Për Floreshën, nënë e dy vajzave, nuk dihej asnjë lajm që nga mëngjesi i 22 tetorit, kur doli nga shtëpia herët për në punë, por nuk ishte kthyer deri në orën 5 të pasdites, orari…
Me dhënien e deklaratave solemne të dy anëtareve të reja të Këshillit Gjyqësor, ku trup plotësoi numrin e anëtarëve, që gjithsej numëron 15. Prej tyre, tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë. Profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska dhanë deklaratat solemne në Kuvend, si anëtare të Këshillit Gjyqësor, para kryeparlamentarit Afrim Gashit. Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Alesandar Kambovski, uroi anëtaret e Këshillit duke thënë se janë vlerë e shtuar…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ka inicuar që Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) të kryejë kontroll inspektues në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar lidhur me rastin me vdekjen e foshnjes dymuajshe. Nga spitali sot kumtuan se foshnja me iniciale U.M. te ata është pranuar për shkak të të vjellave të mëdha pas ushqyerjes. SPB Veles paraprakisht kumtoi se mbrëmë në RPB Kavadar u denoncua se rreth orës 21:35 në repartin për fëmijë në Spitalin e përgjithshëm Kavadar ka vdekur një foshnjë dymuajshe. “Sipas denoncimit, foshnja u hospitalizua më 12.01.2026, por ka vdekur, edhe krahas ndihmës së dhënë mjekësore dhe…
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, së bashku me ekipin e Ambasadës Holandeze, zhvilloi sot një vizitë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, për ta uruar për marrjen e detyrës si dhe për arritjet e institucionit. Në njoftimin e Ambasadës së Holandës thuhet se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të ngushtë dypalësh, Holanda rikonfirmon mbështetjen e saj për SPAK dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. [embedded content] Postimi: Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e…
E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, e cila ndodhej në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, deklaroi se “siç ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare”, duke theksuar se ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike. Ajo nënvizoi se teknologjia që zgjedhin shtetet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve, gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit. [embedded content] Postimi i Ambasadës së SHBA: “Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike…
Gjykata e Posaçme ka pushuar kallëzimin penal dhe çështjen e ngritur me padinë për shpifje nga deputeti socialist Agron Malaj, ndaj kolegut të tij demokrat, nga i njëjti qark i Dibrës, për shpifje. Mziu ka fituar gjyqin dhe vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka evidentuar dy nga shkaqet për këtë rast: mosparaqitjen e Malajt dhe prezenca e një avokati pa shkaqe të arsyeshme. Sipas dosjes, Agron Malaj me datë 5 qershor 2025, rreth një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kur ishin zgjedhur deputetë, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të…
U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen e Koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur i mëvetësishëm është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka kërkuar proces të zakonshëm. Sot u dëgjua edhe përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve për kërkesën që ish-zyrtari i lartë socialist, i arrestuar prej dy vitesh, u ka bërë SPAK dhe Burgjeve, që ta lexojë dosjen në qeli e t’i mundësohet një kompjuter. Por përgjigja e lexuar sot nga Burgjet ishte mohuese, sepse “nuk disponohet infrastruktura e nevojshme”. “Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme që të lidhim kompjuterin pa internet për kërkuesin”,…
Gjatë javës së dytë të janarit, përkatësisht nga 5 deri më 11 janar, përgjegjësit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) regjistruan 2.322 persona të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, informoi sot epidemiologu Dragan Koçinsk. “Kjo është 36.4 përqind më shumë se java e kaluar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, kemi rritje prej 2.2 herë, ndërsa nëse e krahasojmë me mesataren, kemi nrritje prej 31 përqind. Jemi në një nivel aktiviteti mesatar të virusit të gripit. Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës 15 deri në 64 vjeç,…

