Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi sot tensionet në seancën e radhës të dosjes së bujshme “Plumbi i artë” në GJKKO, ku dështoi për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Altin Ndocit, që u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për mjekim. Aktualisht avokatët kanë kërkuar ndërprerjen, sepse klienti nuk mund të përfaqësohej pa qenë prezent dhe përplasjet kanë qenë të forta, deri edhe në ironi. GJKKO ka vendosur në këtë situatë që t’i dërgojë shkresë Policisë së Shtetit për të sqaruar statusin e Altin Ndocit, për arratisjen dhe nëse ëhstë në kërkim. “Altin…
Author: almakos
Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.…
Prokuroria e Posaçme kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Prokuroria e Posaçme paraqiti provat në lidhje me Altin Hajrit, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili mori pjesë në një aktivitet në Komunën e Kisella Vodës. Ai u pyet nëse është planifikuar një takim me hotelierët në lidhje me ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit. “Ligji i ri për duhanpirjen që po shpallet është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, jo të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Sigurisht, do të ketë takime me hotelierët dhe të gjithë në mënyrë që të njihen, para së gjithash nga Ministria për ligjin e ri. Unë…
Janë bërë publik emrat e të burgosurve të cilët u transferuan një ditë më parë nga burgu i Durrësit drejt IEVP në Peqin dhe Fier. Emrat janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ku mes tyre është emri i Lulzim Berishës, Astrit Avdylit apo edhe Enea Kumës, vëllai i deputetit të PS Loer Kume. Ky transferim që u bë nën masa të rrepta sigurie u ndërmor pas arratisjes nga spitali i Durrësit i Altin Ndocit, i cili ndodhej në qelitë e paraburgimit, por kishte shkuar në spital për t’u vizituar. Emrat e të burgosurve që u transferuan 1- Agim Gjini –…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nënshkroi sot urdhër për të kufizuar qasjen nëueb-faqet dhe aplikacionet e internetit të paligjshme përmes rrjeteve publike të komunikimit elektronik, në rastet e lojërave të paligjshme të fatit. “Urdhri i fundit mbulon edhe 33 faqe interneti të paligjshme, që do të thotë se numri i përgjithshëm i faqeve të internetit të paligjshme të mbuluara (të ndaluara) deri më tani është 307. Urdhri i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila është e detyruar ta dorëzojë atë te operatorët e rrjeteve të komunikimit elektronik për zbatim brenda pesë ditëve”, njofton Ministria e Transformimit Digjital. MARKETING
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të tre personave, mes tyre edhe Agim Ismaili, ish drejtor i Burgjeve në lidhje me hakerimin e email-eve të prokurorëve të SPAK. SPAK po ashtu ka zbardhur skemën sesi janë marrë të dhënat dhe më pas janë shpërndarë tek personat e tjerë. Prokuroria e Posaçme sqaron se i pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i…
Organizata “Për një Maqedoni më të pastër” ka mbledhur 1,000 nënshkrime, nëpërmjet të cilave do të kërkojë që sistemi i shkeljeve të trafikut “Safe City” të përmirësohet dhe gjithashtu të zbulojë hedhjen e mbeturinave dhe bishtat e cigareve nga automjetet. Siç informon organizata përmes një postimi në rrjetet sociale, peticioni iu dorëzua Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Për një Maqedoni më të Pastër” deklaron se presin një përgjigje. Teksti i peticionit tregon se sistemi “Safe City” tashmë funksionon në një fazë testimi dhe lëshon paralajmërime për shkelje të trafikut përmes mbikëqyrjes me video, prandaj, sipas iniciatorëve, ekziston një…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike. Të pandehur në këtë çështje janë tre shtetas, Agim ismaili, ish drejtor i Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni. SPAK dërgon për gjykim procedimin lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve: Arnold Rrokaj i…
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion sot ishte parashikuar seanca për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, mes të cilëve edhe Altin Ndoci, i cili dy ditë më parë u arratis nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar për vizitë mjekësore. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Altin Ndocit. Shkresa e DPB u lexua gjatë procesit gjyqësor, ku ndër të tjera thuhet se shoqërimi i Ndocit për në gjykatë nuk mund të bëhet, pasi ai është i arratisur dhe po kërkohet nga policia. “Nuk mund të…
Procesi për zgjedhjen e prokurorit të ri publik ka filluar, me Kuvendin që ka shpallur konkursin. Pas skadimit të afatit dhe kryerjes së përzgjedhjes administrative, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të japë një mendim pozitiv ose negativ për kandidatët që plotësojnë kushtet. Pastaj, nga ata që kanë vlerësim pozitiv, Qeveria do të zgjedhë njërin dhe do t’ia paraqesë propozimin Kuvendit. Pasardhësi i Kocevskit do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Së shpejti do të zgjidhet edhe kryetar i ri i Prokurorisë së Shkupit. Pesë kandidatë kanë aplikuar për të pasuar Bubevskin. Seanca e këshillit është…

