I dyshuari si një nga bashkëautorët e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së seancave të Gjykatës së Apelit Tiranë më 6 tetor 2025, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjon Shkambi, i cili është edhe pretenduesi i pronave në Shkodër ku janë strehuar mbi 30 familje dhe në proces gjyqësor prej më shumë se dy dekadash, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën Penale të Tiranës, ku mohon përfshirjen në krimin që ka të dyshuar për autor kryesor nipin e tij, Elvis Shkambi. I arrestuari Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë. Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal dhe ka lejuar vijimin e aktivitetit për dy ngarkesat…
Çfarë ndodhi me Serbinë dhe pse ajo nuk u përfshi në listën e re të vizave të Departamentit të Shtetit amerikan? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë, sidomos pas deklaratave të gazetarit Ilir Kazaferi nga Uashingtoni, i cili raportoi për këtë çështje të ndjeshme. Gazetarja Keida Kostreci, e cila ishte në lidhje live, ofroi disa detaje interesante mbi këtë situatë. Në një intervistë për Euronews Albania, Kostreci theksoi se Departamenti i Shtetit ka bërë të qartë arsyet për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende. Ajo theksoi se ky vendim është pjesë e një politike më të…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekuestron ndaj bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll. Ky person është i dyshuar për përfshirje në një skemë të gjerë ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash, nga e cila dyshohet se janë përfituar rreth 30 milionë euro. Me kërkesë të Prokurorisë, janë sekuestruar shoqëri tregtare, mbi 33 hektarë tokë në zonën e Dhërmiut, automjete luksoze dhe llogari bankare në Shqipëri të shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo të cilat dyshohet se janë produkt i veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas hetimeve babai…
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Durrës. Mjeti mësohet se drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, ku automjeti ka rënë nga mbikalimi. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu dhe dy këmbësorë, shtetasit me iniciale T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr.…
Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë. Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka…
Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë. Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka…
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim. Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim. Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte…
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka rënë nga mbikalimi. Makina qe ra nga ura e Dajlanit Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran–Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi ajo. Ahmeti tha se vdekja e viktimës…
Gjashtë vite pas vrasjes brutale të ish snajperistit kurd Hemaëand Ali Hussain në Hartlepool, autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj një personi tjetër në lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel. Shqiptari Sajmir Dodoveci u arrestua më 23 dhjetor në një stacion treni në Bruksel si pjesë e një hetimi të përbashkët mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ai u ekstradua këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për vrasjen e 32-vjeçarit Hussain, i cili u qëllua për…
Aksioni i fundit policor në Zubin Potok ka zbuluar një rrjet të organizuar bixhozi të paligjshëm, duke shënuar një moment të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje të rëndësishme lidhur me këtë operacion. Ai theksoi se policia ka ndërmarrë veprime të shpejta pas marrjes së informacioneve për aktivitetet e paligjshme që zhvilloheshin në disa lokale të qytetit. Operacioni u realizua më 15 janar 2026, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zubin Potok mori informacione të besueshme për organizimin e skemave…

